web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kulmi i demokracisë ndodh në Gjermani/ Kundërshtarët protestojnë vetëm 10 m larg njëri-tjetrit

28 Maj 2026, 18:53, Kosova & Bota CNA

Kulmi i demokracisë ndodh në Gjermani/ Kundërshtarët

Kulmi i demokracisë ndodh në Gjermani. Kundërshtarët organizojnë protesta dhe shprehin qëndrimet e tyre publike vetëm 10 metra larg njëri-tjetrit.

Siç e shihni dhe në videon e siguruar nga CNA, e xhiruar ditën e sotme në qytetin gjerman të Këlnit, në fillim të planeve duken disa mbështetës të Izraelit, që flasin gjermanisht.


Dhjetë metra më poshtë, siç mund ta shihni dhe nga pamjet, shikon një grup më të madh qytetarësh që sërish flasin në gjuhë gjermane, për Gazën, kundër Izraelit.

Flasin për luftën në Lindjen e Mesme, kryesisht të përpqendruar te çështja e Palestinës dhe Gazës.

Mes këtyre dy grupeve siç shihet janë disa furgonë policie të cilët në fakt nuk ndajnë, por rrinë në pjesën anësore.

Kjo është demokracia, ky është thelbi i një qytetarie europiane. Të dyja palët protestojnë. Janë për të drejtat e tyre. Janë në një distancë vetëm 10 metra. Secili thotë fjalën e tij, qytetarët dëgjojnë atë që u intereson.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga