Rikthimi i tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së/ Çmimet e naftës rriten ndjeshëm
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm pasi SHBA-të kryen su...

"Zgjerimi është përparësia për Bashkimin Evropian dhe nëse kandidatët tanë japin rezultate, atëherë duhet të japim rezultate edhe ne,” tha Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos,në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel në fillim të majit.
Si dëshmi se BE-ja po shkon përtej retorikës, Kos theksoi faktin se për herë të parë në 17 vjet, blloku në prill krijoi një grup pune për të hartuar traktatin e anëtarësimit për një vend kandidat: Malin e Zi.
"Nuk ka sinjal më të qartë se BE-ja e sheh Malin e Zi si anëtarin e saj të ardhshëm,” i tha DW Strahinja Subotiq, menaxher programi dhe studiues në Qendrën për Politika Evropiane (CEP) në Beograd.
Zgjerimi: një çështje gjeopolitike dhe e sigurisë
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 e riktheu çështjen e zgjerimit në qendër të politikës evropiane, duke e shndërruar atë nga një proces që për një kohë të gjatë ka qenë teknik në një çështje gjeopolitike dhe sigurie.
"Nevoja gjeopolitike për zgjerim njihet nga të gjitha shtetet anëtare,” tha Steven Blockmans nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS).
"Por ajo shoqërohet gjithmonë me dy gjëra: nga njëra anë, një qasje e bazuar në meritë, ku vendet kandidate vlerësohen për reformat e tyre dhe nuk ofrohen rrugë të shkurtra, dhe së dyti, nevoja që Bashkimi Evropian të ndryshojë politikat dhe mënyrat e tij të qeverisjes,” i tha ai DW.
A është modeli ekzistues i anëtarësimit i përshtatshëm?
Debati në Bruksel po përqendrohet gjithnjë e më shumë jo vetëm te zgjerimi vetë, por edhe nëse modeli tradicional i anëtarësimit është ende i përshtatshëm.
Komisionerja Marta Kos pranoi se BE-ja ende përdor një metodologji të zhvilluar katër dekada më parë.
"Ajo që po diskutojmë tani me shtetet anëtare është nëse parimet e integrimit gradual, të cilat i përdorim kryesisht në tregun e përbashkët, mund të shtrihen edhe në fusha të tjera, veçanërisht në siguri,” tha ajo.
Modele të reja për integrim gradual në BE
Në një propozim të fundit për zgjerimin e BE-së, kancelari gjerman Friedrich Merzbëri thirrje për hapjen e të gjithtë kapitujve të negociatave me Ukrainën dhe propozoi një formë të "anëtarësimit të asociuar”, që do ta lidhte Kievin më ngushtë me BE-në edhe para anëtarësimit të plotë, përfshirë pjesëmarrjen më të madhe në institucionet e BE-së dhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Njëkohësisht, Merz sugjeroi t'u jepet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë qasje e privilegjuar në tregun e përbashkët të BE-së, status vëzhguesi në organet e BE-së dhe integrim gradual në proceset vendimmarrëse për të përshpejtuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit. Ide të tilla kanë qarkulluar në Bruksel dhe në kryeqytetet evropiane prej vitesh.
Modeli i anëtarësimit me faza në BE
Steven Blockmans, një nga autorët e modelit të "anëtarësimit me faza”, i tha DW se elemente të kësaj qasjeje kanë hyrë gradualisht në mendimin kryesor të BE-së përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe përmes propozimeve nga vende si Franca, Gjermania dhe Lituania.
"Shihen elemente të një qasjeje më të fazuar, ku përfitimet për reformat ofrohen që në fazat e hershme para-anëtarësimit,” tha Blockmans.
Rezistencë ndaj disa propozimeve për Ukrainën
Në të njëjtën kohë, Blockmans theksoi se disa nga propozimet më ambicioze për Ukrainën kanë hasur tashmë rezistencë.
Mes tyre ishte ideja e të ashtuquajturit "zgjerim i kundërt”, e mbështetur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe pjesë të Komisionit Evropian, sipas së cilës vende si Ukraina do të hynin formalisht fillimisht në BE dhe do të përfundonin reformat më pas. Kjo ide u refuzua shpejt nga shtetet anëtare.
