Fundi i përpjekjes/ Artistët e tatuazheve në Korenë e Jugut tashmë punojnë të lirë
Pas më shumë se tre dekadash luftë për legjitimitet, artis...

Shtëpia e Bardhë publikoi të premten në mbrëmje rezultatet e kontrollit mjekësor të presidentit Donald Trump, duke shpërndarë një raport nga mjeku i tij personal, i cili thekson se presidenti gëzon shëndet të shkëlqyer.
Mjeku bëri me dije se presidenti është plotësisht i aftë për të kryer të gjitha detyrat e Komandantit të Përgjithshëm dhe Kreut të Shtetit.
“Presidenti Trump mbetet në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, duke demonstruar funksion të fortë kardiak, pulmonar, neurologjik dhe fizik në përgjithësi. Performanca njohëse dhe fizike është e shkëlqyer. Ai është plotësisht i aftë për të kryer të gjitha detyrat e Komandantit të Përgjithshëm dhe Kreut të Shtetit” shkroi mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Sean Barbabella.
Sipas raportit, gjatë ekzaminimit presidentit iu ofruan dhe udhëzime për dietën, rekomandim për marrjen e aspirinës në dozë të ulët, rritjen e aktivitetit fizik dhe vazhdimin e humbjes së peshës.
Mjeku bëri të ditur se Trump është 1.90 metra i gjatë dhe peshon 108 kilogramë. Në kontrollin e kryer në prill të vitit të kaluar, ai peshonte 102 kilogramë.
Vizita në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed, ishte hera e tretë që Trump i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në këtë institucion që nga inaugurimi i tij si presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-së.
Menjëherë pas ekzaminimit, Trump shkroi në rrjetin social Truth Social, ku shkroi: “Gjithçka rezultoi PËRSOSHMËRISHT.”
Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025, shqetësimet e dukshme shëndetësore dhe spekulimet mbi gjendjen e tij kanë shtyrë administratën të publikojë më shumë informacion mbi gjendjen fizike të presidentit.
Shtëpia e Bardhë kishte bërë të ditur se ënjtja në këmbë dhe kyçe, e vërejtur verën e kaluar, ishte pasojë e insuficiencës kronike venoze, një gjendje ku valvulat e disa venave nuk funksionojnë siç duhet, duke lejuar grumbullimin e gjakut.
Në raportin e së premtes, mjeku i presidentit shkroi se gjatë kontrollit të fundit “u vu re një ënjtje e lehtë në pjesën e poshtme të këmbëve, me përmirësim krahasuar me vitin e kaluar”.
Presidenti ka shfaqur gjithashtu mavijosje të dukshme në duar gjatë mandatit të tij të dytë. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ato janë rezultat i shtrëngimeve të shpeshta të duarve dhe janë mbuluar në fotografi me produkte kozmetike.
Ndërkohë sipas raportit mjekësor, Trump iu nënshtrua edhe një ekzaminimi të plotë neurologjik, i cili tregoi gjendje normale mendore, funksionim të paprekur të nervave kranialë, si dhe forcë, ndjeshmëri, reflekse, ecje dhe ekuilibër normal.
Lidhur me shëndetin e zemrës, mjeku deklaroi se një analizë e elektrokardiogramës (EKG) e mbështetur nga inteligjenca artificiale vlerësoi se mosha kardiake e presidentit është rreth 14 vjet më e re se mosha e tij biologjike.
Trump iu nënshtrua gjithashtu testit Montreal Cognitive Assessment (MoCA), një test 10-minutësh që përdoret për të identifikuar dëmtime të lehta njohëse dhe fazat e hershme të demencës. Sipas mjekut, presidenti mori rezultatin maksimal prej 30 pikësh nga 30 të mundshme. /CNA
Pas më shumë se tre dekadash luftë për legjitimitet, artis...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe partnerja e tij e...
Forcat ushtarake të Ukrainës po intensifikojnë fushatën e ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një takim me ...
Në fjalimin e tij të shtunën në Dialogun Shangri-La në Sin...
Një avion pasagjerësh që fluturon me 500 nyje shpejtësi (5...
Popullsia e Japonisë ka rënë me më shumë se 3 milionë në p...
Katër vende të Bashkimit Europian po i kërkojnë Komisionit...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar pak minut...
Një zjarr në një vagon treni pranë Stacionit Penn të Nju J...
Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore po vuan nga një val...
Zyrtarët ushtarakë izraelitë dhe libanezë do të zhvillojnë...
Disa media amerikane dhe ndërkombëtare kanë raportuar se S...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka reaguar l...
Britania e Madhe do të nisë përdorimin e teknologjisë së i...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se...
Disa herë tashmë është thënë se SHBA-ja dhe Irani ndodhen ...
Financimi i ndihmës për zhvillimin, dhe si rrjedhojë edhe ...
NATO dhe Bashkimi Europian kanë dënuar sulmin me dron rus ...
Një dron rus ka hyrë në hapësirën ajrore rumune dhe u rrëz...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...