Gjeloshaj: Ka përpjekje për të penguar integrimin evropian të Malit të Zi
Këtë javë në Uashington, Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi...

Autorët e sulmit në selinë e Kompanisë shtetërore turke të Aviacionit (TUSAS) që ndodhet në Ankara me shumë gjasa janë anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), tha të mërkurën para gazetarëve Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.
Ai shtoi se numri i të vdekurve si pasojë e sulmit ka shkuar tashmë në pesë.
Po kështu 14 persona u plagosën në atë që qeveria e quajti një sulm terrorist.
Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe një shpërthim në një vend pranë Ankarasë.
Më herët Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se dy personat që kryen sulmin ishin vrarë në vendngjarje, duke shtuar se tre nga të plagosurit ndodheshin në gjendje kritike për jetën.
Në median turke u transmetuan pamjet e personave të armatosur duke hyrë në ndërtesën e TUSAS-it.
Në një konferencë në kuadër të takimit të grupit ekonomik BRICS që mbahet në Kazakistan, Presidenti turk Tajip Erdogan me në krah Presidentin Vladimir Putinin e dënoi sulmin.
Zoti Erdogan pranoi gjithashtu ngushëllimet e zotit Putin.
Po kështu sulmi u dënua nga NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Në një postim në median sociale X, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se aleanca ushtarake qëndron krah aleatit të saj, Turqisë.
"Njoftimet për të vdekur dhe të plagosur në Ankara janë thellësisht shqetësuese. NATO qëndron krah aleatit të saj, Turqisë. Ne dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe po monitorojmë nga afër zhvillimet", shkruante ai.
Identiteti i autorëve të sulmit mbetet ende i paqartë.
Deri tani asnjë grup nuk kishte marrë përgjegjësinë mbi ngjarjen. Agjencia shtetërore ‘Anadolu’ njoftoi se prokurorët kishin nisur një hetim mbi sulmin.
Disa media pretenduan se bëhej fjalë për një sulm vetëvrasës dhe se brenda ndërtesës kishte pengje, por zyrtarët nuk e konfirmuan një gjë të tillë.
Dëshmitarët i thanë agjencisë ‘Reuters’ se punonjësit brenda ndërtesës ishin marrë nën mbrojtjen e autoriteteve dhe se askush nuk ishte lejuar të largohej për disa orë.
Të tjerë dëshmitarë thanë se kishin dëgjuar shpërthime në dalje të ndryshme të ndërtesës ndërsa punonjësit e kompanisë që kishin përfunduar orarin zyrtar të punës, po largoheshin.
Dëshmitarët më vonë thanë se evakuimi i personelit nga selia e TUSAS-it kishte filluar dhe se autobusë të mbushur me njerëz ishin lejuar të largoheshin me përfundimin e operacionit.
Televizionet transmetuan pamje të një porte të dëmtuar dhe shkëmbim zjarri në një parkim. Po kështu pamjet tregonin sulmuesit e armatosur teksa hynin në ndërtesë me çanta shpine në kurriz. Më vonë u panë të mbërrijnë ambulanca dhe helikopterë.
TUSAS-i është kompania më e madhe prodhuese e mjeteve ajrore në Turqi, mes tyre helikopterë luftarakë dhe civilë. Ajo po prodhon edhe avionin e parë luftarak të vendit, KAAN.
Kompania në pronësi të qeverisë turke ka një personel prej më shumë se 10,000 punonjësish./ VOA
Këtë javë në Uashington, Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi...
3 persona shpërthyen një bombë dhe qëlluan me armë zjarri ...
Shumë është raportuar në vitet e fundit për progresin e që...
Kryeministri nacionalist Viktor Orban i ka paralajmëruar h...
Ankaraja u trondit këtë të mërkurë nga sulmi i papritur te...
Një shpërthim dhe sulm me armë ndodhi pasditen e sotme në ...
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, foli në kon...
Një prej pyetjeve që iu drejtua pasditen e sotme presi...
Mediat turke kanë publikuar fotot e para të terroristëve q...
Disa shpërthime dhe të shtëna armësh janë regjistruar pasd...
Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Roj...
Komisioni Europian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti do ...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vizituar ba...
Izraeli tha se në një nga sulmet ajrore që ka kryer në per...
Nëse Koreja e Veriut është në gjendje të përfshihet në...
Përpjekjet e kundërshtarëve të SHBA-së për të krijuar përç...
Në kujtimet e publikuara tetë muaj pasi vdiq në burg, udhë...
Kanë mbetur dy javë nga dita e votimit për zgjedhjet presi...
Presidenti i Kinës Xi Jinping, Kryeministri i Indisë Naren...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...