Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në zgjedhjet e 5 nëntorit, sipas anketimeve, kandidatja e Partisë së Gjelbër, Jill Stein, mund të marrë 1 për qind të votave. Siç njofton korrespodenti i "Zërit të Amerikës", Maxim Adams, kandidatura e zonjës Stein mund të ketë ndikim shumë të madh në rezultatin e zgjedhjeve. Disa analistë politikë thonë se edhe një përqindje e vogël votash për kandidaten Stein mund të ndryshojnë rezultatin në ato që konsiderohen shtete vendimtare.
Nuk është hera e parë që kandidatja e Partisë së Gjelbër, Jill Stein, kandidon për presidente të Shteteve të Bashkuara. Në vitin 2016, zonja Stein mori pak më shumë se 1 për qind të votave.
Shumë demokratë besojnë se këto vota i kushtuan Hillary Clinton-it humbjen e garës presidenciale. Në Miçigan, për shembull, Donald Trump-i fitoi ndaj Hillary Clintonit me më pak se 11 mijë vota, ndërsa kandidatja Stein mori mbi 51 mijë vota.
Disa ekspertë thonë se nuk është e qartë nëse të gjitha votat që u hodhën për kandidaten Stein do të kishin shkuar në mbështetje të kandidates Clinton.
“Nuk mendoj se është e lehtë të thuash ‘ky person mori votat e mia’, sepse nuk dihet se kë do të mbështesnin votuesit nëse do t’u duhej të zgjidhnin vetëm me dy kandidatëve”, shprehet Kyle Kondik nga Qendra për Politika në Universitetin e Virxhinias.
Një situatë e ngjashme u pa edhe në vitin 2000, kur kandidati i Partisë së Gjelbër Ralph Nader fitoi afro 100 mijë vota në Florida dhe republikani George W. Bush fitoi ndaj demokratit Al Gore me vetëm 537 vota.
“Ata që votojnë për një kandidat të një partie të tretë e bëjnë këtë për arsye krejt individuale. Ata janë kaq të zemëruar me partitë kryesore dhe si rezultat prodhojnë një vote proteste”, thotë Jack Rakove nga Universiteti Stanford.
Megjithatë, demokratët vazhdojnë të ngrejnë shqetësimin se zonja Stein mund të dëmtojë shanset për fitore të partisë së tyre në zgjedhje, duke e akuzuar atë në disa raste, se po bën përpjekje për të goditur kandidaten Kamala Harris.
Zëri i Amerikës iu drejtua fushatës së zonjës Stein dhe zëdhënësi Sam Pfeifle, u përgjigj duke thënë se sulmi ndaj kandidates së një partie të tretë, “nuk është thjesht një sulm ndaj demokracisë , por një formë shtypjeje për t’i frikësuar njerëzit që të mos votojnë kandidatin që duan, apo edhe që të mos votojnë fare”.
Por në shtetet kyçe si Miçigani, ku gjendet numri më i lartë i myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, Partia e Gjelbër mund të ketë ndikim më të madh.
Kjo për shkak se shumë myslimanë të shqetësuar nga kriza humanitare në Gazë janë të zemëruar që Presidenti Biden i ka dhënë mbështetje Izraelit.
Sipas një raporti të bërë publik muajin e kaluar nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, 40 për qind e muslimanëve në Miçigan thanë se kanë në plan të votojnë për kandidaten Stein, ndërsa 12 për qind thanë se do të votojnë për demokraten Harris.
“Kandidatja Stein pritet të marrë shumë nga votat që mund të shkonin për Kamala Harrisin dhe demokratët në shtetet vendimtare nuk arritën ta shmangnin regjistrimin e saj si kandidate për presidente. Pra, nëse kjo garë do të varet nga shtetet kyçe, ka mundësi që vota për zonjën Stein të ndikojë në shtetet me diferencë të ngushtë”, shprehet John Fortier nga Instituti Amerikan për Sipërmarrje.
I njëjti raport tregon gjithashtu se shumë myslimanë kanë në plan të votojnë për kandidaten Stein në vend të kandidates Harris në Wiskonsin dhe Arizona, shtete kyçe ku Joe Bideni mposhti me një diferencë të ngushtë Donald Trumpin në 2020.
Në një vit zgjedhor ku është shumë e vështirë të parashikohet se cili mund të jetë fituesi, votat e Partisë së Gjelbër mund të bëjnë ndryshimin./ VOA
Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, tha të martën se kis...
Më 5 nëntor zhvillohen zgjedhjet në SHBA. Që nga viti 2020...
Demokratët i shtuan sulmet e tyre ndaj Donald Trump-it të ...
Për Sean "Diddy" Combs ka dy padi të reja ku akuzohet për ...
Pentagoni thotë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000...
Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gu...
Luftërat e Izraelit në Rripin e Gazës dhe Liban kanë përça...
Izraeli e kaloi të hënën një ligj i cili ia ndalon punën n...
Irani ekzekutoi shtetasin iraniano-gjerman Jamshid Sharmah...
Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një pr...
NATO-ja konfirmoi të hënën se trupa koreano-veriore janë d...
Republikani Donald Trump mbajti të dielën fjalimin përmbyl...
Mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit të hënën për...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritu...
Volkswagen i ka njoftuar përfaqësuesit e punëtorëve se dës...
Më shumë se 43.000 palestinezë, mbi gjysma gra dhe fëmijë,...
Përpjekjet globale për t’i luftuar ndryshimet klimatike nu...
Etiketimi i petrosheteve si mikpritës të papërshtatshëm ës...
Presidentja properëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...