Presidenti i Bullgarisë nis bisedimet për të shmangur zgjedhjet e parakohshme
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev nisi bisedimet të hën...

Udhëheqësit e G-7-ës u zotuan të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën për “sa kohë që të nevojitet”. Në një deklaratë të përbashkët pas një lidhjeje videofonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, udhëheqësit nënvizuan, siç u shprehën ata, “angazhimin e palëkundur për të mbështetur qeverinë dhe popullin e Ukrainës në mbrojtjen e tyre kurajoze të sovranitetit të vendit dhe të integritetit territorial”.
Udhëheqësit e G-7-ës thanë se “i takon Ukrainës të vendosë për një zgjidhje paqësore në të ardhmen, pa trysni të jashtme dhe pa u ndikuar”.
Këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, bëri të ditur se kërkesa kryesore e zotit Zelenskyy ishte për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe se biseda u përqëndrua tek perceptimi i tij për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj lufte. Zoti Zelenskyy i informoi udhëheqësit e G-7 se si qeveria e tij ka përdorur ndihmën e marrë deri më tani për “të maksimalizuar kapacitetin e Ukrainës, si për t’i rezistuar përparimit të forcave ruse, ashtu edhe për të bërë kundërsulme aty ku është e mundur”, tha zoti Sullivan.
Udhëheqësi ukrainas dëshiron që vendi i tij të arrijë një avantazh në fushëbetejë gjatë muajve të ardhshëm, pasi “ai beson se një konflikt i zgjatur, nuk është në interesin e popullit ukrainas”, tha zoti Sullivan.
Gjatë fjalimit që nuk u transmetua për publikun, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kërkoi sisteme mbrojtëse me raketa, më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe garanci të tjera në fushën e sigurisë, tha një zyrtar evropian. Zoti Zelenskyy gjithashtu u shpreh se dëshiron që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë deri në fund të vitit, përpara se të fillojë stina e dimrit.
Presidenti ukrainas u tha udhëheqësve se tani nuk është koha për negociata me Rusinë, tha një diplomat i lartë francez. Udhëheqësi ukrainas tha se “ai do të negociojë kur të jetë në pozitën e duhur për të vepruar kështu”, tha diplomati.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara po përgatisin dërgimin e një sistemi të avancuar raketash kundër-ajrore për ta ndihmuar Ukrainën ndaj agresionit të urdhëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin.
Ndihma e re dhe përpjekjet e Grupit të Shtatëshes për të ndëshkuar Moskën vijnë ndërkohë që Presidenti Zelenskyy ka shprehur shqetësimin se Perëndimi mund të arrijë në një fazë lodhjeje nga lufta, e cila ka kontribuar për rritje të çmimeve të energjisë dhe të mallrave thelbësore në mbarë botën.
Udhëheqësit e fuqive kryesore industriale të botës u zotuan se “do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike, si dhe të qëndrojnë përkrah Ukrainës për sa kohë që duhet”./ VOA
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev nisi bisedimet të hën...
Xhorxhina Bami, nga Tirana, jeton në Prishtinë qysh në...
Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se në samitin e vendeve ek...
Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, dhe kryeministrja su...
Një tribunë e fanatikëve të apasionuar pas përballjeve...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, pritet të bëj...
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad ...
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë...
Europa po përpiqet të ulë varësinë e saj nga importet ...
Kompani të mëdha amerikane sikurse "Disney", "JP Morga...
Autoritetet e Afrikës së Jugut po hetojnë vdekjen e të...
Presidenti Joe Biden vlerësoi aleancën globale që po p...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të dielën se...
Male të larta me maja të mbuluara me borë, lëndina me ...
Ushtria ruse ka goditur me raketa kryeqytetin uk...
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime mas...
Kompania "Elektrosever" që do të bëjë furnizimin dhe f...
Sulmi kundër një klubi të komunitetit LGBTQ në Oslo na...
Tre shqiptarë janë përleshur me njëri-tjetrin në zonën e R...
Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me a...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...