Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...

Lufta e Ukrainës ka një ndikim të rëndësishëm në tregtinë globale të armëve. Në raportin e tij të ri, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm SIPRI krahason periudhën nga 2019 deri në 2023 me atë nga 2014 në 2018 dhe gjen ndryshime të shumta, ndonjëherë dramatike.
Vëllimi i tregtisë globale të armëve ka rënë me 3,3 për qind krahasuar me 2014 -18. Por importet e armëve në Evropë gati janë dyfishuar, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë. Pjesa më e madhe e dërgesave të armëve në Evropë, 55 për qind, erdhi nga SHBA. Kjo është 20 për qind më shumë se në periudhën 2014-18, që është një shenjë e qartë se Evropa është bërë edhe më e varur nga SHBA.
Falë rritjes së eksporteve në Evropë, SHBA arriti të rrisë eksportet e saj globale të armëve me 17 për qind. Edhe pjesa e SHBA-së në tregtinë ndërkombëtare të armëve u rrit ndjeshëm nga 34 në 42 për qind. Në mbarë botën, SHBA ka furnizuar 107 vende me pajisje ushtarake, më shumë se në çdo periudhë të mëparshme pesëvjeçare. Dhe kjo i bën Shtetet e Bashkuara kampione të botës.
"SHBA-ja ka zgjeruar rolin e saj global si furnizues armësh, një aspekt i rëndësishëm i politikës së jashtme të këtij vendi," shkruan Mathew George i SIPRI, duke vënë në dukje se kjo po ndodh në një kohë kur "dominimi ekonomik dhe gjeopolitik i SHBA-së po sfidohet nga disa ekonomi që po zhvillohen me shpejtës”.

Nuk është çudi që midis vendeve evropiane, Ukraina ka rritur në mënyrë dramatike importet e saj të armëve. Ndërsa në periudhën 2014-18 import i saj ishte modest, pjesërisht për faktin se prodhonte vetë shumë armë dhe nuk kishte nevojë për import, në periudhën 2019-23 (në kohën kur Rusia filloi luftën okupatore në 2022) u bë importuesi i katërt më i madh në botë pas Indisë, Arabisë Saudite dhe Katarit. Importet e saj janë rritur rreth 6.600 për qind.
Ndërsa nëse shikoni vetëm vitin 2023, Ukraina ishte importuesi më i madh i armëve në botë. Në të njëjtën kohë, duhet theksuar se termi "importues" është disi jo i sakt, sepse dërgesat në Ukrainë nuk ishin vetëm shitje por edhe dhurata armësh.
Furnizuesit kryesorë të armëve për Ukrainën në periudhën 2019-2023 ishin SHBA-të me një vëlim prej 39 për qind, e ndjekur nga Gjermania (14 për qind) dhe Polonia (13 për qind).
Si më parë, pesë eksportuesit më të rëndësishëm të armëve në botë janë SHBA, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania. Megjithatë, rendi ka ndryshuar nga viti 2014-18, që lidhet edhe me luftën e Ukrainës. Sepse Franca ka zëvendësuar Rusinë në vendein e dytë. Ndërsa eksportet ruse kanë rënë ndjeshëm me 53 për qind, eksportet franceze u rritën me 47 për qind. Numri i vendeve që marrin pajisje ushtarake ruse ka rënë po ashtu në mënyrë dramatike. Ndërsa në vitin 2019, 31 vende të tjera blenë armë nga Moska, në vitin 2023 ishin vetëm 12. Më të rëndësishmet janë India dhe Kina.
Këto dy shtete kanë vazhduar tregtinë me Rusinë edhe kur bëhet fjalë për mallra të tjera, si nafta dhe gazi. "Në raste të tjera, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane ushtruan presion mbi blerësit e mundshëm të armëve ruse," tha për DW Pieter Wezeman, një nga autorët e raportit. "Një shembull është Egjipti, i cili donte të blinte avionë luftarakë rusë dhe ishte nën presion nga SHBA-ja, ndërsa tani i është drejtuar Francës”.

Ngritjen e Francës Pieter Wezeman e shpjegon me strategjinë e saj sovrane: "Parisi dëshiron të përdorë fuqinë ushtarake sa herë të dojë, pa u varur nga armët e vendeve të tjera. Që kjo të jetë e mundur, nevojitet industria e armëve. Por për ta ruajtur atë, Francës i duhen eksporte, ndryshe gjithçka do të ishte shumë e shtrenjtë”.
Eksportet franceze të armëve janë rritur ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit. Avionët luftarakë Rafale po shiten veçanërisht si të mirë, sikur edhe nëndetëset dhe fregatat nga kantieret franceze. Blerësi më i madh për Rafale ishte India, e cila bën tregti me Rusinë, por edhe me vendet perëndimore.
Ndërsa Evropa pothuajse dyfishoi importet e saj të armëve, Afrika ka përgjysmuar pothuajse importet. Rënia e importit në Afrikë është kryesisht rezultat i importeve dukshëm më të ulëta në dy vendet më të rëndësishme importuese: Algjeria, e cila përbën 77 për qind të importeve të armëve dhe Maroku, i cili përbën 46 për qind.
Furnizuesi më i rëndësishëm i armëve në Afrikë është Rusia, e ndjekur nga SHBA dhe Kina. Prandaj, Afrika është një rajon që vazhdon të blejë shumë armë nga Rusia, është një rajon ku Rusia po zgjeron pozicionin e saj ushtarak.

Gjermania mbeti në vendin e pestë në listën e eksportuesve më të mëdhenj. Rajonet kryesore të eksportit të armëve gjermane janë Lindja e Afërme dhe e Mesme. Megjithatë eksportet gjermane të armëve kanë shënuar rënie me 14 për qind. Por rënia është relative, thotë Wezeman, sepse periudha e kaluar pesëvjeçare ishte jashtëzakonisht e suksesshme për shkak të porosive të mëdha, veçanërisht nëndetëseve.
Por viti 2023 ishte një vit veçanërisht i mirë për industrinë gjermane të armëve. "Sigurisht, kjo ka të bëjë me ndihmën e armëve për Ukrainën", thotë Peter Wezeman, "por ka të bëjë edhe me dërgimin e nëndetëseve në Singapor dhe fregatave dhe korvetave në Izrael dhe Egjipt"./ DW
Marina e Kinës, Rusisë dhe Iranit po zhvillojnë stërvitje ...
Ushtria amerikane ka nisur një anije masive nga Virxhinia ...
Kamerat e sigurisë në zonë kanë regjistruar momentin e shp...
Ukraina dhe aleatët e saj rajonalë e kanë kritikuar Papa F...
Në dy komisione të Parlamentit Evropian pritet të miratohe...
Aktualisht, 31 për qind e popullsisë në Gjermani është e p...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Filmi “Oppenheimer” është fituesi i madh i "Oscar"-it të 9...
Gjenden trupat e pesë skiatorëve të zhdukur në Alpet zvice...
Guvernatori i rajonit jugperëndimor rus të Kurskut tha se ...
Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fekondimin artif...
Në Portugali po mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme të par...
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i cili mori sot pjesë...
Ushtria amerikane tha të dielën se ka kryer një operacion ...
Sot, Rusia po mban votimet e hershme për zgjedhjet preside...
Takimi i nivelit të lartë i OKB-së për klimën mbylli punim...
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter është ...
Grupi militant Hezbollah në Liban më 10 mars tha se ka...
Kohëzgjatja e procedurave të azilit në Gjermani vitin ...
"Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar", ka paralaj...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...