Persona të armatosur bastisin fshatin në Nigeri/ Vrasin të paktën 30 persona
Disa persona të armatosur kanë sulmuar një fshat në Nigeri...

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të respektohet vullneti i popullit venezuelian, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara rrëzuan Presidentin Nicolas Maduro, duke thënë se kjo ishte e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën.
Duke folur në emër të 26 vendeve (të gjitha shteteve anëtare përveç Hungarisë), shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaia Kallas u bëri thirrje të gjithë aktorëve të tregojnë qetësi dhe përmbajtje në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi dhe të sigurohet një zgjidhje paqësore e krizës.
"Respektimi i vullnetit të popullit venezuelian mbetet e vetmja mënyrë që Venezuela të rivendosë demokracinë dhe të zgjidhë krizën aktuale", thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Deklarata e plotë e Bashkimit Evropian:
Bashkimi Evropian bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët e përfshira, me qëllim që të shmanget përshkallëzimi dhe të sigurohet një zgjidhje paqësore e krizës.
BE-ja kujton se, në të gjitha rrethanat, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të respektohen. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbajnë një përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e këtyre parimeve, si themeli i arkitekturës ndërkombëtare të sigurisë.BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se Nicolas Maduro nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe ka mbështetur një tranzicion paqësor drejt demokracisë, të udhëhequr nga Venezuela, duke respektuar sovranitetin e vendit. E drejta e popullit venezuelian për të përcaktuar të ardhmen e vet duhet të respektohet.
Bashkimi Evropian ndan përparësinë e luftimit të krimit të organizuar ndërkufitar dhe trafikut të drogës, të cilat përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë globale. Në të njëjtën kohë, BE thekson se këto sfida duhet të adresohen përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm, në respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të integritetit dhe sovranitetit territorial.Ne jemi në kontakt të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si dhe me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, për të mbështetur dhe lehtësuar dialogun me të gjitha palët e përfshira, me qëllim një zgjidhjeje të negociuar, demokratike, gjithëpërfshirëse dhe paqësore të krizës, të udhëhequr nga vetë venezuelasit.
Respekti për vullnetin e popullit venezuelian mbetet e vetmja rrugë për rivendosjen e demokracisë dhe zgjidhjen e krizës aktuale në vend.
Në këtë moment kritik, është thelbësore që të gjitha palët e përfshira të respektojnë plotësisht të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare. Të gjithë të burgosurit politikë që aktualisht mbahen të ndaluar në Venezuelë duhet të lirohen pa kushte.
Autoritetet konsullore të shteteve anëtare të BE-së po koordinohen ngushtë për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të BE-së, përfshirë ata që mbahen të ndaluar ilegalisht në Venezuelë. /CNA
Disa persona të armatosur kanë sulmuar një fshat në Nigeri...
Trupat e 16 viktimave të tjera në zjarrin që shpërtheu në ...
Dy persona kanë humbur jetën pasi rrufeja goditi një grup ...
Në qytete anembanë botës janë zhvilluar protesta për ndërh...
Një incident i ri është regjistruar në detin Baltik. Kryem...
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez është ca...
Greqia ka hapur sërish hapësirën e saj ajrore pas një mbyl...
Një zyrtar i lartë venezuelian ka deklaruar sot se qeveria...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka hedhur poshtë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se sapo t...
Ambasadori i Danimarkës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Më shumë se 35,000 familje në Berlinin jugperëndimor kanë ...
Avionët luftarakë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore i j...
Të paktën 25 persona janë mbytur, ndërsa 14 rezultojnë të ...
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur reagime të për...
Greqia ka mbyllur përkohësisht hapësirën e saj ajrore për ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka kritikuar të ...
Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro është arrestua...
Pas kapjes së Presidentit Nicolás Maduro gjatë një operaci...
Presidenti Nicolás Maduro ndodhet në paraburgim në New Yor...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...