Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime mas...

Ushtria ruse ka goditur me raketa kryeqytetin ukrainas, Kiev. U raportuan disa shpërthime. Një predhë goditi një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe, shkroi në "Telegram" Anton Herashçenko, këshilltar i ministrit të brendshëm ukrainas. Sipas mbrojtjes civile, të paktën një person ka mbetur i plagosur në ndërtesë. Operacionet e ndihmës vazhdojnë.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko, tha se dy persona u plagosën dhe njerëzit ishin ende të bllokuar nën rrënoja. "Disa shpërthime në lagjen Shevchenkivsky", shkroi Kliçko në "Telegram". "Ambulanca dhe ndihma e parë ndodhen në vendngjarje. Në dy pallate po kryhet shpëtimi dhe evakuimi i banorëve”.
Deputeti ukrainas, Olexiy Hontçarenko, shkroi se trupat ruse hodhën 14 raketa në Kiev dhe rrethinat e tij gjatë mëngjesit. Herët në mëngjes në Kiev qe dëgjuar alarm ajror.
Kievi ka qenë rrallë shënjestër e sulmeve në javët e fundit. Hera e fundit që qyteti u godit ishte në fillim të qershorit.
Në situatën aktuale, informacionet për rrjedhën e luftës, të shtënat dhe viktimat e ofruara nga burimet zyrtare të palëve ruse dhe ukrainase në konflikt nuk mund të verifikohen drejtpërdrejt nga një organ i pavarur.

Sulme me raketa në disa qytete
Është e mundur që Rusia, pas sukseseve në lindje të vendit, të intensifikojë përsëri sulmet e saj ndaj qyteteve që ndodhen larg frontit. Të paktën tre persona u vranë në një sulm me raketa në qytetin Sarny në Ukrainën perëndimore dje, thanë autoritetet. Sipas agjencisë ukrainase të lajmeve "Unian", u sulmuan gjithashtu rajonet Khmelnytsky, Lviv, Mykolaiv, Chytomyr dhe Chernihiv.
Sipas ushtrisë ukrainase, disa nga raketat janë lëshuar nga bombarduesit me rreze të gjatë Tu-22, të cilët thuhet se janë nisur për herë të parë nga Bjellorusia.
Zelenski kërkon mbrojtje moderne ajrore
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski beson se Ukraina është në një fazë të vështirë të luftës. "Nuk e kemi idenë se sa kohë do të zgjasë, sa goditje, humbje dhe përpjekje do të duhen para se të shohim fitoren në horizont”, tha ai në një video-mesazh. Sulmet raketore konfirmojnë se sanksionet kundër Rusisë nuk ishin të mjaftueshme për të ndihmuar Ukrainën. Ai bëri thirrje edhe një herë për ofrimin e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore nga vendet e NATO-s. Këto armë nuk duhet të "ruhen në magazina”.

Ukraina blen më shumë armë antitank nga Gjermania
Ndërkohë, Ukraina me sa duket ka marrë më shumë armë nga Gjermania. Qeveria e Kievit thuhet se ka blerë rreth 2900 armë portative antitank të tipit RGW 90 nga grupi i armëve Dynamit Nobel Defense (DND), raporton gazeta "Welt am Sonntag". Armët mendohet se janë dorëzuar. Dorëzimi i armëve kërkon autorizim nga qeveria gjermane. Kur u pyet, Ministria Federale e Ekonomisë nuk deshi të komentojë këtë informacion, tha gazeta./DW
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime mas...
Kompania "Elektrosever" që do të bëjë furnizimin dhe f...
Sulmi kundër një klubi të komunitetit LGBTQ në Oslo na...
Tre shqiptarë janë përleshur me njëri-tjetrin në zonën e R...
Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me a...
Një ish-zyrtar i lartë i CIA-s deklaroi se në Rusi kan...
Në pesë muajt e parë të vitit 2022 janë raportuar 288 ...
Administrata talebane në Afganistan u bëri thirrje qev...
Me gjithë luftën në vend ukrainasit vazhdojnë të marto...
Gazetarët e vrarë ose të plagosur gjatë luftës në Ukra...
Kievi ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për t'...
Situata me zjarret në zonat turistike të Turqisë vijon...
Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierë...
Turqia do të shqyrtojë rivendosjen e dënimit me vdekje...
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime mas...
Aeroporti i Heathrow në Londër është përfshirë në një ...
Kompanitë e linjave ajrore nuk duhet të ndajnë më të d...
Një emigrant i shpallur në kërkim nga Interpoli është ...
Një zjarr i madh ka shpërthyer mesditën e sotme në një...
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi në ligj legjis...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...