Netanyahu: Kam udhëzuar ushtrinë të rrisë në 70% kontrollin në Rripin e Gazës
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se...

Britania e Madhe do të nisë përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale në kufijtë e saj për njohjen e fytyrës, me qëllim identifikimin e migrantëve të rritur që pretendojnë se janë të mitur. Një kompani softuerësh ka fituar kontratën për zhvillimin dhe testimin e teknologjisë, e cila do të vlerësojë moshën e personave duke analizuar fotografitë e tyre të realizuara në pikat kufitare.
Ministria e Brendshme britanike deklaroi se teknologjia do ta bëjë më të lehtë identifikimin e migrantëve të rritur që po përpiqen të manipulojnë sistemin, pasi testimet fillestare kanë treguar rezultate premtuese dhe saktësi të lartë. Megjithatë, organizata Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje qeverisë britanike të heqë dorë nga projekti, duke e cilësuar atë si “teknologji të paprovuar” që mund të cenojë të drejtat dhe mbrojtjen ligjore të fëmijëve vulnerabël.
Sipas rregullave në Britani, migrantët e pashoqëruar që konsiderohen të mitur trajtohen përmes sistemit të kujdesit social dhe jo sistemit të azilit, gjë që mund t’ua lehtësojë qëndrimin në vend. Vendimi për përdorimin e kësaj teknologjie vjen pas rritjes së vazhdueshme të numrit të emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla dhe kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas të dhënave zyrtare, 111,084 persona kërkuan azil në Britani gjatë vitit që përfundoi në qershor 2025, një rritje prej 14% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, në periudhën që përfundoi në mars 2026, më shumë se 6,400 migrantë që pretendonin se ishin fëmijë iu nënshtruan verifikimit të moshës në kufi, ku 43% rezultuan të ishin të rritur.
Një raport i inspektorit të pavarur të emigracionit në Britani kishte evidentuar raste ku migrantë të rritur ishin klasifikuar si fëmijë, por edhe raste ku fëmijë të vërtetë ishin identifikuar gabimisht si të rritur. Raporti theksonte se, në mungesë të një testi “plotësisht të sigurt”, është e pashmangshme që disa vlerësime të moshës të jenë të pasakta, çka mund t’u mohojë fëmijëve të drejtat dhe mbrojtjen që u takon me ligj.
Qeveria britanike kishte paralajmëruar që vitin e kaluar planet për përdorimin e inteligjencës artificiale për këtë qëllim, ndërsa këtë javë kontrata iu dha kompanisë Akhter Computers Ltd me seli në Harlow. Projekti do të kushtojë 322 mijë paund gjatë tre viteve dhe teknologjia pritet të testohet fillimisht në raste reale në qendrën e përpunimit të migrantëve “Western Jet Foil” në Dover, gjatë vitit të ardhshëm. /CNA
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se...
Disa herë tashmë është thënë se SHBA-ja dhe Irani ndodhen ...
Financimi i ndihmës për zhvillimin, dhe si rrjedhojë edhe ...
NATO dhe Bashkimi Europian kanë dënuar sulmin me dron rus ...
Një dron rus ka hyrë në hapësirën ajrore rumune dhe u rrëz...
Kur një qeveri shpërndan para publike në prag të zgjedhjev...
Parlamenti i Islandës miratoi një referendum më 29 gusht m...
Negociatorët e SHBA-së dhe Iranit kanë rënë dakord për një...
Benjamin Netanyahu ka thënë se i ka dhënë urdhër ushtrisë ...
Franca do të fillojë të rimbursojë ilaçet për humbje peshe...
Portugalia ka regjistruar një ditë të re më të nxehtë në m...
Kulmi i demokracisë ndodh në Gjermani. Kundërshtarët organ...
Një armëpushim "i varur në fije". Një proces diplomatik "d...
Hetuesit e antimafias në Itali kanë sekuestruar para të ga...
Parlamenti ukrainas ratifikoi të enjten marrëveshjen e arr...
Për gati 180 vjet pasi Franca hoqi skllavërinë, “Code Noir...
Bashkimi Evropian i ka vënë një gjobë prej 200 milionë eur...
Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në një stacion ...
Krerët e diplomacisë së vendeve të BE-së mblidhen në Qipro...
Autoritetet e Kosovës të enjten në mëngjes morën nën kontr...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...