“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Një bazë ajrore në Alaska, skaji më veriperëndimor i Shteteve të Bashkuara, luan një rol thelbësor në sistemin amerikan të mbrojtjes nga sulmet me raketa. "Zëri i Amerikës" siguroi qasje ekskluzive në bazën “Fort Greely”, e cila ndodhet pranë Rrethit Arktik, si dhe në Bazën e Forcave Hapësinore, ku radari më i sofistikuar amerikan gjurmon raketat më vdekjeprurëse në botë.
Sistemi amerikan i mbrojtjes nga sulmet me raketa.
Pamjet filmike tregojnë momente manovrash gjatë një sulmi të improvizuar. Në këtë rast, Koreja e Veriut supozohet të ketë lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale. Radari gjurmues hapësinor jep alarmin.
Një skuadër në Bazën e Forcave Hapësinore në Alaska duhet të verifikojë të dhënat me radarin tokësor. Ky lëshim nga Koreja e Veriut është thjesht supozim me qëllim stërvitjeje, e deklasifikuar enkas për "Zërin e Amerikës", për të treguar se si Baza e Forcave Hapësinore shërben si një mburojë virtuale zbulimi.
“Jemi 300 në këtë bazë që mbrojmë 300 milionë”, thotë një pjestar i skuadrës.
Zëvendëskomandanti i bazës, majori Dave Kim, thotë për "Zërin e Amerikës", se këto lëshime janë elementë thelbësorë të punës, ndërsa Koreja e Veriut ka lëshuar 16 raketa balistike këtë vit, përfshirë një raketë ndërkontinentale të konfirmuar nga radarët e Forcës Hapësinore në muajin mars.
“Vëzhgojmë pa ndërprerje. Shohim ato që bëjnë. Do ta përshkruaja punën që bëjmë si një mision të pagabueshëm. Nuk ka vend për asnjë gabim”.
Ngarkesat e raketave ndërkontinentale, ndahen kur arrijnë një pikë në hapësirë, duke krijuar fusha komplekse mbetjesh.
Radari tokësor i Forcave Hapësinore mund të gjurmojë objekte hapësinore në një distancë prej 5 mijë kilometrash, por imazhi nuk është i qartë, duke e bërë të vështirë përcaktimin se cila pjesë e lëshuar nga reketa ndërkontinentale është seksioni i raketës me lëndë shpërthyese, që përbën kërcënim.
Për këtë arsye qeveria amerikane ndërtoi një mjet me kosto 1.5 miliardë dollarë për arsenalin e gjurmimit, radarin e ri me rreze të gjerë veprimi, LRDR.
"Zëri i Amerikës" u lejua të filmonte brenda bazës. Zyrtarët thonë se teknologjia brenda këtyre paneleve, e bën atë radarin më të sofistikuar në planet.
“Radari LRDR ka afatësitë ta shohë në detaje kërcënimin dhe të dallojë se cili objekt mban lëndën shpërthyese, që duhet ta godasim. Është si të krahasosh ekranin e televizionit 4K ose 8K me ekranin e televizonit 30 vite më parë”, thotë për "Zërin e Amerikës" majori Kim, ndërsa shpjegon qartësinë që ofron radari i ri.
Gjurmimi është vetëm një nga elementët e mbrojtjes nga sulmet me raketa.
“Duhet një goditje asgjësuese, diçka që ne mund ta bëjmë”.
Ushtaraku Chris Stutz komandon batalionin e mbrojtjes nga raketat në “Fort Greely” të Alaskës. Këto njësi operojnë 40 nga bateritë e raketave të strehura në thellësi të tokës të cilat asgjësojnë raketat ndërkontinentale.
“Në rast të një kërcënimi, nëse autorizohemi për veprim, vëmë në aksion plane specifike, si përshembull sa raketa kërkohen për ta asgjesuar kërcënimin. Këto fole speciale në thellësi të tokës hapen dhe prej këtu lëshohen raketat”.
Deri më tani, këto raketa speciale kanë goditur vetëm 10 nga 19 objektiva, një shkallë suksesi prej 53%. Por Ian Williams i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë për Zërin e Amerikës se të dhënat nuk janë tërësisht të sakta.
“Nëse shikon me kujdes, shumë nga dështimet ishin në fazat e hershme. Por nëse shqyrton modelet aktuale të sistemeve asgjesuese me raketa, ka pasur vetëm një dështim”.
Qeveria amerikane ka ndërtuar 20 sisteme të reja në Alaskë. "Zëri i Amerikës" është rrjeti i parë mediatik që shikon nga afër një të tillë.
Kjo është pjesa e brendshme e një prej foleve speciale nga ku do të lëshohen raketat asgjësuese të gjeneratës së ardhshme. Ato do të futen në përdorim rreth vitit 2028 dhe do të jenë varianti më i përparuar i raketave asgjësuese aktuale në bazën “Fort Greely”.
Çdo sistem i ri i gjeneratës së ardhshme i vendosur këtu, do të strehojë disa pajisje që përdoren për asgjësimin e raketave të armikut që synojnë interesat amerikane.
“Duke pasur shumë pajisje asgjësuese në një raketë, nuk është e nevojshme të lëshosh shumë raketa ndaj një objektiv të vetëm”, thotë analisti Ian Williams me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
"VOA" thekson se kjo nënkupton masa të avancuara sigurie, ndërsa vazhdojnë kërcënimet nga Koreja e Veriut, dhe këto baza të vendosura në Alaskë mbeten kufiri i fundit i mbrojtjes amerikane. /CNA.al
Komisioneri për zgjerim dhe politikë të mirë i BE-së, ...
Një incident ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë ku de...
Një restorant në Prishtinë, i cili ndodhet përballë zy...
Numri i trupave të Forcës së Reagimit të Shpejtë të NA...
Rusia ka dëbuar tetë diplomatë grekë dhe u ka dhënë at...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka a...
Dhjetëra njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi një raket...
Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjes...
"Në vjeshtë dhe dimër duhet të llogarisim me një valë ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thir...
Udhëheqësit e G-7-ës u zotuan të vazhdojnë mbështetjen për...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev nisi bisedimet të hën...
Xhorxhina Bami, nga Tirana, jeton në Prishtinë qysh në...
Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se në samitin e vendeve ek...
Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, dhe kryeministrja su...
Një tribunë e fanatikëve të apasionuar pas përballjeve...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, pritet të bëj...
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad ...
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë...
Europa po përpiqet të ulë varësinë e saj nga importet ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...