Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti të mërkurën takimin e rregullt për Kosovën. Në këtë takim, Kosova u përfaqësua nga Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ndërsa Serbia nga Ministri i saj i Jashtëm Marko Gjuriç.
Takimi vjen në një kohë kur procesi i dialogut i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka ngecur me mospajtime të thella mes të palëve dhe kritikave të Uashingtonit dhe Brukselit se Serbia dhe Kosova po shkelin detyrimet nga marrëveshjet dhe u kanë bërë thirrje të vazhdueshme të dy vendeve të heqin dorë nga veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në dialog.
Përballja e Kosovës dhe Serbisë para Këshillit të Sigurimit u karakterizua me akuza të ndërsjella dhe interpretime plotësisht të ndryshme të zhvillimeve në Kosovë.
Ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç tha se situata në Kosovë gjatë dy viteve të fundit ka shënuar përkeqësim për shkak të veprimeve të njëanshme të qeverisë së Kosovës, të cilën ai e akuzoi për krimin e një klime frike dhe mungese stabilitetit. Ai akuzoi autoritetet në Prishtinë se po refuzojnë të respektojnë marrëveshjen e Brukselit dhe nuk po krijojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë që veprimet e tilla të Kosovës janë një kundërshtim i drejtpërdrejt i Këshillit të Sigurimit dhe bashkësisë ndërkombëtare.
“Që nga kthimi i Kryeministrit Kurti në pushtet, qeveria e tij sistematikisht ka shtuar përpjekjet që synojnë izolimin dhe përjashtimin e komunitetit serb. Imagjinojeni sikur valuta juaj papritmas të ndalohet, që pensionet të hiqen dhe mbështetja sociale për serbët e Kosovës të ndërpritet. Këtu jemi sot. Kjo nuk është një situatë hipotetike. Ky është realiteti me të cilin serbët përballen sot në Kosovë”, deklaroi ministri Gjuriç.
Ndërkohë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i hodhi poshtë akuzat e ministrit serb si “gënjeshtra të çmendura” duke u bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të mos u besojnë atyre.
Ajo mbrojti vendimet e Qeverisë së Kosovës duke thënë që asnjë shtet tjetër nuk do të pranonte që institucionet e jashtëligjshme të një shteti tjetër të lëshonin dokumente personale, ndërkohë që akuzoi Serbinë për shkelje të vazhdueshme të marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Ajo tha se Serbia po vazhdon të mbrojë pjesëtarët e sulmit të armatosur në Banjskë dhe akuzoi qeverinë e Serbisë se po luan rolin e aleates së Rusisë në rajon.
“Problemi për njerëzit e Vuçiçit nuk është Asociacioni. Ata e kanë problem vet ekzistencën tonë. Për ta Asociacioni nuk është mjet për të lehtësuar jetën e qytetarëve, është vetëm edhe një përpjekje për të shkëputur një pjesë të territorit të shtetit tonë, sikur që Putini ka bërë me Ukrainën. Ata nuk duan asgjë më pak se zhdukjen e Republikës së Kosovës”, deklaroi ministrja Gërvalla.
Përfaqësuesi amerikan, ambasadori Robert Wood, ndërkohë i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të rishqyrtojë mundësinë e mbylljes së misionit të OKB-së në Kosovë, të cilit tha ai i ka kaluar koha.
Përfaqësuesi amerikan kërkoi që këto takime të Këshillit të Sigurmit të zvogëlohen në një takim të vetëm vjetor që do të zhvillohej me dyer të mbyllura.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu thanë se Serbia "nuk ka bërë përparim të konsiderueshëm" në mbajtjen përgjegjës të autorëve të sulmit paramilitar serb në Banjskë vitin e kaluar, përfshirë Milan Radojçiçin si dhe nxitën autoritetet serbe t’i vënë ata para përgjegjësisë.
Shtetet e Bashkuara po ashtu shprehën shqetësimin "për veprimet e pa bashkërenduara" të qeverisë së Kosovës që janë në kundërshtim me angazhimin e saj në procesin e dialogut.
Ambasadori Wood tha se procesi i dialogut mbetet rruga e vetme për të avancuar integrimin evropian të dyja vendeve dhe theksoi përkushtimin e Shteteve të bashkuara për të shtensionuar situatën në veri, për të parandaluar përshkallëzimet nga dyja palët dhe të kërkojnë nga palët zbatimin e marrëveshjeve, përfshirë krijimin e Asociacionit.
Qëllimi përfundimtar i Shteteve të Bashkuara mbetet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha zyrtari amerikan.
Ndërkaq ambasadori rus Vasily Nebenzya Rusia akuzoi autoritetet e Kosovës për këtë përshkallëzim për shkak të dëshirës së Prishtinës, siç tha ai, për të vendosur nën kontroll të plotë pjesën veriore të banuar me serbë krahas përkrahjes nga aleatët e tyre perëndimorë, që sipas përfaqësuesit rus përshkallëzuan tensionet në Kosovë./VOA
Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për procesin e z...
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë pr...
Gjykata penale e Brukselit dënoi 119 persona të martën si ...
Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45....
Anëtarët e familjes së ish Presidentit Donald Trump dhe zy...
Për njeriun më të pasur në botë, drejtimi i një perand...
Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet ...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk...
Tarifat e Bashkimit Evropian, deri në 35.3 për qind në mak...
Japonia vazhdon të jetë e ndarë për sa i përket mënyrës se...
Ministria e Jashtme e Rusisë ka sanksionuar të martën 131 ...
Steve Bannon, këshilltari i ish-presidentit amerikan, Dona...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar të martën stë...
Në zgjedhjet e 5 nëntorit, sipas anketimeve, kandidatja e ...
Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, tha të martën se kis...
Më 5 nëntor zhvillohen zgjedhjet në SHBA. Që nga viti 2020...
Demokratët i shtuan sulmet e tyre ndaj Donald Trump-it të ...
Për Sean "Diddy" Combs ka dy padi të reja ku akuzohet për ...
Pentagoni thotë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000...
Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...