Paralajmërimi i Erdogan/ Kush vendos zjarre qëllimisht dënohet me vdekje
Situata me zjarret në zonat turistike të Turqisë vijon...

Kievi ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për t'i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidatit këtë javë, duke e quajtur atë një moment historik për anëtarësimin në bllok. Disa vende të tjera po kërkojnë anëtarësimin në BE dhe kritikët thonë se Brukseli duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit për t’iu kundërvënë ndërhyrjeve nga Rusia dhe Kina.
Presidenti, kryeministri dhe kryetari i parlamentit të Ukrainës dhanë një mesazh të përbashkët të premten, duke theksuar se integrimi i vendit në BE është tashmë i pakthyeshëm.
“Ukraina është vërtetë e bashkuar. Ukraina po lufton dhe do të fitojë. Do të fitojë Europa, bota dhe njerëzimi. Lavdi Ukrainës. Lavdi Heronjve”, tha Presidenti Zelenski.
Udhëheqësit e BE-së thanë se ky është një moment historik, por paralajmëruan se rruga drejt anëtarësimit të plotë për Ukrainën dhe Moldavinë nuk do të jetë e lehtë.
“Por unë jam e bindur se të gjithë do të reagojnë më shpejt e do të punojnë për të zbatuar reformat e nevojshme”, tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Zbatimi i këtyre reformave do të jetë i vështirë dhe do të marrë kohë, thotë analisti Andi Hoxhaj.
“Bëhet fjalë për forcimin e sundimit të ligjit dhe të sistemit të drejtësisë. Ata gjithashtu duan të shohin zbatimin e një ligji kundër oligarkëve dhe çrrënjosjen e korrupsionit”, thotë ai.
Për momentin, Ukraina është përqendruar në zmbrapsjen e sulmit rus në lindje të vendit. Rezultati i luftës ka të ngjarë të përcaktojë edhe atë të anëtarësimit të vendit në BE.
"A do të jenë në gjendje të lejojnë anëtarësimin në BE të një vendi të madh si Ukraina, e cila do të kishte ende shumë probleme me kufijtë e saj?", pyet analisti Hoxhaj.
Edhe vende të tjera ish-sovjetike dëshirojnë anëtarësimin në BE. Shpresat e Gjeorgjisë për të marrë statusin e vendit kandidat ashtu si Moldavia, u shuan pasi BE-ja kërkoi reforma të mëtejshme.
Maqedonia e Veriut mori statusin e vendit kandidat 17 vjet më parë, por procesi i integrimit të saj u bllokua nga Bullgaria për shkak të mosmarrëveshjeve rreth historisë dhe gjuhës. Ligjvënësit bullgarë votuan të premten për t'i dhënë fund vetos, nëse Maqedonia e Veriut i plotëson disa kushte.
Bosnja dhe Kosova gjithashtu dëshirojnë të anëtarësohen në BE, por për shkak të krizave politike Brukseli nuk u ka dhënë atyre statusin e vendit kandidat. Kritikët thonë se kjo është një dritëshkurtësi.
“Nëse vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE përballen me vonesa, ato do të riorientojnë politikat e tyre dhe më pas do të kemi një rritje të ndikimit rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor që do të krijonte probleme brenda vetë BE-së”, thotë Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”.
Ndërkohë, Rusia tha se dhënia e statusit të vendit kandidat nga BE-ja për Ukrainën nuk do të përbënte kërcënim, por akuzoi Perëndimin se po kërkon luftë.
“Në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Hitleri mblodhi rreth vetes shumicën e vendeve Europiane. Tani BE-ja dhe NATO po mbledhin të njëjtin koalicion modern për të luftuar, për një luftë me Federatën Ruse”, tha Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov.
"VOA" informon se NATO-ja dhe BE-ja thonë se nuk po kërkojnë të futen në luftë me Rusinë dhe kanë akuzuar Moskën për prishjen e paqes prej disa dekadash në Europë, me sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës./CNA.al
Situata me zjarret në zonat turistike të Turqisë vijon...
Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierë...
Turqia do të shqyrtojë rivendosjen e dënimit me vdekje...
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime mas...
Aeroporti i Heathrow në Londër është përfshirë në një ...
Kompanitë e linjave ajrore nuk duhet të ndajnë më të d...
Një emigrant i shpallur në kërkim nga Interpoli është ...
Një zjarr i madh ka shpërthyer mesditën e sotme në një...
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi në ligj legjis...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sot...
Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëta...
Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunë...
Në mënyrë indirekte pushtimi rus në Ukrainë paraqet kë...
Të rinj dhe të reja sipërmarrës në biznese inovative nga g...
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afga...
Dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe 21 të tjerë janë...
Klinikat e abortit kanë nisur të mbyllen në disa shtet...
Aleati i presidentit rus, Vladimir Putin, deputeti gje...
Ekonomistët gjermanë mendojnë se në dimër Gjermania do...
Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...