Turqia aleate me Perëndimin, mike me Rusinë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte një mik i veçan...

Fakti që Rusia dhe Koreja e Veriut bashkëpunojnë në parim nuk është asgjë e re: në qershor, presidenti rus Vladimir Putin udhëtoi në Phenian për të negociuar një partneritet sigurie me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Më herët, kishte spekulime për dërgesa të shumta të armëve të Koresë së Veriut, veçanërisht municioneve artilerie. Në vitin 2023, shërbimi sekret ukrainas HUR raportoi se një kontigjent ushtarak i Koresë së Veriut kishte mbërritur tashmë në territoret e okupuara të Ukrainës.
Por gjetjet e publikuara të premten e kaluar nga shërbimi sekret i Koresë së Jugut NIS i japin çështjes një dimension tërësisht të ri - sipas këtyre të dhënave, Pheniani po përgatit deri në 12.000 ushtarë për luftën ruse kundër Ukrainës. Prej tyre, 1.500 janë transferuar tashmë në portin rus të Vladivostok. NIS tani madje po flet për 3.000 ushtarë të këtij vendi në Rusi. Sipas të njëjtave informacione, ata kanë marrë uniforma ruse për të fshehur identitetin e tyre. Ekipi i verifikimit të fakteve të DW ishte në gjendje të konfirmonte se pamjet e siguruara nga NIS tregojnë vendndodhje në Distriktin Ushtarak Lindor të Rusisë. As Rusia dhe as Koreja e Veriut ende nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht këto pretendime.
"Për momentin ka pak informacione konkrete, ka vetëm shumë spekulime jo specifike”, thotë Nico Lange, një bashkëpunëtor i lartë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MSC), në një intervistë për DW. Nuk ka dyshim se për disa kohë, domethënë menjëherë pas vizitës së Vladimir Putin në Phenian, ekuipazhet e ndërtimit të forcave të armatosura të Koresë së Veriut kanë qenë në territoret e pushtuara dhe janë aktive në Ukrainë."

Lange shpjegon: "Por nuk duhet nxjerrë automatikisht një përfundim nga ky informacion që qarkullon tani se 12 mijë ushtarë të Koresë së Veriut luftuan së bashku me rusët në Ukrainë. Kjo nuk është vënë re deri më tani".
Ukraina kërkon ndihmën e Perëndimit kundër aleancës së re të Putinit
Megjithatë, nga këndvështrimi ukrainas, ky është një zhvillim shqetësues. Ndërsa presidenti rus Putin e prezanton veten si mikpritës i kujdesshëm i samitit të BRICS të kësaj jave, Kievi është i shqetësuar për mbështetjen e mëtejshme. I ashtuquajturi "plani i fitores" i Presidentit Volodymyr Zelensky ka dështuar të gjenerojë ndonjë vrull. Ukraina duhet të frikësohet se Donald Trump, i cili dëshiron të ndërpresë ndihmën me armë, do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA në fillim të nëntorit. Ai kohët e fundit madje fajësoi Zelenskyn për pushtimin rus, në një podcast.
Vetë Zelensky e bëri të qartë gjatë fundjavës se partnerët e vendit të sulmuar nga Rusia duhet t'i përgjigjen "provave të qarta". "Ne nuk duhet të lejojmë që e keqja të rritet. Nëse bota hesht tani dhe nëse së shpejti shohim rregullisht ushtarë të Koresë së Veriut në front si dhe nëse rregullisht duhet të luftojmë kundër Shahedit (dronë kamikaze iraniane...), kjo nuk do t'i sjellë dobi askujt në botë dhe vetëm do ta zgjasë luftën", theksoi presidenti ukrainas.
Është thelbësore se si do të reagojë SHBA tani - në fund të fundit, Uashingtoni nuk është vetëm mbrojtësi më i madh i Ukrainës, por edhe fuqia mbrojtëse e Koresë së Jugut. SHBA është edhe anëtari më i rëndësishëm i NATO-s që flet hapur se ka "prova" për praninë e trupave të Koresë së Veriut në Rusi. Por ministri i Mbrojtjes Lloyd Austin është i rezervuar: "Çfarë po bëjnë saktësisht këta ushtarë atje? Kjo mbetet për t'u parë. Nëse ata synojnë të marrin pjesë në këtë luftë në emër të Rusisë, atëherë ky është një problem shumë, shumë serioz," tha ai në një takim në Romë.

