Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Shtetet e Bashkuara thonë se ka prova se ushtarë të Koresë së Veriut kanë shkuar në Rusi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carla Babb konfirmimi nga zyrtarët amerikanë erdhi një ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se dy njësi ushtarake të Koresë së Veriut po stërviten në Rusi mesa duket për t’u dërguar në frontin e luftës në Ukrainë.
Zyrtarët amerikanë thonë se është e paqartë nëse, kur dhe si trupat e Koresë së Veriut që gjenden në Rusi mund të përfshihen në luftën kundër Ukrainës.
“Çfarë po bëjnë saktësisht? Mbetet për t'u parë”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.
Përfshirja e disa mijëra trupave të Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë mund të ketë ndikim të vogël në fushën e betejës. Por analistët thonë se implikimet politike do të ishin shumë të mëdha.
“Koreja e Veriut duket se po lëviz nga një partneritet strategjik me Rusinë, që siguron armë në mbështetje të luftës së Moskës, pa marrë pjesë vetë në fushën e betejës, në një partner që merr pjesë në luftë. Kjo e bën marrëdhënien midis Rusisë dhe Koresë së Veriut një aleancë”, thotë Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.
Shtëpia e Bardhë ngriti shqetësimin për këtë marrëdhënie që e quajti të pamatur dhe të rrezikshme.
“Shqetësimi nuk është vetëm për luftën në Ukrainë, por ndikimi që kjo mund të ketë në rajonin e Indo-Paqësorit, dhe nga kjo në një farë mase përfiton (udhëheqësi koreano verior) Kim Jong Un”, tha të mërkurën John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Zoti Kirby tha se Uashingtoni do të kontaktojë Pekinin për të mësuar se si e sheh Kina këtë veprim. Ai gjithashtu bëri një paralajmërim për Phenianin:
“Nëse ushtarët e Koresë së Veriut vendosin të përfshihen në luftën kundër Ukrainës, ata bëhen objektiv ushtarak”.
Përsa i përket Rusisë, zoti Kirby tha se përfshirja e trupave të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës do të ishte një shenjë e dëshpërimit dhe dobësisë së Presidentit Vladimir Putin.
“Nëse ai detyrohet të kërkojë ushtarë në një vend të huaj, mendoj se kjo flet shumë sa e pasigurt, sa e paqëndrueshme është gjendja në të cilën ndodhet”.
Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të vendosin sanksione të reja në ditët në vijim që synojnë individët dhe grupet jashtë Rusisë që kanë mbështetur luftën e Rusisë./ VOA
Në Tiranë, Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi rregulla...
Presidenti rus Vladimir Putin kryesoi të enjten sesionin p...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit, e ka miratuar një t...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në D...
Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, ku po strehohen ...
Nga viti i ardhshëm Britania e Madhe do të ndalojë për...
Franca do t’i japë Libanit një paketë të ndihmës në vl...
Mbrojtja ukrainase ka rrëzuar 40 nga 50 dronët që lëshoi R...
Ushtria izraelite ka akuzuar gjashtë gazetarë të mediumit ...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi ...
Ndërsa miliona amerikanë u drejtohen qendrave të votimit, ...
Greqia e goditur nga zjarret është përballur këtë vit me k...
Autorët e sulmit në selinë e Kompanisë shtetërore turke të...
Këtë javë në Uashington, Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi...
3 persona shpërthyen një bombë dhe qëlluan me armë zjarri ...
Shumë është raportuar në vitet e fundit për progresin e që...
Kryeministri nacionalist Viktor Orban i ka paralajmëruar h...
Ankaraja u trondit këtë të mërkurë nga sulmi i papritur te...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...