Kamala Harris në qendër të vëmendjes në ditën e fundit të Kuvendit Kombëtar të Demokratëve
Nënpresidentja Kamala Harris do të pranojë të enjten në mb...

Forcat izraelite janë futur më thellë brenda pjesëve qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës të enjten, duke i luftuar militantët e Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Së paku 27 njerëz u vranë në Gazë gjatë luftimeve të enjten, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.
Përshkallëzimi i luftimeve ndodhi pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri trysni kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, tha Shtëpia e Bardhë.
Bisedimet disamujore, të ndërprera kohë pas kohe, janë zhvilluar rreth të njëjtave çështje, por Izraeli dhe Hamasi nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre. Në qytetin verior Beit Lahiya të Gazës, 11 njerëz u vranë nga një sulm në një shtëpi, përfshirë fëmijë dhe gra, trupat e të cilëve janë djegur tërësisht, sipas shërbimit civil emergjent të udhëhequr nga Hamasi në Gazë.
Mjekët thanë se një sulm tjetër vrau gjashtë njerëz, përfshirë një gazetar lokal, në një shtëpi në kampin Al-Maghazi në qendër të Gazës. Pesë të tjerë u vranë në sulme të ndara në jug.
Të enjten më vonë, pesë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në afërsi të një sheshi në Han Junis, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj i kanë shtuar operacionet në Deir Al-Balah, në qendër të Gazës, dhe në Han Junis, në jug, duke i shkatërruar dhjetëra struktura ushtarake, zbuluar raketa dhe vrarë militantë, në 24 orët e fundit. Biseda telefonike mes Bidenit dhe Netanyahut u zhvillua të mërkurën vonë, një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e përfundoi një turne në Lindjen e Mesme pa arritur ndonjë përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 10-muajshe.
Izraeli thotë se lufta mund të përfundojë vetëm pasi të jetë shkatërruar Hamasi si forcë politike dhe ushtarake, ndërsa Hamasi thotë se do të pranojë vetëm armëpushim të përhershëm, jo të përkohshëm.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.
Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë./ Rel
Nënpresidentja Kamala Harris do të pranojë të enjten në mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti të enjten në...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i ka bërë thirrj...
Vendi po përballet me kërcënime të shtuara nga shumë drejt...
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA...
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz pranoi emërimin e partis...
Shërbimi kufitar i Ukrainës tha të enjten se Kievi nuk ka ...
Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, R...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të realizojë...
Nganjëherë vizitat e politikanëve vijnë në momentin e ...
Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen t...
Figura kontroverse, Andrew Tate, dhe vëllai i tij, Tristan...
Kremlini beson se luftimet për ta zmbrapsur inkursionin e ...
Parlamenti i Iranit e ka miratuar të mërkurën kabinetin me...
Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë njoftuan të mërku...
Palombarët kanë gjetur katër trupa nga jahti luksoz britan...
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokr...
Republika Sërpska (RS) “nuk e ka kundërshtuar kurrë” sovra...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të mërkurë...
Kërkimet vazhdojnë për 6 persona, të cilët ishin në bordin...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...