Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka përsëritur thirrjen e tij ndaj aleatëve të Ukrainës që t’i lejojnë shtetit që të përdorë armët e avancuara perëndimore për të goditur thellë brenda Rusisë. Kjo thirrje u bë pasi një sulm izraelit në Harkiv la të vrarë tre persona dhe plagosi të paktën 36 persona.
Dy djem, të moshës 11 dhe 15 vjeç, ishin në mesin e viktimave, njoftuan autoritetet.
Forcat ruse raportohet se kanë përdorur bombat e llojit FAB-500 për të sulmuar një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë. Këto lloje bombash janë armë të fuqishme që Rusia gjithnjë e më shumë po përdor për të sulmuar caqet civile brenda Ukrainës.
“Tragjikisht, ka viktima, përfshirë fëmijë dhe më shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja”, shkroi Zelensky në X, duke bashkëngjitur një video nga vendi i sulmuar.
Guvernatori i Harkivit, Oleh Synyehubov, ndërkaq deklaroi se kati i katërt i ndërtesës u godit nga bombat, duke shkaktuar zjarr. Pas këtij sulmi, në pjesë të Harkivit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.
Sulmi në Harkiv ishte i treti gjatë kësaj jave. Të paktën katër persona u vranë në dy sulmet paraprake në qendër të qytetit, sulme që u kryen me bomba dhe raketa.
“Partnerët e shohin se çfarë po ndodh çdo ditë”, shkroi Zelensky, duke shtuar se “në rrethana të tilla, çdo vonesë në vendimin nga ana e tyre nënkupton që Rusia do të përdor dhjetëra apo edhe qindra bomba kundër Ukrainës”.
“Vendimi i tyre shpëton jetën e popullit tonë”, tha ai.
Për një kohë të gjatë, Ukraina kërkon nga aleatët e saj leje për të përdorur sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi për të shënjestruar caqet civile thellë brenda territorit rus, në mënyrë që të shkatërrojë aftësinë e Moskës për të goditur infrastrukturën civile dhe energjetike në Ukrainë.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtete të tjera perëndimore deri më tani kanë refuzuar të lejojnë sulme të tilla, duke argumentuar se këto sulme do të mund të përshkallëzonin konfliktin./ REL
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj kompanisë...
Shumica e amerikanëve po ndiejnë shumë emocione në prag të...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka shkarkuar ...
Vendimi i Izraelit për ta ndaluar agjencinë e Kombeve të Bas...
Pesë njerëz janë vrarë në jug të Izraelit të enjten si pas...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, dhe riva...
Komisioni Evropian publikoi të mërkurën raportet vjetore t...
Reagimi i Kinës në lidhje me ndikimin rus në rritje mbi Ko...
Mali i Zi ka bërë përparim të ndjeshëm në reformën në drej...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ekz...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti të mërk...
Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për procesin e z...
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë pr...
Gjykata penale e Brukselit dënoi 119 persona të martën si ...
Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45....
Anëtarët e familjes së ish Presidentit Donald Trump dhe zy...
Për njeriun më të pasur në botë, drejtimi i një perand...
Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet ...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk...
Tarifat e Bashkimit Evropian, deri në 35.3 për qind në mak...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...