Ish-zyrtarit të qeverisë i gjenden në shtëpi shufra ari me vlerë 40 milionë dollarë
Një ish-zyrtar i lartë i qeverisë amerikane është arrestua...

Për 88 ditë, miliona iranianë jetuan në errësirë digjitale, pasi autoritetet vendosën një ndalim mbarëkombëtar të internetit pas shpërthimit të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Por, përfundimi i një prej ndërprerjeve më të gjata të internetit në botë solli pak ngushëllim për shumë iranianë, të cilët u rilidhën pas gati tre muajsh në të njëjtin rrjet të filtruar rëndë dhe të kontrolluar nga shteti.
Megjithatë, disa iranianë u ndjenë të lehtësuar që dolën nga izolimi, pothuajse i plotë, që u imponua në shtetin e Lindjes së Mesme që ka rreth 90 milionë banorë.
“Ndjenja e poshtërimit kolektiv, qasja e kufizuar në informacion, madje edhe qasja në trajtim dhe kujdes shëndetësor – këto janë të drejta themelore të njeriut, por të gjitha na u morën”, tha për Radion Evropa e Lirë, Vida, e cila u prezantua vetëm me emër, nga frika e hakmarrjes.
“Qasja ishte aq e kufizuar saqë nuk hapej as emaili, dhe komunikimi me njerëzit jashtë Iranit u bë i pamundur”, shtoi ajo për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë. “Bota e jashtme nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte këtu në kushte lufte”.
“S’mund të flasim me familjet tona”
Më 25 maj, presidenti iranian, Masud Pezeshkian, urdhëroi Ministrinë e Komunikimeve që të rivendosë qasjen në internet, që ishte ndaluar pjesërisht që nga protestat masive kundër sundimtarëve klerikalë në fillim të janarit.
Ndalimi i plotë u vendos më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën fushatën bombarduese ndaj Iranit.
Platformat që monitorojnë internetin më 26 maj raportuan për rikthim të pjesshëm të internetit, edhe pse ata nuk u pajtuan se në çfarë mase është rikthyer qasja në internet.
Grupi monitorues, Netblocks, tha se trafiku i internetit në Iran ishte rreth 80 për qind e nivelit para janarit, duke vënë në pah se përdorimi i WhatsApp mbetet i kufizuar dhe disa përdorues ende nuk kanë internet. Ndërkaq, kompania amerikane për monitorimin e rrjetit, Kentik, tha se kjo shifër është rreth 39 për qind. Të dy grupet duket se përdorin metrika të ndryshme për të llogaritur trafikun e internetit.
Në një përgjigje me shkrim për Radion Farda, një iranian tha se tani po funksionojnë më pak VPN – rrjete private virtuale që përdoren për të shmangur censurën në internet – dhe se shpejtësia e internetit është shumë e ngadaltë.
Elham, një iraniane që jeton në Gjermani, tha se familja e saj në Republikën Islamike ende nuk ka mundur që të lidhet me internet.
“Ose po gënjejnë për rikthimin e shërbimit, ose shpejtësitë e lidhjes është aq të ngadaltë sa nuk mund të flasim me familjet tona”, tha Elham, e cila nuk deshi të përdorte emrin e plotë për arsye sigurie. Ajo këtë deklaratë e bëri përmes një audio-mesazhi dërguar Radios Farda. “Jemi lodhur”, shtoi ajo.
“Besimi ka humbur”
Iranianët refuzuan që të festonin për rikthimin e pjesshëm të internetit të censuruar rëndë.
Ish-deputeti Bahram Parsaei tha në X se kjo masë “nuk meriton asnjë festim”, duke e quajtur atë “vetëm një rikthim në gjendjen e mëparshme”.
Parsaei shtoi se përpjekja e Qeverisë për ta paraqitur rikthimin e internetit si një arritje ishte “një fyerje ndaj inteligjencës së njerëzve”.
Në një postim në X, Arash Nalchegar, që ka një podkast, tha se derisa të hiqet filtrimi “kjo është si t’i dërgosh njerëzit nga izolimi në një qeli, në pjesën e burgut ku ka të burgosur të tjerë”.
Sipërmarrësi i teknologjisë me bazë në Teheran, Vahid Farid, tha se qasja në internet që mund të ndërpritet, kufizohet dhe t’i shitet publikut nga Qeveria me çmime shumë të larta, “nuk ndërton asnjë të ardhme për shtetin”.
Ai iu referua politikave të qasjes së pabarabartë të Qeverisë, si “interneti i bardhë” për individët e lidhur me regjimin dhe shërbimet komerciale “Internet Pro” për përdorues më të pasur.
Kostoja ekonomike e ndërprerjes së internetit në Iran ka qenë e konsiderueshme. Afshin Kolahi, zyrtar nga Dhoma e Tregtisë e Iranit, tha gjatë një seance më 12 prill se ndërprerja po i kushtonte vendit deri në 40 milionë dollarë në ditë. Humbjet indirekte, sipas tij, arrijnë deri në 80 milionë dollarë në ditë.
Grupet monitoruese të internetit thanë se është ende herët për të thënë nëse rikthimi do të jetë i qëndrueshëm.
“Ndjenja e përgjithshme është se kjo situatë e lidhur me internetin është e përkohshme. Besimi ka humbur”, tha gazetarja iraniane Niloofar Qadiri në një postim në X. /REL
Një ish-zyrtar i lartë i qeverisë amerikane është arrestua...
Ushtria amerikane ka rrëzuar katër dronë iranianë dhe godi...
Rreth 500.000 ushtarë rusë besohet se janë vrarë gjatë pus...
Heqja e pjesshme e kufizimeve të internetit në Iran ka zbu...
Bashkimi Evropian tha se po e ndjek me kujdes rastin e nda...
Kanë filluar bisedime zyrtare për të rishikuar marrëveshje...
Pothuajse 500,000 ushtarë rusë janë vrarë që kur nisi push...
Shtëpia e Bardhë po kundërshton një draft memorandum të pu...
Autoritetet në Krimenë e pushtuar nga Rusia thanë se Ukrai...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka dërguar një...
Një ish-anëtar i grupit militant gjerman Fraksioni i Ushtr...
Policia e Spanjës bastisi selinë e Partisë Socialiste në p...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Drafti i memorandumit fillestar të marrvëshjes midis SHBA-...
Komandanti i krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Odeh, ës...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të pazakontë t...
Republika Demokratike e Kongos po përballet me një krizë t...
NASA ka zbuluar hapat e ardhshëm për ndërtimin e një baze ...
Kjo fotografi e publikuar nga prodhuesi italian i automjet...
Në qytetin port Saint-Malo në Bretanjë, që zakonisht në kë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...