OBSH: Republika Demokratike e Kongos përballet me një përplasje katastrofike të sëmundjeve dhe konfliktit
Republika Demokratike e Kongos po përballet me një krizë t...

Evropa Perëndimore po përballet me një valë të pazakontë të nxehti, me temperatura rekord që kanë përfshirë një sërë shtetesh, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë këto fenomene gjithnjë e më të rënda dhe më të shpeshta.
Në Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat kaluan 35 gradë Celsius të martën, më shumë se 2 gradë mbi rekordin e mëparshëm të muajit maj.
Sipas Zyrës Meteorologjike britanike, këto temperatura do të konsideroheshin ekstreme edhe për mesin e verës, e jo më për pranverën.
Edhe Franca po përjeton një valë të pazakontë të nxehti në fillim të sezonit. Shërbimi meteorologjik francez, Météo-France, raportoi rekorde të thyera temperaturash në të gjithë vendin. Rekorde të reja janë regjistruar gjithashtu në Irlandë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Zvicër.
Sipas ekspertëve, shkaku i menjëhershëm i kësaj vale të nxehti është fenomeni i njohur si “kupola e nxehtësisë”, ku një zonë me presion të lartë ngec mbi rajon dhe bllokon ajrin e ngrohtë pranë sipërfaqes së tokës.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po e përkeqësojnë situatën.
Gjatë 30 viteve të fundit, Evropa është ngrohur me ritëm më shumë se dy herë më të shpejtë se mesatarja globale, sipas të dhënave të shërbimit klimatik Copernicus.
“Kur ndodh një valë të nxehti në një klimë që po ngrohet, efektet bëhen shumë më të rënda”, deklaroi Richard Betts, profesor në Universitetin e Exeterit dhe drejtues i kërkimeve klimatike në Zyrën Meteorologjike britanike.
Ekspertët paralajmërojnë se rekordet e temperaturave po thyhen me diferenca gjithnjë e më të mëdha. Sipas profesorit Erich Fischer nga ETH Zurich, në një klimë të qëndrueshme rekordet zakonisht tejkalohen me diferenca shumë të vogla, por sot temperaturat po i tejkalojnë rekordet me disa gradë Celsius.
Ndërkohë, vala e të nxehtit nuk kufizohet vetëm në Evropë. Në Delhi të Indisë temperaturat kanë arritur deri në 45 gradë Celsius, ndërsa edhe në SHBA janë regjistruar temperatura rekord për këtë periudhë të vitit.
Shkencëtarët paralajmërojnë se, nëse emetimet globale të karbonit nuk reduktohen ndjeshëm, temperaturat do të vazhdojnë të rriten. Sipas projeksioneve aktuale, ngrohja globale mund të arrijë afër 3 gradë Celsius deri në fund të shekullit.
“Klima në të cilën jetojmë sot nuk është më ajo me të cilën jemi rritur. Infrastrukturat dhe qytetet tona nuk janë të përgatitura për nxehtësi kaq ekstreme”, tha profesoresha Friederike Otto nga Imperial College London.
Ekspertët theksojnë se vetëm ulja e emetimeve të gazeve serrë mund të frenojë përkeqësimin e mëtejshëm të krizës klimatike dhe të reduktojë rrezikun nga valët ekstreme të nxehtësisë në të ardhmen./ CNA
Republika Demokratike e Kongos po përballet me një krizë t...
NASA ka zbuluar hapat e ardhshëm për ndërtimin e një baze ...
Kjo fotografi e publikuar nga prodhuesi italian i automjet...
Në qytetin port Saint-Malo në Bretanjë, që zakonisht në kë...
Nga parqet kombëtare plot me kafshë të egra dhe Vendet e T...
NASA zgjedh Blue Origin të Jeff Bezos për misionin e parë hë...
Ministri meksikan i Sigurisë, Omar García Harfuch, njoftoi...
Mbi 103 artikuj luksozë, duke përfshirë bizhuteri të çmuar...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndau disa kritika në...
Ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, është rithyer ...
Ulrich Siegmund, kreu i partisë Alternativa për Gjermaninë...
Rreth 50 vende dënuan atë që ata e konsideruan si kërcënim...
Autoritetet kineze kanë ekzekutuar një burrë për vrasjen e...
Par një periudhe rreth tre mujore në bllokim total, rrjeti...
Izraeli ka nisur një valë intensive sulmesh në të gjithë L...
Delegacioni i kongresistëve amerikanë, që vizitoi Luginën ...
Një ditë më parë ushtria amerikane kreu "sulme vetëmbrojtë...
Katër njerëz, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën të ma...
Gjermania mezi guxon të luajë një rol ndërmjetësues në luf...
Rusia ka kërcënuar të nisë një valë të re sulmesh sistemat...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...