Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Rruga evropiane dhe avokimi për një Serbi evropiane janë shumë të rëndësishme për përparimin e vendit, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas një takimi me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, të premten në Beograd.
Ai theksoi se Serbia do të punojë “me përkushtim” në rrugën drejt integrimit evropian.
Vuçiç u takua me shefen e KE-së Von der Leyen, e cila po qëndron në Serbi si pjesë e turneut të saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë takimi, ata diskutuan edhe për situatën gjeopolitike, për çështjen e Kosovës dhe për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE).
Presidenti serb tha gjithashtu se Von der Leyen i kërkoi Serbisë të ketë "përputhje shumë më të madhe me politikat e jashtme të BE-së".
Megjithatë, Vuçiç e përsëriti gjithashtu se Serbia do të mbajë marrëdhënie tradicionalisht të mira edhe me vendet e tjera.
Negociatat për anëtarësim mes Beogradit dhe Brukselit janë praktikisht të ngrira tash e disa vite, për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.
Serbia thotë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por ajo nuk po pranon të rreshtohet përkrah Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, ndërsa përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.
Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian prej vitit 2012. Ajo filloi negociatat e anëtarësimit në janar 2014, por prej dhjetorit 2021, ajo nuk ka hapur asnjë grupim.
Vendeve kandidate u kërkohet t’i përputhin politikat e veta të jashtme dhe të sigurisë me ato të Bashkimit. Në momentin e anëtarësimit në BE, harmonizimi duhet të jetë i plotë.
Ursula von der Leyen deklaroi se Serbia është "një nga vendet më të përparuara në procesin e anëtarësimit" dhe se ka një "bazë të fortë për t'u bërë anëtare e BE".
Ajo shtoi se prania e saj në Beograd “është një shenjë e qartë se unë besoj se e ardhmja e Serbisë është në BE”.
Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2.
Por, Vuçiç paralajmëroi se deri në fund të vitit është e mundur hapja e një kapitulli të ri.
“Ky do të ishte një sinjal i rëndësishëm se Serbia po përparon në rrugën evropiane”, tha Vuçiç.
Vuçiç gjithashtu njoftoi tha se së shpejti do të rihapet Ambasada e Serbisë në Kiev.
Ambasada e Serbisë në Ukrainë mbyllet përkohësisht në fillim të marsit 2022, për shkak të mbrojtjes së sigurisë së personelit./ REL
Hetuesit kanë përcaktuar se një kafkë e zbuluar në vitin 1...
Një ditë pasi Uashingtoni tha se 3,000 trupa të Koresë së ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u zotua se d...
Një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 38 persona në H...
Një grup monitorues i luftës në Siri tha më 25 tetor se su...
Dy kompanitë që kanë në pronësi dhe menaxhojnë anijen e ma...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten një direktivë që ...
Ushtria e Izraelit njoftoi të enjten vonë se pesë ushtarë ...
Grupi militant libanez Hezbollah po bën përpjekje të rrisë...
Në të gjithë vendin, rreth 14 milionë votues janë anëtarë ...
Shtetet e Bashkuara thonë se ka prova se ushtarë të Koresë...
Në Tiranë, Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi rregulla...
Presidenti rus Vladimir Putin kryesoi të enjten sesionin p...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit, e ka miratuar një t...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në D...
Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, ku po strehohen ...
Nga viti i ardhshëm Britania e Madhe do të ndalojë për...
Franca do t’i japë Libanit një paketë të ndihmës në vl...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...