Përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së/ Korreshi: Ja kur e mora vendimin për të garuar
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...

Ndërsa kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandidatja demokrate, Kamala Harris, dhe rivali i saj republikan, Donald Trump, kanë intensifikuar fushatat dhe sulmet e ndërsjella. Fushata e demokrates Harris ka hasur vështirësi që të shtojë mbështetjen mes votuesve meshkuj ndërsa komentet e republikanit Trump për gratë kanë shtuar hendekun e mbështetjes për të.
Gjatë një tubimi të enjten në Arizona, demokratja Harris tha se komenti i kundërshtarit të saj se do t’i mbrojë gratë, pavarësisht nëse do t’u “pëlqejë atyre apo jo”, tregon se kandidati republikan për president nuk i kupton të drejtat e grave “për të marrë vendime për jetën, përfshirë edhe trupin e tyre”.
“Unë mendoj se është fyese për të gjithë, meqë ra fjala”, tha zonja Harris përpara se të niste fushatat në shtetet e pavendosura të Arizonës dhe Nevadës.
Gjatë një tubimi në Feniks të Arizonës, zonja Harris tha se kundërshtari i saj: “Nuk e respekton lirinë apo mençurinë e grave për të vendosur për gjërat që u interesojnë atyre dhe për të marrë vendime në përputhje me rrethanat. Ne kemi besim tek gratë”.
Komentet e zotit Trump vijnë ndërsa ai ka ndeshur vështirësi për të rritur mbështetjen mes votueseve. Kandidati republikan për president flet në përgjithësi për mbrojtjen e grave nga kriminelët, terroristët dhe elementët e huaj, çka përputhet me tablonë e zymtë të një vendi në rënie, siç e cilëson ai Amerikën.
“Unë do t'i mbroj nga emigrantët që vijnë. Unë do t'i mbroj nga vendet e huaja që duan të na godasin me raketa dhe shumë gjëra të tjera”, u shpreh zoti Trump gjatë një tubimi në Green Bay të shtetit Uiskonsin.
Sipas të dhënave nga firma analitike “TargetSmart”, rreth 1.2 milionë gra më shumë se burra kanë marrë pjesë në votimet e hershme në shtatë shtete që cilësohen si fushëbetejë.
Ndalesat e fundit të zonjës Harris mbrëmjen e së enjtes ishin qytetet Las Vegas dhe Reno të Nevadës, një shtet fushëbetejë.
Mbrëmjen e së enjtes, ish Presidenti Donald Trump zhvilloi një tubim në qytetin Albuquerque të shtetit New Mexico ndërsa ka në plan të ndalojë në Salem të Virxhinias të shtunën.
Ekipi i fushatës së republikanit Trump thotë se është optimist bazuar pjesërisht tek pjesëmarrja në votimet e hershme. Drejtuesit e fushatës thonë se ka gjasa që republikani Trump të fitojë në shtetet New Mexico dhe Virxhinia. Hera e fundit që këto shtete votuan për një kandidat republikan për Shtëpinë e Bardhë është në vitin 2004, për Presidentin George W. Bush.
Kandidatët e dy kampeve kundërshtare kanë zhvilluar tubime të shumta në shtetet fushëbetejë, me 21 tubime në Pensilvani, 17 në Miçigan dhe 13 në Karolinën e Veriut.
Ndërkohë kandidati republikan për president, Donald Trump, ngriti padi të enjten kundër kanalit televiziv CBS News, lidhur me një intervistë të rivales së tij demokrate të transmetuar në emisionin “60 Minutes” në fillim të tetorit, për cilën pretendon se ishte manipuluar, sipas dokumenteve të depozituara në gjykatë.
Aktpadia pretendon se rrjeti CBS transmetoi dy përgjigje të ndryshme nga kandidatja Harris për një pyetje në lidhje me luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazë.
“Pretendimet e përsëritura nga ish Presidenti Trump janë të rreme”, tha një zëdhënës i rrjetit CBS. “Padia e ngritur nga zoti Trump kundër rrjetit CBS është krejtësisht e pabazë dhe do të mbrohemi fuqishëm kundër saj”.
Demokratja Harris dhe republikani Trump janë në një garë shumë të ngushtë, ndërsa në ditët e fundit po përpiqen t’i bëjnë për vete ata që mund të jenë ende të pavendosur dhe për të mobilizuar pjesëmarrjen në votime të bazës së tyre./ Voa
Shtetet e Bashkuara kritikuan qeverinë e Serbisë për shkak...
Aktivisti dhe gazetari bjellorus, Andrey Hnyot (i njohur e...
Gjatë një forumi të sigurisë në Minsk, ministri i Jashtëm ...
Shtetet e Bashkuara thanë më 31 tetor se kanë informacione...
Funksioni ‘Community Notes’ ‘komente nga përdoruesit’ që r...
Luftimet vazhduan të enjten në disa fronte në Lindjen e Me...
Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi dy kompani me ...
“Po Evropës, jo Rusisë”, “Pa përkatësi etnike, nuk ka Marr...
“Po Evropës, jo Rusisë”, “Pa përkatësi etnike, nuk ka Marr...
Aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara po përgatiten p...
Numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë ka arritur në t...
Modelja e suksesshme sllovene që u bë Zonja e Parë e S...
Presidenti Volodymyr Zelensky, ka përsëritur thirrjen ...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj kompanisë...
Shumica e amerikanëve po ndiejnë shumë emocione në prag të...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka shkarkuar ...
Vendimi i Izraelit për ta ndaluar agjencinë e Kombeve të Bas...
Pesë njerëz janë vrarë në jug të Izraelit të enjten si pas...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, dhe riva...
Komisioni Evropian publikoi të mërkurën raportet vjetore t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...