Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump do të jenë sot në Karolinën e Veriut në një përpjekje për të siguruar mbështetje në shtetin fushëbetejë, ndërsa amerikanët i ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet presidenciale.
Kjo do të jetë dita e katërt me radhë që Nënpresidentja Harris dhe ish-Presidenti Trump vizitojnë të njëjtin shtet, në të njëjtën ditë, duke nënvizuar rëndësinë kritike të shtatë shteteve fushëbetejë, që kanë të ngjarë të jenë përcaktues për fatin e zgjedhjeve. Sondazhet tregojnë se në këto shtete, mbështetja për ta është pothuajse e barabartë.
Më shumë se 70 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, sipas Laboratorit Zgjedhor në Universitetin e Floridës, më pak sesa shifrat rekord të shënuara në votimin e hershëm në vitin 2020 gjatë pandemisë së COVID-19, por gjithsesi tregues i një niveli të lartë të entuziazmit mes votuesve.
E shtuna shënon ditën e fundit të votimit të hershëm në Karolinën e Veriut, ku deri tani janë hedhur mbi 3.8 milionë vota. Zgjedhjet po mbahen ndërsa pjesa perëndimore e shtetit vazhdon ende me përpjekjet për t'u rimëkëmbur pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga uragani Helene.
Zonja Harris planifikon të paraqitet krah yllit të muzikës rrok Jon Bon Jovi në Charlotte, qyteti më i madh i Karolinës së Veriut, që sikurse Xhorxhia ka 16 vota elektorale, dhe renditen në vendin e dytë për nga numri i tyre, mes 7 shteteve fushëbetejë. Që një kandidat të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale duhet të që të sigurojë të paktën 270 vota elektorale nga 538 gjithësej.
Karolina e Veriut mbështeti zotin Trump në zgjedhjet e vitit 2020, por në të njëjtën ditë zgjodhi një guvernator demokrat, duke u dhënë shpresë të dyja palëve.
“Ne kemi një mundësi në këto zgjedhje për të kthyer faqen e një dekade me Donald Trump-in, i cili ka shpenzuar gjithë kohën e tij duke u përpjekur që amerikanët t'i drejtojnë gishtin njëri-tjetrit”, tha zonja Harris në një tubim në Janesville të shtetit Uiskonsin, të premten.
Zoti Trump do të mbajë një takim elektoral në Gastonia, në perëndim të Charlotte në mesditë, përpara se të flasë në mbrëmje në arenën "First Horizon Coliseum", me një kapacitet prej 22 mijë vendesh në qytetin Greensboro.
“Këto zgjedhje janë një zgjedhje mes asaj nëse do të kemi edhe katër vite të tjera paaftësie dhe dështimi të rëndë, apo do të fillojmë katër vitet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë”, tha zoti Trump para një turme njerëzish në Miçigan të premten./ VOA
Partitë proserbe dhe pro-ruse kërkojnë që gjuha serbe të j...
Shtetet e Bashkuara do të përcaktojnë të martën se kush do...
Kemi Badenoch është bërë liderja e re e konservatorëve...
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënoi të shtunën Izraelin dh...
Pentagoni ka bërë të ditur ndihmë të re ushtarake për Ukra...
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotu...
Një gazetar është vrarë çdo katër ditë në dy vjetët e fund...
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Novi Sad, Serbi ...
Raketat e nisura nga Libani kanë plagosur 11 persona në qe...
Rreth 500 ushtarë shtesë do të angazhohen në rajonin e...
President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka paditu...
Rusia e ka gjobitur kompaninë Google me një shumë parashë ...
Një 22-vjeçar rus, që ishte dënuar me 12 vjet burgim nën a...
Inteligjenca amerikane akuzoi më 1 nëntor “aktorët e ndiki...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është ...
Organet e rendit janë në kërkim të personave që u vunë zja...
Përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që merren m...
Donald Trump e quajti ish-ligjvënësen republikane Liz ...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se Bratisllava...
Tetë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lëndua...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...