Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...

Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fekondimin artificial, dështoi të miratohej në parlamentin e Kosovës duke ngjallur shumë debate për shkak të mospajtimeve rreth disa neneve që u mundësojnë individëve, dhe jo domosdoshmërisht vetëm çifteve burrë e grua, të kenë fëmijë përmes metodës së njohur në shkallë të gjerë si IVF.
“Më parë në verzionin e parë ka qenë e propozuar që gruas së pamartuar t’i jepet e drejta për të pranuar qeliza riprodhuese, tash i jipet mundësia individit që i bie edhe të gjinisë mashkullore. Kësisoj po zgjerohet problemi edhe më tej sepse individët mund të jenë edhe të gjinisë së njejtë”, tha Visar Korenica nga lëvizja Vetëvendosje në pushtet në seancën e 22 shkurtit.
Gjuha e përdorur në parlament dhe në media nga ata që kundërshtojnë këtë projektligj është dënuar ashpër nga organizata të shoqërisë civile, duke e cilësuar atë si gjuhë të urrejtjes dhe diskriminuese ndaj grave dhe pjesëtarëve të komunitetit LGBTI.
Grupi për të drejtat e grave ‘Marshojmë s’festojmë” u hodh në protestë para ndërtesës së parlamentit të Kosovës kundër deputetëve që kundërshtojnë këtë projektligj. Organizatoret e protestës duke bërë thirrje për miratimin e këtij projektligji thanë se diskutimet rreth tij deri tani kanë qenë çnjerëzore ndaj grave dhe të përcjella me propagandë e gënjeshtra nga deputetët, për qëllime patriarkale dhe elektorale.
Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se me mosmiratimin e këtij projektligji po diskriminohen posaçërisht shtresat e varfra, duke qenë se metoda IVF në Kosovë shfrytëzohet vetëm në klinika private.
“Pra IVF mund të bëhet në familjet e pasura nga gra dhe burra që i kanë mundësitë financiare, mirëpo kjo po u mohohet familjeve të varfra, grave të varfëa e burrave të varfër të cilët dëshirojnë ta përdorin si mjet për të krijuar një familje me fëmijë. Ndoshta (deputetët) duhet të jenë pak më të sinqertë dhe të tregojnë nëse me të vërtetë synimi i tyre është ta ruajnë këtë familjen tradicionale apo është t’i ruajnë interesat e spitaleve private”, thotë ajo.
Një nga deputetet që është kundër këtij projektligji, Albena Reshitaj, i tha Zërit të Amerikës se ai ka disa mangësi duke theksuar se krijon mundësi për martesa ndërmjet personave të linjës së njëjtë të gjakut.
“Ajo që unë kam kërkuar që nenit 22, pikës së parë pikërisht te mbrojtja e fshehtësisë së të dhënave t’i shtohet edhe pjesa ku fëmija i lindur me IVF pas moshës së pjekurisë të ketë të drejtë nëse ai do të njoh prindin e vet gjenetik”, thotë ajo.
Zonja Reshitaj thotë se një aspekt tjetër shqetësues i këtij projektligji është mungesa e sanksioneve të duhura për ata që mund ta keqpërdorin këtë procedurë.
“Në këtë projektligj për mua këto sanksione nuk janë të nivelit që duhet të jenë duke pasur parasysh mundësinë e keqpërdorimeve të shumta që bëhen. Kur flasim për një çështje kaq të ndjeshme domethënë duhet të jenë masa shumë më strikte. Përndryshe të gjitha këto shqetësime e kërkesa të mia nuk përkojnë aspak me seksizëm, racizëm apo diçka tjetër por ka tendencë të grupacioneve të caktuara që ta devijojnë komplet këtë çështje”, thotë ajo.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk i është përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për të diskutuar mbi këtë projektligj. Por në një paraqitje para gazetarëve ai i vlerësoi debatet rreth tij të ekzagjeruara dhe me shumë keqkuptime.
“Kemi pranuar disa amendamente nga disa deputetë të pozitës dhe opozitës, disa i kemi vlerësuar dhe adaptuar për leximin e dytë por disa të tjera janë problematike sepse i humb komplet edhe arsyeshmëria edhe kuptimi i përpjekjes tonë që ta bëjmë një ligj i cili do t’iu mundësonte shumë çifteve e shumë grave në Kosovë që ta kenë një proces të mirë në sistemin publik e mos të harxhojnë me mijëra euro sic ndodhë sot jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë Kosovës”, tha zoti Vitia.
Projektligji për shëndetin riprodhues dhe IVF-në u miratua në lexim të parë pas shumë përpjekjesh në tetor të vitit të kaluar, me 63 vota për, një kundër dhe katër abstenime. Ndërkohë të enjten që shkoi parlamenti dështoi sërish të votojë në lexim të dytë këtë projektligj për shkak të mungesës së kuorumit./ VOA
Në Portugali po mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme të par...
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i cili mori sot pjesë...
Ushtria amerikane tha të dielën se ka kryer një operacion ...
Sot, Rusia po mban votimet e hershme për zgjedhjet preside...
Takimi i nivelit të lartë i OKB-së për klimën mbylli punim...
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter është ...
Grupi militant Hezbollah në Liban më 10 mars tha se ka...
Kohëzgjatja e procedurave të azilit në Gjermani vitin ...
"Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar", ka paralaj...
Fotoja e parë zyrtare e Princeshës së Uellsit që nga opera...
Një trafikant i dyshuar droge dhe ish-bashkëpunëtor i ...
Një anije e ushtrisë amerikane që po bart pajisje për ndër...
Puna në Bashkimin Evropian/Zonën Ekonomike Evropiane pa le...
Earl Spencer, vëllai më i vogël i Dianës, Princeshës s...
Mbërmjen e së shtunës u qëllua për vdekje boksieri nga Kos...
Në ditët para fillimit të muajit të agjërimit në fenë isla...
Fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 20...
Armenia po e shqyrton mundësinë që të aplikojë për anëtarë...
Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale ...
Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për s...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...