Dita e 26 e protestës/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...

Presidentja properëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, dhe ka sugjeruar se shteti ka qenë viktimë e “operacionit special rus”.
Zurabishvili nuk ka ofruar ndonjë dëshmi për të mbështetur pretendimet e saj para mediave, më 27 tetor.
“Si institucioni i vetëm i pavarur që ka mbetur në këtë shtet, dua të them se nuk i njoh këto zgjedhje. Nuk duhet të njihen. Do të ishte njëjtë sikurse të pranohej hyrja e Rusisë këtu”, ka thënë ajo.
“Nuk kam ardhur në Gjeorgji për [dominim rus]. Paraardhësit tanë nuk kanë jetuar për këtë. Nuk do ta tolerojmë. E ardhmja evropiane nuk mund t’i merret Gjeorgjisë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka bërë thirrje për protesta në rrugë, më 28 tetor, prej orës 19:00.
Ky shtet i Kaukazit Jugor ka mbajtur protesta masive në muajt e fundit kundër partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, të cilën kritikët e akuzojnë se është proruse, dhe që ka gërryer normat demokratike.
Presidentja e ka kritikuar atë që e ka cilësuar “operacion special rus – njërën prej formave të reja të luftës hibride, të kryer ndaj njerëzve tanë, shtetit tonë”.
Ëndrra Gjeorgjiane e ka festuar atë që e ka konsideruar fitore në zgjedhje, mirëpo opozita properëndimore, si dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, kanë thënë se janë kryer shkelje të mëdha, përfshirë frikësimin e votuesve dhe dhunën fizike.
Vëzhguesit perëndimorë kanë kërkuar hetime për parregullsitë e përmendura. Pas numërimit të më shumë se 99.6 për qind të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se Ëndrra Gjeorgjiane i ka fituar 54.8 për qind të votave.
Megjithatë, opozita ka paraqitur shifra krejt tjera për partinë në pushtet, të udhëhequr nga miliarderi, Bidzina Ivanishvili.Pothuajse të gjitha partitë opozitare kanë refuzuar të pranojnë rezultatin zgjedhor.Ky proces është konsideruar test i rëndësishëm për Gjeorgjinë, shtet kandidat për anëtarësim në BE.
Brukseli ka thënë se rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të përcaktojë mundësitë e Gjeorgjisë për t’iu bashkuar bllokut evropian.
Ndërkohë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban – aleat i udhëheqësisë së Ëndrrës Gjeorgjiane – pritet të vizitojë Tbilisin më 28-28 tetor.
Orban, zyrtari i parë i huaj që e ka uruar Ëndrrën Gjeogjiane për fitore – edhe para se të publikohen rezultatet zyrtare – pritet të mbajë një konferencë për media me kryeministrin gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, pas takimeve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se “ndonëse vëzhguesit ndërkombëtarë dhe lokalë janë pajtuar që dita e zgjedhjeve është administruar mirë, ne kemi vërejtur raportime për parregullsi dhe dhunë sporadike”.
Ai ka thënë se “vëzhguesit ndërkombëtarë nuk kanë deklaruar se rezultati është i lirë apo i drejtë”.
“Ne i dënojmë të gjitha shkeljet e normave ndërkombëtare dhe u bashkohemi thirrjeve të vëzhguesve ndërkombëtare dhe lokalë për hetim të plotë të të gjitha raportimeve për shkelje të lidhura me procesin zgjedhor”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se parregullsitë e dyshuara në procesin zgjedhor “duhet të adresohen me seriozitet”./ Rel
Sipas raportimeve të mediave amerikane hakerat kinezë kanë...
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, pret përgjigje...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opoz...
Një delegacion i nivelit të lartë nga Koreja e Jugut do të...
Vëzhguesit evropianë thanë sot se zgjedhjet në Gjeorgji u ...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmër...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izrae...
Një zyrtar i lartë i OKB-së në Sudan thotë se ajo është th...
Kandidati për President i SHBA, Donald Trump gjatë një int...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, parala...
Bullgarët më 27 tetor votojnë në zgjedhjet e shtata parlam...
Sulmet ajrore izraelite në veri të Gazës kanë vrarë të...
Në gusht, një gjykatë federale amerikane vendosi se Google...
Rreth 3.5 milionë persona në moshë madhore janë bërë shtet...
Në çdo fushatë zgjedhore për votuesit dhe kandidatët është...
Izraeli ka nisur ato që i përshkroi si sulme ajrore "të sa...
Zgjedhjet në Gjeorgji do të mbahen ndërkohë që qeveria për...
Autoritetet amerikane thanë se aktorët rusë qëndrojnë prap...
Elon Musk, pronari miliarder i kompanisë SpaceX, që ka fit...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...