LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...

Donald Trump e quajti ish-ligjvënësen republikane Liz Cheney, një nga zërat republikanë më kritikë ndaj tij, si një "skifter lufte" dhe sugjeroi se ajo nuk do të ishte aq e gatshme të dërgonte trupat amerikane në luftë, nëse ajo vetë do të ishte vënë para tytës së armës. Zonja Cheney u përgjigj duke e quajtur zotin Trump një "njeri mizor, të paqëndrueshëm që dëshiron të jetë një tiran".
Në një paraqitje të enjten vonë në Arizona, me ish-gazetarin e kanalit Fox News, Tucker Carlson, zoti Trump u pyet se ç’mendonte për zonjën Cheney që po bën fushatë kundër tij. Ish-ligjvënësja nga Uajoming ka qenë kundështare e zëshme e ish-Presidentit Trump që nga sulmi i 6 janarit 2021 në Kapitol dhe ka shprehur mbështetjen për demokraten Kamala Harris në garën presidenciale të këtij viti, duke marrë pjesë në tubimet e saj të fundit elektorale.
Ish-Presidenti Trump e quajti zonjën Cheney "person të çmendur" dhe shtoi: "Por arsyeja që ajo nuk mund të më duronte është se ajo gjithmonë donte të shkonte në luftë. Nëse do të ishte në dorën e saj, ne do të ishim në luftë me 50 vende të ndryshme".
Ish-presidenti më tej tha se "Ajo është një skifter radikale lufte. Le ta vëmë me pushkë, përballë nëntë tytave, drejtuar nga ajo dhe të shohim se si do të reagojë.”
“Është e lehtë të kërkoni dislokimin e 10,000 trupave në pragun e armikut nga një karrige në një ndërtesë të bukur të Uashingtonit”, tha zoti Trump.
Ligjvënësja Cheney u përgjigj të premten përmes një postimi në platformën X, duke thënë “Kjo është mënyra se si diktatorët shkatërrojnë vendet e lira. Ata që flasin kundër tyre i kërcënojnë me vdekje. Ne nuk mund t'ia besojmë vendin dhe lirinë tonë një njeriu të vogël, hakmarrës, mizor, të paqëndrueshëm, i cili dëshiron të jetë një tiran."
Më herët, pasi ekipi i fushatës së Nënpresidentes Harris dhe kritikë të tjerë të zotit Trump në mediat sociale dënuan komentet e tij, zyrtarë të fushatës së ish-Presidentit Trump thanë se ai "po fliste se si Liz Cheney dëshiron të dërgojë djemtë dhe vajzat e Amerikës në luftë, pavarësisht se ajo vetë nuk ka qenë kurrë në luftë"./ VOA
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se Bratisllava...
Tetë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lëndua...
Për audiencën e radios publike polake ‘Polskie Radio’, tit...
Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa ajo të arrij...
Koreja e Veriut u përpoq t’i shfaqë muskujt duke e testuar...
Spanja është tronditur nga përmbytjet më të mëdha në dekad...
Gjermania do t’i mbyllë që të tria konsullatat iraniane në...
Ndërsa kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet për Shtëpinë e ...
Shtetet e Bashkuara kritikuan qeverinë e Serbisë për shkak...
Aktivisti dhe gazetari bjellorus, Andrey Hnyot (i njohur e...
Gjatë një forumi të sigurisë në Minsk, ministri i Jashtëm ...
Shtetet e Bashkuara thanë më 31 tetor se kanë informacione...
Funksioni ‘Community Notes’ ‘komente nga përdoruesit’ që r...
Luftimet vazhduan të enjten në disa fronte në Lindjen e Me...
Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi dy kompani me ...
“Po Evropës, jo Rusisë”, “Pa përkatësi etnike, nuk ka Marr...
“Po Evropës, jo Rusisë”, “Pa përkatësi etnike, nuk ka Marr...
Aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara po përgatiten p...
Numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë ka arritur në t...
Modelja e suksesshme sllovene që u bë Zonja e Parë e S...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...