Problemi është që ndoshta do të ndikojë më shumë në mandatin e administratës së ardhshme amerikane nën Donald Trump ose Kamala Harris. Eksperti i MSC Lange beson se edhe Evropa do të presë zgjedhjet në SHBA më 5 nëntor. "Për momentin, nuk i shoh vendet e mëdha në Evropë të bashkohen për të zhvilluar një strategji të përbashkët. Çfarë duam ne? Çfarë do të bëjmë kundër vetë Rusisë dhe kundër mbështetësve të Rusisë?".
Një zëdhënëse e NATO-s në Bruksel tha se nëse rezulton se këto trupa janë dërguar për të luftuar në Ukrainë, kjo paraqet "një përshkallëzim të rëndësishëm të mbështetjes së Koresë së Veriut për luftën e paligjshme të Rusisë dhe një shenjë të mëtejshme të humbjeve të Rusisë në vijën e frontit". Aleanca aktualisht po diskuton hapat e ardhshëm.
"Fakti që Evropa nuk ka reaguar ende ndaj vendosjes së supozuar të trupave të Koresë së Veriut është një lëshim fatal," thotë Roderich Kiesewetter, një ekspert gjerman i politikës së jashtme. Ai tha në Bundestag: "Shumë vende evropiane e kanë kërkuar këtë për një kohë të gjatë. Para së gjithash, Gjermania duhet të ndryshojë përfundimisht qëndrimin e saj për këtë çështje." Ai përsëriti kërkesat për të hequr kufizimet në gamën e armëve të dërguara në Ukrainë dhe duhet t'i dërgojë asaj sistemet më të fuqishme dhe duhet t'i bëjë një ftesë për anëtarësim në NATO.
Të mërkurën në mëngjes, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë thirri të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Koresë së Veriut - dhe i vuri në dukje diplomatit të Koresë së Veriut se siguria e Gjermanisë dhe rendi evropian i paqes kërcënohen nga mbështetja e mundshme e agresionit të Rusisë.

DW foli për koalicionin ruso-koreanoverior me Andrej Lankov, profesor i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Kokmin në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Ai thekson se nga pjesëmarrja e ushtarëve të Koresë së Veriut mund të përfitojë Rusia duke shmangur mobilizimet e mëtejshme. "Kjo luftë është e popullarizuar në Rusi, por vetëm nëse shumica e njerëzve nuk përfshihen në luftime dhe nëse lufta nuk ndikon në jetën e tyre të përditshme", theksoi Lankov. Sipas tij, në Rusi ka gjithnjë e më pak njerëz që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre, edhe nëse ju ofrohen përfitime financiare që parashikohen në kontratat ushtarake.
Nga ana tjetër, Koreja e Veriut kërkon para dhe teknologji nga Rusia. "Një ushtar me kontratë në ushtrinë ruse merr 2.000 dollarë në muaj plus një bonus që mund të jetë deri në 20.000 dollarë. Pheniani do të ishte i kënaqur me gjysmën e këtyre parave për çdo ushtar," thotë Lankov. Teknologjia moderne është po aq e kërkuar: "Në rrethana të tjera, Rusia nuk do të ishte kurrë e gatshme të ndante teknologjinë me një vend kaq të paqëndrueshëm, por tani nuk ka zgjidhje tjetër". Koreja e Veriut përfiton nga kjo.
Por ky ekspert beson se bashkëpunimi nuk do të zgjasë shumë. Pas përfundimit të luftës në Ukrainë, marrëdhëniet mund të kthehen në nivelin e mëparshëm, sepse atëherë Koreja e Veriut nuk do të ishte më interesante ekonomikisht për Moskën./ DW
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte një mik i veçan...
Rusia ka ndihmuar në përforcimin dhe përhapjen e pretendim...
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka sugjeruar se qe...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmërua...
Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republ...
Tim Walz shërbeu për dy mandate si guvernator i Mineso...
Ndërsa Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC)...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se ekz...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnik...
Një grup militant kurd e ka marrë përgjegjësinë të premten...
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Ley...
Rruga evropiane dhe avokimi për një Serbi evropiane janë s...
Hetuesit kanë përcaktuar se një kafkë e zbuluar në vitin 1...
Një ditë pasi Uashingtoni tha se 3,000 trupa të Koresë së ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u zotua se d...
Një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 38 persona në H...
Një grup monitorues i luftës në Siri tha më 25 tetor se su...
Dy kompanitë që kanë në pronësi dhe menaxhojnë anijen e ma...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten një direktivë që ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...