SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe dinamika e kërcënimeve
Shtetet e Bashkuara do të përcaktojnë të martën se kush do...

Partitë proserbe dhe pro-ruse kërkojnë që gjuha serbe të jetë gjuhë zyrtare në Mal të Zi duke marrë parasyshë faktin se, sipas tyre, regjistrimi i popullsisë tregoi se shumica e banorëve flasin këtë gjuhë.
Këtë ndryshim të statusit të gjuhës serbe analistët e shohin si një kërkesë politike që ka për qëllim polarizimin e skajshëm të shoqërisë malazeze.
Ngritja e kësaj çështjeje, sipas analistit dhe gjuhëtarit Haxhi Shabani ka pretendime ndaj pavarësisë dhe shtetësisë së Malit të Zi.
“Duke pasur parasyshë ngjajshmëritë e shumta të gjuhëve që përdoren në Malin e Zi, gjuha serbe dhe gjuha malazeze realisht nuk kanë ndryshime thelbësore, prandaj mund të themi se serbishtja është një gjuhë që faktikisht është në përdorim zyrtar prandaj kërkesa është një çështje që ngritet për të pasur pretendime të tjera. Ato pretendime mund të jenë shumë më afatgjate dhe më të dëmshme për funksionimin e shtetit të Malit të Zi,” thotë zoti Shabani.
Edhe analisti dhe ish-kryeredaktori i disa mediave malazeze, Xhevdet Pepiç tha se këto kërkesa janë lojëra politike me qëllim të ruajtjes së elektoratit.
“Këto janë disa lojëra të partive politike për ta ruajtur elektoratin e vet pasi kjo çështje nuk paraqet asnjë interes për qytetarët e Malit të Zi,” tha Pepiç.
Zoti Pepiç, vuri në dukje se në këtë kuadër nuk kemi asgjë të re përveç ndarjeve edhe më të thella ndëretnike në vend dhe se partitë politike po luajnë me ndasitë e identitetit gjuhësor për tu forcuar në skenën politike në Malin e Zi.
Analisti Nikollë Berishaj vë në dukje se marrja me çështjet gjuhësore sinjalizon për krizën e identitetit që mbretëron në Malin e Zi.
Në regjistrimin e popullsisë, sipas gjuhëtarit Haxhi Shabani janë vërejtur disa dukuri të pakuptimta që janë pasojë e politikave diskriminuese.
“Në këto regjistrime ka edhe disa absurditete, si përshembull më shumë ka malazezë se sa ka folës që gjuhë amtare kanë gjuhën malazeze. Kjo ndodh edhe me shqiptarët: më shumë ka folës të gjuhës shqipe se sa ka shqiptarë. Këto janë pasoja të politikës diskriminuese,” tha analisti Shabani.
Edhe pse gjuha serbe, sipas analistëve, është e përcaktuar në Kushtetutë si “gjuhë në përdorim zyrtar”, së bashku me gjuhët tjera që fliten në vend, kjo kërkesë e partive pro-serbe ka për qëllim dobësimin e shtetit qytetar dhe imponimin e politikës së identitetit etnik gjë që, sipas tyre, shkakton ndarje dhe fërkime të ashpra në shoqërinë malazeze./ CNA
Shtetet e Bashkuara do të përcaktojnë të martën se kush do...
Kemi Badenoch është bërë liderja e re e konservatorëve...
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënoi të shtunën Izraelin dh...
Pentagoni ka bërë të ditur ndihmë të re ushtarake për Ukra...
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotu...
Një gazetar është vrarë çdo katër ditë në dy vjetët e fund...
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Novi Sad, Serbi ...
Raketat e nisura nga Libani kanë plagosur 11 persona në qe...
Rreth 500 ushtarë shtesë do të angazhohen në rajonin e...
President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka paditu...
Rusia e ka gjobitur kompaninë Google me një shumë parashë ...
Një 22-vjeçar rus, që ishte dënuar me 12 vjet burgim nën a...
Inteligjenca amerikane akuzoi më 1 nëntor “aktorët e ndiki...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është ...
Organet e rendit janë në kërkim të personave që u vunë zja...
Përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që merren m...
Donald Trump e quajti ish-ligjvënësen republikane Liz ...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se Bratisllava...
Tetë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lëndua...
Për audiencën e radios publike polake ‘Polskie Radio’, tit...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...