Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Izraeli tha se në një nga sulmet ajrore që ka kryer në periferi të Bejrutit më herët gjatë këtij muaji është vrarë një zyrtar i Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – që gjerësisht pritej të zëvendësonte udhëheqësin e kamotshëm të grupit, Hassan Nasrallah, i cili u vra gjatë një sulmi izraelit muajin e kaluar.
Nuk ka pasur një konfirmim të menjëhershëm nga Hezbollahu lidhur me fatin e Hashem Safieddine, një klerik i fuqishëm, i cili pritej të zëvendësonte Nasrallahun në krye të grupit.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka futur në listën e tij të zezë krahun ushtarak, por jo dhe partinë politike të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.
Safieddine u vra në fillim të tetorit gjatë një sulmi që la të vrarë edhe 25 udhëheqës të tjerë të Hezbollahut, tha Izraeli.
Izraeli muajve të fundit ka vrarë shumë udhëheqës të lartë të Hezbollahut gjatë sulmeve që ka kryer në jug të Libanit, duke shkaktuar kaos në këtë grup.
Javën e kaluar, Izraeli vrau edhe Yahya Sinwarin, udhëheqësin e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – gjatë një operacioni në Gazë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që qëndroi në Izrael të martën kur u takua me udhëheqësit shtetërorë, tha se duhet të “kapitalizohet” vdekja e Sinwarit si një mundësi për t’i dhënë fund luftës në Gazë dhe për të arritur lirimin e pengjeve që u morën gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit, sulm që nxiti luftën. Kryediplomati amerikan po ashtu kërkoi që Izraeli të bëjë më shumë për të ndihmuar në rritjen e dërgesave humanitare për palestinezët.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.
Që kur ka nisur lufta në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi. Por, në fillim të tetorit situata u përshkallëzua dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut./REL
Nëse Koreja e Veriut është në gjendje të përfshihet në...
Përpjekjet e kundërshtarëve të SHBA-së për të krijuar përç...
Në kujtimet e publikuara tetë muaj pasi vdiq në burg, udhë...
Kanë mbetur dy javë nga dita e votimit për zgjedhjet presi...
Presidenti i Kinës Xi Jinping, Kryeministri i Indisë Naren...
Banorë me të drejtë vote të 50 shteteve do të votojnë në z...
Polonia do ta mbyllë konsullatën ruse në qytetin e saj per...
Hezbollahu e ka marrë përgjegjësinë për një sulm me dronë ...
Qeveria gjermane shpreson të krijojë kornizën që Gjerm...
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken u takua në Izrael me K...
Policia e Kosovës tha se gjatë një operacioni ka ndaluar n...
Ish-Presidenti i Perusë, Alejandro Toledo, u shpall fa...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 22 tetor ...
Tre civilë janë vrarë në orët e para të 22 tetorit gjatë s...
Garda Civile e Salamankës në Spanjë, në kuadër të operacio...
Hezbollahu ka gjuajtur një breshëri raketash në Izraelin q...
Koreja e Veriut nuk ka dërguar ushtarë në Rusi për të ndih...
Ministria e Shëndetësisë në Liban ka njoftuar se 4 persona...
Këtë javë në qytetin e Kazanit, presidenti Putin do të...
I dërguari amerikan Amos Hochstein ishte të hënën në Bejru...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...