Sulmi me raketa i Rusisë në Ukrainë gjatë Krishtlindjeve/ Zelensky: Është çnjerëzor
Ndërsa miliona ukrainas festojnë ditën e Krishtlindjes, Ru...

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ka miratuar një rezolutë që kërkon që Millorad Dodik, presidenti prorus i këtij entiteti serb, të mos i përgjigjet thirrjes për paraqitje të lëshuar nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës derisa të jetë mirë me shëndet.
Kjo paraqet zbutje të qëndrimit, pasi në tekstin paraprak të rezolutës propozohej që Dodikut t’i kërkohej që të mos i përgjigjej asnjë thirrjeje të gjykatave të Bosnje e Hercegovinës, nga të cilat ai po gjykohet për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në këtë shtet.
Kjo ishte një nga 12 konkluzionet që u miratuan nga Parlamenti i Republikës Sërpska pas shqyrtimit të “informacionit mbi kolapsimin e rendit juridik në Bosnje e Hercegovinë lidhur me shkeljen e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit”.
Dodik, i cili së fundi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Beograd, ishte paraparë të paraqitej para gjykatës më 24 dhjetor, por seanca sipas avokatit të tij është shtyrë për 30 dhjetor. Përderisa ekipi mbrojtës i Dodikut ka argumentuar se ai nuk mund të marrë pjesë në gjykim për disa muaj, kohë që sipas tyre do t’i duhet për t’u rikuperuar, eksperti ligjor Haris Vraniq që është emëruar nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës, ka përcaktuar se Dodik është i aftë që të marrë pjesë në seanca gjyqësore.
Aktualisht, Dodik po përballet me gjykim pasi ka nënshkruar një dekret presidencial duke i shpallur të vlefshme dy ligje në entitetin serb që paraprakisht ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt.
Përveç Dodikut, Prokuroria po ashtu ka akuzuar Millosh Lukiq, si ushtrues i detyrës së drejtorit të Gazës Zyrtare në Republikën Sërpska, se ka mundësuar publikimin e dekretit të Dodikut.
Dekreti ka të bëjë me amendamente në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe rregullativave të tjerë në Republikën Sërpska dhe për Ligjin për vendimet e paaplikueshme të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës.
Në mesin e konkluzioneve të miratuara nga Parlamenti i Republikës Sërspka ishte edhe kërkesa që përfaqësuesit e emëruar të Republikës Sërpska në institucionet e Bosnje e Hercegovinës të pezullojnë marrjen e vendimeve derisa Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit të pezullojnë “procesin e motivuar politikisht” kundër Dodikut dhe Lukiqit.
Megjithatë, nuk do të ketë bllokada “nëse vendimet merren lidhur me transferimin e jurdikisionit nga niveli i Republikës Sërpska në nivelin e Bosnje e Hercegovinës”.
Përfaqësuesve të Republikës Sërpska në institucione po ashtu u është kërkuar që të pezullojnë marrjen e vendimeve sa i përket integrimit evropian derisa të plotësohen kushtet që ky proces të vazhdojë “në përputhje me parimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit”.
Shumica parlamentare po ashtu dënoi “ndërhyrjen” e Zyrës së Prokurorit të Shtetit të Bosnjës në punën e Parlamentit të Republikës Sërpska, duke thënë se vendimet e Parlamentit të këtij entiteti mund të shqyrtohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.
Para nisjes së seancës së posaçme plenare, Zyra e Prokurorit kërkoi informacione bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Bosnje e Hercegovinës, lidhur me të dhënat që kanë të bëjnë me dyshimet se janë kryer disa vepra penale, përfshirë “marrëveshja për të kryer një vepër penale”, “përgatitja për të kryer një vepër penale” dhe “sulm ndaj rendit kushtetues”.
Në fjalën e tij para Parlamentit, kreu i këtij institucioni, Nenad Stevandiq tha se ky reagim i Prokurorisë bazohet “në gënjeshtra”. Në konkluzionet e tjera të miratuara u tha se Parlamenti i Republikës Sërpska “mbetet i përkushtuar në respektimin e integritetit territorial dhe ndarjes së sovranitetit mes entiteteve sipas Dejtonit”, por Përfaqësuesi i Lartë, Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria u akuzuan se po e shkelin Marrëveshjen e Dejtonit.
Përfaqësuesit e partisë në pushtet thanë se shkelja e Dejtonit “kulmoi me gjykimin e motivuar politikisht kundër presidentit të Republikës Sërpska”. Ky gjykim, sipas tyre, “është rezultat i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Dodikut”.
Që nga viti 2017, Dodik është nën sanksione amerikane për pengim apo kërcënim për të penguar Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit.
Më 2022, ndaj tij u vendosën sanksione të tjera të cilat e akuzojnë Dodikun për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në shkeljen, pengimin apo kërcënimin e zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit si dhe për aktivitete korruptive./ Rel
Ndërsa miliona ukrainas festojnë ditën e Krishtlindjes, Ru...
Një aeroplan pasagjerësh me 67 persona në bord është rrëzu...
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgim...
Miliona amerikanë në të gjithë SHBA po përgatiten për kush...
Irani i ka hequr kufizimet për platformën online të aplika...
Papa Françesku nisi zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025 në pra...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson se Lista ...
Një nga Krishtlindjet më të paharrueshme të Sumire Sek...
Në Nju Jork, një 33 vjeçar po përballet me akuzat për vras...
Presidenti dhe kryeministri i Francës arritën të formojnë ...
Lista Serbe subjekti kryesor i serbëve të Kosovës, tha të ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martë...
Rreth 1,200 turistë u evakuuan të martën nga monumenti iko...
Dy fonde spitalore të NHS në Londër po përdorin teknologji...
Një anije kozmike e NASA-s po përpiqet të bëjë histori me ...
Një anije ruse ngarkesash e quajtur Ursa Major u mbyt ...
Kompania amerikane e automjeteve “Ford Motor” i dhuroi 1 m...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Ha...
Organizata e Kombeve të Bashkuara që ndihmon në hetimin e ...
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, u shtrua të hën...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...