Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se në samitin e vendeve ekonomikisht më të zhvilluara në botë, G7, do të vendosen sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës. Këto burime thonë se sanksionet e reja do të përfshijnë ndër të tjera edhe fushën e prodhimeve ushtarake dhe furnizimin e Rusisë. Qëllimi është që Rusisë t'i pamundësohet qasja te teknologjia e re ushtarake. Është vendosur po ashtu që të shtohen doganat ndaj prodhimeve ruse dhe që këto të ardhura të ndahen për të ndihmuar Ukrainën, thuhet në kornizat e samitit.
Gjatë ditës do të vendoset edhe për masa të tjera ndëshkuese dhe për sanksione të tjera ndaj Rusisë. Më së shumti debate ka pasur këto dy ditë rreth ndalimit të importit të arit nga Rusia. SHBA-ja e ka mbështetur këtë propozim, por jo edhe disa vende të tjera. Në grupin G7 bëjnë pjesë SHBA-ja, Gjermania, Franca, Kanadaja, Britania e Madhe, Japonia dhe Italia. Ndërsa në samit janë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Sholc: Po kërkohet zgjidhje për transportin e grurit
Kancelari gjerman, Olaf Sholc tha se ata po ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të gjetur një zgjidhje për transportin e drithërave ukrainase, të cilat kanë mbetur të bllokuara. "Jemi duke biseduar ditë e natë, për të gjetur një zgjidhje", tha Scholz. Shumë vende po kërcënohen nga uria ndërsa Rusia po e përdor edhe grurin si armë. G7 po përpiqet të gjejë zgjidhje për të zbutur problemet me urinë në disa vende të rrezikuara, sepse Rusia dhe Ukraina eksportojnë një të tretën e drithërave të nevojshme në treg. Organizata Botërore e Ushqimeve bën të ditur se rreth 50 milionë njerëz të tjerë po kërcënohen drejtpërdrejt nga uria. Në këtë samit janë inkuadruar edhe krerët e disa vendeve të mëdha në botë, si India dhe Indonezia, por edhe Afrika e Jugut, Senegali dhe Argjentina, si dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Megjithatë, më së shumti vëmendje ka zgjuar inkuadrimi me video në samit i presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski.
Tema kryesore - Lufta në Ukrainë

Presidenti Zelenski ka kërkuar prej vendeve të G7-ës që të zgjerojnë ndihmat dhe t'i dërgojnë vendit të tij armë të tjera, me të cilat do të mundësohej mbrojtja nga sulmet brutale të Rusisë. Në një mesazh përmes videos ai tha se Ukraina ka nevojë për sisteme të mbrojtjes kundërajrore, për t'u mbrojtur nga sulmet e intensifikuara ruse. Njëkohësisht Zelenski kërkoi nga shtatë vendet më të zhvilluara ekonomike që të shtojnë presionin dhe sanksionet kundër Rusisë. Po ashtu kërkoi që të ndihmojnë Ukrainën në eksportin e drithërave të bllokuara, sepse kjo i siguron këtij vendi të ardhura të tjera financiare, të domosdoshme për mbrojtjen dhe rindërtimin e vendit.
Temat e tjera
Në ditën e dytë të takimit po trajtohen edhe tema të tjera me interes global: Klima, energjia dhe shëndetësia. Në këtë kontekst janë të mirëseardhura edhe kontributet e vendeve të tjera që janë ftuar si pjesëmarrëse mysafire: Indonezia, Afrika e Jugut, India, Senegali dhe Argjentina.
Në samit debatohen edhe partneritetet e qëndrueshme në politikë dhe energji. Kancelari Sholc synon krijimin e një klubi ndërkombëtar për ruajtjen e klimës, i cili do të kishte në thelb vendet e G7-ës. Sholc tha se politika ndërkombëtare e klimës duhet të koordinohet më ngushtë./dw
Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, dhe kryeministrja su...
Një tribunë e fanatikëve të apasionuar pas përballjeve...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, pritet të bëj...
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad ...
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë...
Europa po përpiqet të ulë varësinë e saj nga importet ...
Kompani të mëdha amerikane sikurse "Disney", "JP Morga...
Autoritetet e Afrikës së Jugut po hetojnë vdekjen e të...
Presidenti Joe Biden vlerësoi aleancën globale që po p...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të dielën se...
Male të larta me maja të mbuluara me borë, lëndina me ...
Ushtria ruse ka goditur me raketa kryeqytetin uk...
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime mas...
Kompania "Elektrosever" që do të bëjë furnizimin dhe f...
Sulmi kundër një klubi të komunitetit LGBTQ në Oslo na...
Tre shqiptarë janë përleshur me njëri-tjetrin në zonën e R...
Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me a...
Një ish-zyrtar i lartë i CIA-s deklaroi se në Rusi kan...
Në pesë muajt e parë të vitit 2022 janë raportuar 288 ...
Administrata talebane në Afganistan u bëri thirrje qev...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...