Një ide tabu që nuk është më plotësisht tabu
Propozimi i Merz ka ringjallur gjithashtu një nga pyetjet më të ndjeshme në lidhje me zgjerimin e ardhshëm: sa fuqi vendimmarrëse duhet të kenë shtetet e reja anëtare që nga fillimi, veçanërisht në fusha ku vendimet e BE-së kërkojnë ende unanimitet.
Ky debat ka rikthyer vëmendjen te një nga idetë më të diskutueshme në Bruksel: mundësia për të kufizuar përkohësisht të drejtën e vetos për shtetet e reja anëtare pas anëtarësimit.
Propozimi u zhvillua si pjesë e modelit të anëtarësimit me faza nga studiues të CEPS, përfshirë Steven Blockmans dhe analistin e CEP Strahinja Subotiq.
“Jo një anëtarësim i klasit të dytë”
Sipas Subotiq, qëllimi nuk ishte krijimi i një "anëtarësimi të klasit të dytë”, siç pretendojnë disa kritikë, por sigurimi i shteteve skeptike anëtare, se zgjerimi nuk do ta paralizojë unionin. Ai argumenton se kufizimet mund të jenë të kufizuara si në kohë ashtu edhe në fushëveprim. "Mund të zbatohet vetëm në një ose dy fusha politike dhe jo domosdoshmërisht në të njëjtën mënyrë apo për të njëjtën kohë për çdo vend kandidat,” tha Subotiq.
Nga pikëpamja ligjore, sipas Blockmans, një mekanizëm i tillë mund të përfshihet në traktatet e anëtarësimit. Politikisht, megjithatë, çështja mbetet shumë e ndjeshme, pasi prek sovranitetin dhe të drejtat e barabarta midis shteteve anëtare.
Megjithatë, disa vende të Ballkanit Perëndimor tashmë kanë sinjalizuar hapje ndaj kësaj ideje. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia kanë sugjeruar se do të pranonin kufizime të përkohshme të vetos nëse kjo do të ndihmonte në përshpejtimin e anëtarësimit.
Mali i Zi si rast prove
Megjithatë, Mali i Zinuk dëshiron vonesa apo marrëveshje kalimtare. Analistët thonë, se ka të ngjarë të jetë vendi i fundit që hyn në BE sipas rregullave aktuale të bllokut, përpara se të zhvillohen reforma më të thella institucionale.
Në të njëjtën kohë, si Blockmans ashtu edhe Subotiq besojnë se anëtarësimi i Malit të Zi mund të shërbejë si një terren testimi për disa nga mekanizmat e rinj të zgjerimit që po diskutohen në Bruksel.
Subotiq pret që BE-ja të përdorë traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi për të futur mjete më të forta monitorimi pas anëtarësimit sesa në zgjerimet e mëparshme, veçanërisht në fusha si shteti i së drejtës dhe prapakthimet demokratike.
"Mund të pritet që Mali i Zi të bëhet një ‘kavie' për të testuar kufijtë e marrëveshjeve kalimtare dhe klauzolave mbrojtëse,” i tha Blockmans DW, duke theksuar se traktati i anëtarësimit që po hartohet aktualisht mund të bëhet një model për zgjerimet e ardhshme të BE-së. /DW
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm pasi SHBA-të kryen su...
Qeveria e Brazilit njoftoi të mërkurën se do të investojë ...
Për 88 ditë, miliona iranianë jetuan në errësirë digjitale...
Një ish-zyrtar i lartë i qeverisë amerikane është arrestua...
Ushtria amerikane ka rrëzuar katër dronë iranianë dhe godi...
Rreth 500.000 ushtarë rusë besohet se janë vrarë gjatë pus...
Heqja e pjesshme e kufizimeve të internetit në Iran ka zbu...
Bashkimi Evropian tha se po e ndjek me kujdes rastin e nda...
Kanë filluar bisedime zyrtare për të rishikuar marrëveshje...
Pothuajse 500,000 ushtarë rusë janë vrarë që kur nisi push...
Shtëpia e Bardhë po kundërshton një draft memorandum të pu...
Autoritetet në Krimenë e pushtuar nga Rusia thanë se Ukrai...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka dërguar një...
Një ish-anëtar i grupit militant gjerman Fraksioni i Ushtr...
Policia e Spanjës bastisi selinë e Partisë Socialiste në p...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Drafti i memorandumit fillestar të marrvëshjes midis SHBA-...
Komandanti i krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Odeh, ës...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të pazakontë t...
Republika Demokratike e Kongos po përballet me një krizë t...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...