Biden nënshkruan direktivë mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për të mbrojtur sigurinë kombëtare
Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten një direktivë që ...

Dy kompanitë që kanë në pronësi dhe menaxhojnë anijen e mallrave që shkaktoi shembjen e urës pranë portit në Baltimore kanë rënë dakord që të paguajnë më shumë se 100 milionë dollarë për të zgjidhur pa gjyq një padi të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë, thanë të enjten zyrtarët.
Marrëveshja vjen një muaj pasi Departamenti i Drejtësisë ngriti padi ndaj firmës që ka në pronësi anijen “Dali”, “Grace Ocean Private Ltd.” dhe kompanisë që e menaxhon atë, “Synergy Marine Group”, që të dyja me seli në Singapor.
Aktpadia kërkonte një dëmshpërblim prej më shumë se 100 milionë dollarësh të shpenzuara nga qeveria amerikane për të pastruar mbetjet dhe rihapur portin e qytetit Baltimore.
“Kjo rezolutë siguron që kostot e përpjekjeve të qeverisë federale për pastrimin e kanalit “Fort McHenry” të përballohen nga firmat ‘Grace Ocean’ dhe ‘Synergy’ dhe jo nga taksapaguesit amerikanë”, tha në një deklaratë zoti Benjamin Mizer, zyrtari i tretë më i lartë në Departamentin e Drejtësisë.
Departamenti i Drejtësisë ngriti pretendimet se sistemet elektrike dhe mekanike në anijen Dali, nuk ishin mirëmbajtur siç duhet, duke çuar në avarinë që shkaktoi daljen e anijes nga kursi përpara se të përplasej me një këmbë të urës “Francis Scott Key” në muajin mars.
Shembja e një seksioni të urës shkaktoi pengesa për muaj të tërë të transportit komercial detar përmes portit të Baltimores përpara se rruga ujore të hapej plotësisht në muajin qershor.
Në fund të muajit mars, anija e mallrave Dali pësoi një avari elektrike rreth 10 orë përpara se të largohej nga porti i Baltimores dhe përsëri pak para se të përplasej me urën “Francis Scott Key” duke shkaktuar vdekjen e gjashtë punonjësve të mirëmbajtjes së urës, thanë hetuesit federalë në muajin maj.
Pasojat mund të kishin qenë shumë më të mëdha nëse policia nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të ndaluar trafikun. Brenda rreth 90 sekondash, pas paralajmërimit në radio të një dispeçeri se një anije masive mallrash kishte humbur kontrollin dhe po shkonte drejt urës, oficerët e policisë arritën të ndalonin trafikun e automjeteve në të dyja anët e urës.
Anija Dali nga Singapori, 299 metra e gjatë, po nisej nga porti i Baltimores për në Sri Lanka kur u përplas me urën.
Në fillim të qershorit, zyrtarët njoftuan rihapjen e kanalit “Fort McHenry”, pas pastrimit të rrënojave nga kanali 213 metra i gjerë dhe 15 metra i thellë.
Zyrtarët kanë thënë se shpresojnë që puna për ndërtimin e urës të përfundojë deri në vitin 2028./ Voa
Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten një direktivë që ...
Ushtria e Izraelit njoftoi të enjten vonë se pesë ushtarë ...
Grupi militant libanez Hezbollah po bën përpjekje të rrisë...
Në të gjithë vendin, rreth 14 milionë votues janë anëtarë ...
Shtetet e Bashkuara thonë se ka prova se ushtarë të Koresë...
Në Tiranë, Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi rregulla...
Presidenti rus Vladimir Putin kryesoi të enjten sesionin p...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit, e ka miratuar një t...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në D...
Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, ku po strehohen ...
Nga viti i ardhshëm Britania e Madhe do të ndalojë për...
Franca do t’i japë Libanit një paketë të ndihmës në vl...
Mbrojtja ukrainase ka rrëzuar 40 nga 50 dronët që lëshoi R...
Ushtria izraelite ka akuzuar gjashtë gazetarë të mediumit ...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi ...
Ndërsa miliona amerikanë u drejtohen qendrave të votimit, ...
Greqia e goditur nga zjarret është përballur këtë vit me k...
Autorët e sulmit në selinë e Kompanisë shtetërore turke të...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...