Izraeli e ndalon agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë
Izraeli e kaloi të hënën një ligj i cili ia ndalon punën n...

Luftërat e Izraelit në Rripin e Gazës dhe Liban kanë përçarë marrëdhëniet e tij me Evropën, aleaten tradicionale.
Shtetet evropiane e kanë kritikuar Izraelin për luftën shkatërruese në enklavën palestineze, dhe për bombardimet ajrore e ofensivën tokësore në Liban.
Çdo herë e më shumë rriten thirrjet për vënien e embargos ndaj armëve për Izraelin, sanksioneve ndaj anëtarëve të Qeverisë izraelite që i përkasin së djathtës ekstreme, dhe që Bashkimi Evropian të rishikojë marrëveshjen me Izraelin për tregti.
Pier Camillo Falasca, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën e Informacionit Euro-Gulf në Romë, tha se kjo është "gjendja më e keqe e marrëdhënieve" mes Izraelit dhe Evropës.
Rritja e tensioneve
Në maj, Spanja, Irlanda, dhe Norvegjia e kanë njohur edhe zyrtarisht shtetin palestinez, çka ka nxitur kritika të ashpra prej Izraelit.
Ato u janë bashkuar tetë shteteve të tjera në bllokun me 27 vende anëtare, që tashmë e njohin shtetin palestinez.
Ky hap simbolik është bërë me qëllim të fokusimit të vëmendjes në negociata, për t’i dhënë fund konfliktit në mes të Izraelit dhe Hamasit, grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Më herët këtë muaji, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se shteti i saj ka vendosur embargo në armë për Izraelin, prej nisjes së luftës në Gazë, në tetor të vitit 2023.
Italia është furnizuesja e tretë më e madhe e armëve për Izraelin.
Izraeli ka nisur ofensivën në Gazë disa javë pasi Hamasi ka kryer sulm të pashembullt në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 izraelitë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje më herët gjatë vitit që të ketë ndalesë të dërgimit të armëve në Izrael.
Parisi ka vendosur kufizime në eksportin e disa armëve dhe municioneve në Izrael.
Në korrik të këtij viti, BE-ja ka sanksionuar për herë të parë disa kolonë izraelitë për “abuzime sistematike të të drejtave të njeriut”, kundër palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, dhe për bllokim të ndihmës humanitare në Gazë.
Ndërkohë, disa liderë evropianë kanë bërë thirrje që BE-ja të rishikojë Marrëveshjen e saj të Asociimit me Izraelin, duke argumentuar se Izraeli është duke shkelur pikën e marrëveshjes që flet për të drejtat e njeriut në Gazë.
Britania, e cila nuk është më pjesë e BE-së, ka thënë se është duke konsideruar sanksionimin e disa ministrave izraelitë të krahut të djathtë.
“Krejtësisht e paarsyeshme”
Falasca ka thënë se numri i të vdekurve nga lufta në Gazë – mbi 42.000 njerëz, kryesisht civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze – e ka ndryshuar opinionin publik evropian.
Ai ka thënë se shumë banorë të kontinentit e shohin luftën e Izraelit si “joproporcionale dhe krejtësisht të paarsyeshme”.
Sipas tij, shumë evropianë besojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të kishte çuar përpara një “strategji më humanitare dhe më racionale për të luftuar Hamasin, pa e shkatërruar gjithë territorin e Gazës”, pjesa më e madhe e së cilës tani është gërmadhë.
Falasca ka thënë se pika e kthesës për shumë shtete evropiane ka qenë kur Izraeli ka sulmuar dhe plagosur pjesëtarë të forcës paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në jug të Libanit.
Franca, Italia, Irlanda dhe Spanja kontribuojnë me angazhim të trupave në Forcën e Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL).
Më 19 tetor, 16 ministra të Mbrojtjes të BE-së, kanë bërë thirrje për “presion maksimal politik dhe diplomatik ndaj Izraelit”, për t’i parandaluar sulmet tjera.
Bombardimet izraelite, që kanë shënjestruar Hezbollahun në jug të Libanit, kanë vrarë mbi 2.500 njerëz, kryesisht civilë, dhe kanë detyruar zhvendosjen e 1.2 milion tjerëve.
Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.
Nimrod Goren, hulumtues i lartë për çështje izraelite në Institutin për Lindje të Mesme, me seli në Uashington, ka thënë se protestat nëpër rrugët e Evropës dhe thirrjet për bojkotim të Izraelit në fushat akademike dhe kulturore, kanë krijuar përshtypjen që “diçka po lëviz”.
Megjithatë, “në nivel qeveritar, ndikimi është më i vogël sesa që shihet në hapësira jozyrtare”, ka thënë ai.
Cohen ka thënë se vendet anëtare të BE-së janë thellësisht të ndara për kufizim apo bllokim të tregtisë me Izraelin.
Ai ka thënë se kombet e fuqishme, sikurse Gjermania, ende e mbështesin fuqishëm Izraelin.
Falasca ka thënë se konfliktet dhe rritja e tensioneve në Lindje të Mesme kanë pasur ndikim direkt në Evropë, përfshirë çrregullimin e transportit ndërkombëtar të mallrave, si dhe në rritje të çmimeve të naftës.
“Qeveritë evropiane janë duke e kuptuar se duhet të jenë më proaktive në Lindje të Mesme, në krahasim me të kaluarën”, ka thënë ai./REl
Izraeli e kaloi të hënën një ligj i cili ia ndalon punën n...
Irani ekzekutoi shtetasin iraniano-gjerman Jamshid Sharmah...
Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një pr...
NATO-ja konfirmoi të hënën se trupa koreano-veriore janë d...
Republikani Donald Trump mbajti të dielën fjalimin përmbyl...
Mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit të hënën për...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritu...
Volkswagen i ka njoftuar përfaqësuesit e punëtorëve se dës...
Më shumë se 43.000 palestinezë, mbi gjysma gra dhe fëmijë,...
Përpjekjet globale për t’i luftuar ndryshimet klimatike nu...
Etiketimi i petrosheteve si mikpritës të papërshtatshëm ës...
Presidentja properëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvi...
Sipas raportimeve të mediave amerikane hakerat kinezë kanë...
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, pret përgjigje...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opoz...
Një delegacion i nivelit të lartë nga Koreja e Jugut do të...
Vëzhguesit evropianë thanë sot se zgjedhjet në Gjeorgji u ...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmër...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izrae...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...