Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Rreth 3.5 milionë persona në moshë madhore janë bërë shtetas amerikanë që nga zgjedhjet e vitit 2020, sipas të dhënave të Partneritetit Kombëtar për Amerikanët e Rinj. Siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Aline Barros, disa ekspertë mendojnë se ky grup në rritje mund të rezultojë vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve.
Silvina Guedes është një shtetase e re amerikane. Ceremonia për marrjen e shtetësisë u mbajt në Mount Vernon, në shtëpinë e Presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, George Washington.
“Kam jetuar këtu prej shumë vitesh. Pra, përse të mos bëhesha shtetase amerikane? Tashmë statusi im është i përcaktuar”, i tha zonja Guedes "Zërit të Amerikës".
Ajo e ka origjinën nga Portugalia, ka jetuar në Shtetet e Bashkuara prej mbi dy dekadash dhe do të votojë për herë të parë këtë nëntor.
“E ndjek politikën nëpërmjet radios dhe televizionit. I ndjek edhe debatet. Madje, debatin e fundit e ndoqa në kanalin televiziv Univision në gjuhën spanjolle. Për mua është e rëndësishme pasi mësoj për idetë e tyre dhe se çfarë mendojnë të bëjnë”, i tha ajo "Zërit të Amerikës".
Ekspertët thonë se këta votues të rinj mund të luajnë një rol vendimtar në zgjedhjet presidenciale në nëntor, në veçanti në shtetet e pavendosura.
Mbi 600 mijë shtetas të rinj amerikanë gjenden në Xhorxhia, sipas të dhënave të projektit “Rock the Naturalized Vote”. Gati 400 mijë janë në Miçigan dhe gati 465 mijë në Arizona.
“Në një shtet si Arizona, njerëzit që janë bërë shtetas të rinj, në tetë apo nëntë vitet e fundit, përbëjnë rreth 2% të elektoratit. Dhe Arizona pati rezultat shumë të ngushtë në zgjedhjet e vitit 2020”, i tha "Zërit të Amerikës", Manuel Pastor, drejtues i këtij projekti në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.
Në rang kombëtar vlerësohet se rreth 3.5 milionë persona në moshë madhore janë bërë shtetas amerikanë që nga zgjedhjet e vitit 2020, sipas të dhënave të Partneritetit Kombëtar për Amerikanët e Rinj.
Zoti Pastor thotë se shtetasit e rinj kanë tendencën të angazhohen më shumë politikisht kur tematika e emigracionit dominon debatin politik.
“Atëherë shtetasit e rinj angazhohen më shumë pasi janë personalisht të interesuar për çështjen”, thotë ai.
Ntama Bahati e ka origjinën nga Republika Demokratike e Kongos.
“Mbërrita në Shtetet e Bashkuara në 6 shtator 2001 dhe ende më kujtohet momenti. Ishte ora 3:00 e pasdites në Çikago”, thotë ai.
Zoti Bahati u bë shtetas në vitin 2017 dhe votoi për herë të parë në vitin 2020.
“Kur bëra intervistën për shtetësinë, m'u ofrua mundësia për t’u regjistruar si votues. Ishte si një ëndërr momenti kur punonjësit e shërbimit të emigracionit më thanë që tashmë mund të votoja. U thashë, vërtet? Dhe e plotësova formularin menjëherë”, i tha ai "Zërit të Amerikës".
Ekspertët thonë se shtetasit e rinj amerikanë kanë tendencën për ta marrë seriozisht përgjegjësinë e tyre të re qytetare dhe se këta amerikanë të rinj mund të jenë vendimtarë për rezultatin e zgjedhjeve në shtetet e pavendosura./ VOA
Në çdo fushatë zgjedhore për votuesit dhe kandidatët është...
Izraeli ka nisur ato që i përshkroi si sulme ajrore "të sa...
Zgjedhjet në Gjeorgji do të mbahen ndërkohë që qeveria për...
Autoritetet amerikane thanë se aktorët rusë qëndrojnë prap...
Elon Musk, pronari miliarder i kompanisë SpaceX, që ka fit...
Gjeorgjianët po votojnë sot në atë që shumë banorë të vend...
Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që nuk kursen askënd....
Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të shteteve të Gjirik P...
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulm...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të shtun...
Fakti që Rusia dhe Koreja e Veriut bashkëpunojnë në pa...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte një mik i veçan...
Rusia ka ndihmuar në përforcimin dhe përhapjen e pretendim...
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka sugjeruar se qe...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmërua...
Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republ...
Tim Walz shërbeu për dy mandate si guvernator i Mineso...
Ndërsa Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC)...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se ekz...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...