"Numri i rekurseve të paraqitura është ulur ndjeshëm"/ Braho: 16 zyrtarë të lartë nën hetim
Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, në raportimin e bërë n...
Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, në raportimin e bërë n...

Kjo fotografi e publikuar nga prodhuesi italian i automjeteve Ferrari më 25 maj 2026 paraqet makinën e re plotësisht elektrike të quajtur "Luce”, që në italisht do të thotë "dritë”, e prezantuar në Romë më 25 maj.
Ferrari Luce do të ketë katër dyer, pesë vende dhe një bagazh prej 600 litrash - një hapësirë e paprecedentë për një makinë me simbolin e kalit të zjarrtë. Vetura "Luce” u zhvillua me ndihmën e ish-drejtorit të dizajnit të Apple, Jony Ive, dhe kolektivit të tij LoveFrom.
Modelet e para të Luce-s pritet të jenë gati për dorëzim nga tremujori i katërt i vitit 2026, me një çmim rreth 550,000 euro (afërsisht 640,000 dollarë).
Ky lansim vjen në një periudhë sfiduese për prodhuesit e automjeteve dhe planet e tyre për mobilitetin elektrik. Disa prodhues, përfshirë Ferrarin, po rishikojnë objektivat e tyre të elektrifikimit për shkak të faktorëve si vështirësitë në tregun amerikan dhe konkurrenca në rritje nga prodhuesit vendas në Kinë.
Megjithatë, gjithashtu vjen në një kohë kur lufta në Iran dhe presionet pasuese mbi çmimet e karburantit theksojnë disa nga përfitimet e automjeteve elektrike. Pjesa e pasme e makinës me katër drita rrethore konsiderohet një homazh ndaj modeleve si 360 Modena, edhe pse disa reagime të para për pamjen e saj nuk ishin plotësisht pozitive.
Si reaguan tregjet dhe vëzhguesit?

Reagimi fillestar në tregje ishte skeptik. Kur tregtimi rifilloi në Itali të martën pas festës së Rrëshajëve, aksionet e Ferrarit ranë menjëherë rreth 6%, duke humbur rreth 3.7 miliardë euro në kapitalizim tregu. Aksioni më pas u stabilizua pas rënies fillestare.
Megjithatë, duke gjykuar nga reagimet në rrjetet sociale, shumë njerëz kritikuan më shumë dizajnin dhe estetikën e jashtme sesa motorin elektrik apo strategjinë që përfaqëson kjo makinë për Ferrarin.
Ndryshe nga Tesla dhe prodhuesit e rinj kinezë të makinave elektrike, Ferrari nuk e ka kthyer të gjithë panelin e brendshëm në një ekran të vetëm me prekje.
Çfarë tha Ferrari për modelin e ri Luce?
Pilotët e Ferrarit në Formula 1, Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, që sapo ishin kthyer nga gara në Montreal, prezantuan makinën në Romë. Lansimi vjen në një kohë, kur Porsche dhe Honda po rishikojnë objektivat e tyre për kalimin drejt automjeteve elektrike.
Siç tha CEO Benedetto Vigna, për shkak të kohës së gjatë të zhvillimit në industri, "është rezultat i pesë viteve punë.”
Ferrari, i njohur për makinat sportive me dy vende dhe motora të fuqishëm me benzinë, shpreson që modeli i parë me pesë vende dhe bagazh të madh t'i japë mundësi të konkurrojë në tregje si Kina, ku përdorimi i automjeteve elektrike është i përhapur dhe makinat me motorë të mëdhenj me djegie tatohen rëndë. "Në bazën tonë të klientëve ka shumë që kërkojnë diçka krejtësisht ndryshe, për t'u përdorur në momente të ndryshme të jetës,” tha Enrico Galliera, drejtori i marketingut dhe komercit tek Ferrari.
Vigna gjithashtu pret që gjysma e porosive për Luce të vijnë nga klientë të rinj.

Performanca e Luce
Pavarësisht peshës prej 2.2 tonësh, makina premton performancë të lartë. Katër motorë elektrikë, një për secilën rrotë, prodhojnë më shumë se 1,000 kuaj fuqi dhe lejojnë shpërndarje të ndryshme të fuqisë për përmirësimin e drejtimit dhe kthesave.
Ferrari thotë se Luce mund të arrijë shpejtësi maksimale prej 310 km/h. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h arrihet në vetëm 2.5 sekonda.
Bateria e madhe prej 122 kWh lejon një autonomi teorike mbi 500 kilometra. Në një stacion karikimi të shpejtë, makina mund të arrijë nga 10% në 80% karikim për 20 deri në 25 minuta.
Ferrari po përpiqet të ruajë një element tradicional zanor duke amplifikuar tingujt natyralë të sistemit elektrik për të krijuar një përvojë akustike në kabinë. Dizajni me shumë xham synon të lejojë hyrjen e sa më shumë "drite”. Ndërkohë, Ferrari ka zgjedhur të ruajë disa kontrolle fizike në kabinë, në dallim nga qasja plotësisht digjitale e disa konkurrentëve si Tesla dhe prodhuesit kinezë./ DW
Në qytetin port Saint-Malo në Bretanjë, që zakonisht në kë...
Nga parqet kombëtare plot me kafshë të egra dhe Vendet e T...
NASA zgjedh Blue Origin të Jeff Bezos për misionin e parë hë...
Ministri meksikan i Sigurisë, Omar García Harfuch, njoftoi...
Mbi 103 artikuj luksozë, duke përfshirë bizhuteri të çmuar...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndau disa kritika në...
Ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, është rithyer ...
Ulrich Siegmund, kreu i partisë Alternativa për Gjermaninë...
Rreth 50 vende dënuan atë që ata e konsideruan si kërcënim...
Autoritetet kineze kanë ekzekutuar një burrë për vrasjen e...
Par një periudhe rreth tre mujore në bllokim total, rrjeti...
Izraeli ka nisur një valë intensive sulmesh në të gjithë L...
Delegacioni i kongresistëve amerikanë, që vizitoi Luginën ...
Një ditë më parë ushtria amerikane kreu "sulme vetëmbrojtë...
Katër njerëz, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën të ma...
Gjermania mezi guxon të luajë një rol ndërmjetësues në luf...
Rusia ka kërcënuar të nisë një valë të re sulmesh sistemat...
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur lidhur me planet...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar ...
Ushtria amerikane ka njoftuar se kishte kryer sulme “vetëm...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...