Heqja e kufizimeve të internetit zbulon pakënaqësitë e iranianëve për inflacionin e ushqimit
Heqja e pjesshme e kufizimeve të internetit në Iran ka zbu...

Rreth 500.000 ushtarë rusë besohet se janë vrarë gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska, që nisi më 2022, tha një zyrtare e lartë e inteligjencës britanike, në kohën kur luftimet kanë arritur pothuajse në ngërç.
Shifra u bë publike më 27 maj, gjatë një fjalimi të Anne Keast-Butler, drejtoreshës së GCHQ-së, agjencisë kryesore britanike për inteligjencën dhe sigurinë kibernetike. Ajo përputhet me vlerësime të tjera të bëra muajt e fundit nga qeveri perëndimore dhe organizata të pavarura mediatike.
Keast-Butler përsëriti paralajmërimet e tjera të Qeverisë britanike se Rusia po “shënjestron pareshtur infrastrukturën kritike, proceset demokratike, zinxhirët e furnizimit dhe besimin publik” në Britani dhe në mbarë Evropën.
GCHQ është njësia kryesore britanike për inteligjencë, e ngjashme me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara.
Keast-Butler tha se GCHQ po përqendrohet në mbrojtjen e kabllove dhe tubacioneve nënujore që lidhin Britaninë me pjesën tjetër të botës, si dhe në luftimin e “sabotazheve dhe përpjekjeve për atentate”.
Ajo shtoi se autoritetet po përpiqen të pengojnë përpjekjet ruse për të kontrabanduar teknologji perëndimore, duke anashkaluar sanksionet e vendosura nga Perëndimi si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
“Ndërsa mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Ukrainën, [presidenti rus, Vladimir] Putini po zmbrapset në fushëbetejë, me informacione të reja të inteligjencës që tregojnë se pothuajse gjysmë milioni ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit”, tha ajo.
Kjo shifër është e ngjashme me vlerësime të tjera publike, të cilat kanë nxjerrë në pah përmasat e dëmeve që ushtria ruse ka pësuar në Ukrainë që nga nisja e pushtimit.
Në raportin vjetor të publikuar muajin e kaluar, agjencia kryesore e inteligjencës ushtarake të Holandës vlerësoi se Rusia ka pësuar 1.2 milion humbje, përfshirë më shumë se 500.000 të vrarë.
Një bilanc i përbashkët i mediave ruse në ekzil, Mediazona dhe Meduza, i bazuar në dokumentet e çështjeve të trashëgimisë, vlerësoi se numri i ushtarëve rusë të vrarë që nga viti 2022 është të paktën 352.000.
Deri në fund të vitit të kaluar, Rusia po përparonte ende ngadalë, duke përdorur taktika të infiltrimit në shkallë të vogël për të thyer mbrojtjen ukrainase, por me humbje jashtëzakonisht të mëdha.
Megjithatë, kohët e fundit, forcat ukrainase, duke u mbështetur shumë në inovacionet me dronë dhe në taktika të reja të përdorimit të tyre, kanë arritur pothuajse ta ndalin përparimin rus.
Në disa zona, Ukraina ka arritur edhe të rimarrë pjesë të vogla territori.
Që nga shtatori i vitit 2022, kur presidenti Vladimir Putin tronditi shoqërinë ruse duke urdhëruar mobilizimin e 300.000 burrave, lufta e Moskës është mbështetur te rekrutët vullnetarë, të joshur nga paga dhe përfitime të jashtëzakonshme.
Ekspertët kanë thënë se ky zinxhir furnizimi me ushtarë mund të jetë ngadalësuar muajt e fundit, me shenja se Rusia po humb më shumë njerëz çdo muaj sesa arrin të rekrutojë.
“Që nga dhjetori, janë vrarë rreth 35.000 ushtarë rusë në muaj”, tha presidenti finlandez, Alexander Stubb, në një fjalim muajin e kaluar. “Rusia nuk është në gjendje të rekrutojë mjaftueshëm ushtarë për t’i zëvendësuar ata 35.000. Nëntëdhjetë e pesë për qind e tyre vriten nga dronët. Raporti i humbjeve aktualisht, dhe më falni për këtë formulim kaq morbid, është një me pesë: pra një ushtar ukrainas për pesë ushtarë rusë”.
Edhe pse Ukraina ka nxituar të përdorë teknologji të reja të dronëve, Kievi është përballur me vështirësi për të siguruar mjaftueshëm njerëz për vijën e frontit dhe për të plotësuar njësitë e lodhura dhe të pakësuara, shumë prej të cilave kanë luftuar për muaj të tërë pa pushim.
Ashtu si Rusia, as Ukraina nuk publikon shifra të hollësishme për humbjet njerëzore.
Vlerësimet perëndimore, përfshirë ato të agjencisë ushtarake holandeze, e vendosin numrin e humbjeve të përhershme të Ukrainës në rreth 500.000 në total. Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare e vlerëson këtë shifër në 600.000.
Instituti me seli në Uashington ka parashikuar gjithashtu se, deri këtë verë, humbjet e përbashkëta të të dyja palëve do të tejkalojnë 2 milionë.
Disa nga taktikat dhe politikat që autoritetet ukrainase kanë përdorur për të mobilizuar burrat në moshë për shërbim ushtarak kanë nxitur kritika brenda shoqërisë ukrainase, me ankesa se procesi është i përshkruar me korrupsion./rel
Heqja e pjesshme e kufizimeve të internetit në Iran ka zbu...
Bashkimi Evropian tha se po e ndjek me kujdes rastin e nda...
Kanë filluar bisedime zyrtare për të rishikuar marrëveshje...
Pothuajse 500,000 ushtarë rusë janë vrarë që kur nisi push...
Shtëpia e Bardhë po kundërshton një draft memorandum të pu...
Autoritetet në Krimenë e pushtuar nga Rusia thanë se Ukrai...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka dërguar një...
Një ish-anëtar i grupit militant gjerman Fraksioni i Ushtr...
Policia e Spanjës bastisi selinë e Partisë Socialiste në p...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Drafti i memorandumit fillestar të marrvëshjes midis SHBA-...
Komandanti i krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Odeh, ës...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të pazakontë t...
Republika Demokratike e Kongos po përballet me një krizë t...
NASA ka zbuluar hapat e ardhshëm për ndërtimin e një baze ...
Kjo fotografi e publikuar nga prodhuesi italian i automjet...
Në qytetin port Saint-Malo në Bretanjë, që zakonisht në kë...
Nga parqet kombëtare plot me kafshë të egra dhe Vendet e T...
NASA zgjedh Blue Origin të Jeff Bezos për misionin e parë hë...
Ministri meksikan i Sigurisë, Omar García Harfuch, njoftoi...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...