Morën ryshfet nga shoferi/ AMP arreston në flagrancë 2 punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...

Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentim vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në qytetin Magdeburg, ku u vranë pesë njerëz dhe u plagosën 200 të tjerë, njoftoi policia gjermane mëngjesin e së dielës.
I dyshuari, i identifikuar si Taleb A, në përputhje me ligjin për privatësi në Gjermani – ngarkohet me pesë akuza për vrasje, disa akuza për tentim vrasje dhe disa akuza për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, tha policia.
Ai u paraqit para gjykatësit të shtunën në mbrëmje, i cili urdhëroi që ai të dërgohet në paraburgim në pritje të gjyqit. Sipas autoriteteve, i dyshuari i përdori korsitë e lira të emergjencës për ta ngarë veturën me shpejtësi të lartë nëpër tregun e Krishtlindjes të premten, ku i shkeli njerëzit që ishin mbledhur për të festuar.
Katër gra të moshës 45, 52, 67 dhe 75-vjeçare, si dhe një djalë nëntëvjeçar, u vranë në sulm. Sulmi shkaktoi tronditje dhe dhimbje jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën.
Hetuesit thonë se i dyshuari veproi i vetëm, pasi tani për tani nuk ka asnjë tregues se ka pasur ndonjë të përfshirë tjetër, sipas gjetjeve të tyre.
Magdeburg është qytet me rreth 237.000 banorë në landin e Saksoni-Anhalut, rreth 150 kilometra në perëndim të Berlinit.
I dyshuari, aktivist kritik ndaj islamit
Taleb A është mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite, i njohur si aktivist kritik ndaj islamit.
Ai ka bërë akuza të çuditshme në rrjetet sociale dhe në intervista, duke pretenduar se autoritetet gjermane nuk po bëjnë mjaftueshëm për të luftuar islamizmin.
Dikur mbrojtës i grave saudite që largoheshin nga vendi i tyre, më vonë ai këshillonte njerëzit të mos kërkonin azil në Gjermani, duke shkruar në faqen e tij të internetit në anglisht dhe arabisht: "Këshilla ime: mos kërkoni azil në Gjermani".
Nuk është ende e qartë çfarë e shtyu atë ta kryejë sulmin, por, pavarësisht natyrës së sulmit, nuk ka asnjë tregues që ai ishte i motivuar nga islami, tha një zyrtar i lartë ligjor.
Shefi i Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA), Holger Munch, tha për transmetuesin publik gjerman ZDF të shtunën se nuk është e mundur të thuhet përfundimisht se akti ishte i motivuar politikisht, megjithëse ai e pranoi se i dyshuari mbante qëndrime kundër islamit dhe merrte pjesë në platforma të ekstremit të djathtë. Kryeprokurori publik në Magdeburg, Horst Ëalter Nopens, tha se motivi mund të kishte të bënte me pakënaqësitë e tij për mënyrën se si trajtohen refugjatët nga Arabia Saudite në Gjermani.
Munch shtoi se pas marrjes së një paralajmërimi nga Arabia Saudite për këtë person në nëntor 2023, "u iniciua një rast edhe këtu. Policia në Saksoni-Anhalt kreu gjithashtu hetime përkatëse", tha ai.
"Ai kishte kontakte të ndryshme me autoritetet, bënte fyerje dhe herë pas here kërcënime, por nuk ishte i njohur për akte dhune", tha Munch për të dyshuarin.
Burimet e sigurisë saudite thanë se e kishin paralajmëruar Gjermaninë për sulmuesin e dyshuar dhe kishin kërkuar ekstradimin e tij, por Gjermania nuk ishte përgjigjur.
Ata thanë se i dyshuari është mysliman shiit me prejardhje nga qyteti Al-Hofuf në lindje të Arabisë Saudite.
Shiitat janë pakicë në vend, pasi përbëjnë vetëm rreth 10% të popullsisë në një komb me shumicë sunite./ Rel
Të paktën 20 njerëz, përfshirë pesë fëmijë, janë vrarë si ...
Qeveria e Kinës e ka kundërshtuar të dielën vendimin e Sht...
Miliarderi amerikan, Elon Musk, njoftoi të shtunën vonë se...
Pesë persona të vdekur, 200 të plagosur: Pas goditjes fata...
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink...
Papa Françesku i ka dërguar mesazh mbështetjeje presid...
Italia ka “ndezur” këmbanat e alarmit pas sulmit terrorist...
Banorët janë frikësuar pas tërmetit që u rregjistrua në or...
Presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin që shmangu mbyll...
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.9 Rihter është regjis...
Pesë persona humbën jetën dhe 200 të tjerë janë plagos...
Autoritetet gjermane ende nuk e kanë bërë të ditur formali...
Pesë persona, duke përfshirë një fëmijë të vogël, kanë...
Ushtria e Izraelit ka thënë se një raketë e shkrepur prej ...
Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kry...
Dy senatorë amerikanë paraqitën të premten një projektligj...
Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi me veturë në tre...
Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga sulmi në Magdebu...
Sulmi i së premtes vonë në Magedburg ka tronditur Gjer...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...