Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në ditët para fillimit të muajit të agjërimit në fenë islame, Ramazan, në Jeruzalemin lindor është më qetësi se herë të tjera. Ndryshe nga vitet e kaluara rrugicat e ngushta nuk janë zbukuruar me dritat e festës. "Nuk e ndiejmë që jemi në prag të Ramazanit", thotë Um Ammar duke kaluar në rrugën e qytetit historik Al-Wad. Lufta në Rripin e Gazës po preokupon shumicën e njerëzve. Atmosfera është e zymtë. Kësaj i shtohet edhe pasiguria, se si mund të kalojë muaji i shenjtë i agjërimit dhe lutjeve.
"Ne në mbrëmje do të thyejmë agjërimin, por shumë në Gazë nuk kanë mjaftueshëm ushqim", thotë ajo. "Kur njerëzit ulen në tavolinë… Ky sivjet nuk është Ramazan, më shumë ndihet një atmosferë funerali."
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi gjatë sulmeve të Izraelit në Gazë janë vrarë rreth 31.000 veta, ndërkohë që organizatat e ndihmave paralajmërojnë se po kërcënon një krizë urie. Ushtria e Izraelit po lufton në këtë territor palestinez, Hamasin militant islamik, qëkurse më 7 tetor 2023 në Izrael u vranë mbi 1200 veta dhe 240 të tjerë u rrëmbyen peng. Krahas Izraelit, SHBA-së dhe Gjermanisë edhe një sërë vendesh të tjera e klasifikojnë Hamasin si organizatë terroriste.
Shpresë për një Ramazan të qetë
Hashem Taha ka të njëjtën ndjesi si edhe Um Ammar. Ai ka një dyqan të vogël erëzash në rrugën Al-Wad: "Jeruzalemi ndihet i trishtuar shumë, njerëzit në Gazë s'janë pjesë jona, ne jemi një familje dhe ajo që po shohim atje, na prek të gjithëve", thotë Taha.
Tregtarët dhe banorët e qytetit historik të Jeruzalemit me kalimin e viteve kanë përjetuar shumë trazira politike dhe eksese dhune. Përditshmëria e tyre karakterizohet prej tensioneve. Në afërsi të dyqanit të Tahas policët izraelitë të kufirit ndalojnë të rinj palestinezë për t'u kontrolluar identitetin. "Ata na e vështirësojnë jetën shumë dhe i ngacmojnë vazhdimisht njerëzit", thotë Taha. Por ai mban shpresë, që qetësia aktuale në Jeruzalem të vazhdojë edhe gjatë muajit të Ramazanit.
Ngjarjet e muajve të fundit – aktet terroriste të Hamasit dhe lufta që pasoi në Rripin e Gazës me shumë të vrarë – lënë një hije të zymtë në muajin e shenjtë të agjërimit. Ky muaj nis me shfaqen e parë të Hënës së re që pritet më 10 ose 11 mars.
Në të shkuarën tensionet përqendroheshin në malin tempull, ku xhamia Al-Aqsa është një ndër veprat më të shenjta të fesë islame dhe në murin e vaktimit, që është vendi më i shenjtë i hebraizmit. Gjatë Ramazanit disa herë në ditë mijëra myslimanë, më shumë se 100.000, mblidhen për t'u lutur në sheshin para xhamisë Al-Aqsa në malin e tempullit.
Izraeli premton ta ruajë "shenjtërinë e Ramazanit"
Në shkurt ministri izraelit për Sigurinë kombëtare, politikani ekstremist i djathtë, Itamar Ben-Gvir, ka vendosur kufizime për numrin e besimtarëve që lejohen të vizitojnë vendin e shenjtë. Të tilla masa si kufizimi i moshës së pjesëmarrësve në lutje – shpesh janë bërë shkas për konfrontime mes policisë dhe palestinezëve.
Hamasi nga ana e tij sërish e përdor rëndësinë e xhamisë Al-Aqsa për myslimanët, për ta prezantuar veten në mbarë botën si mbrojtës të pasurisë së shenjtë. Javën e kaluar udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanija, që jeton në Katar, u bëri thirrje palestinezëve gjatë një fjalimi që të marshojnë në ditën e Ramazanit te xhamia Al-Aqsa.
Të martën e kaluar qeveria e Izraelit deklaroi se i ka hedhur poshtë planet e ministrit Ben Gvirs. "Gjatë javës së parë të muajit të Ramazanit besimtarëve do t'u lejohet të shkojnë në malin e tempullit në numrin e ngjashëm si edhe gjatë viteve të tjera", thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin çdo vit." Megjithatë do të ketë edhe një vlerësim të përjavshëm të aspekteve të sigurisë" dhe përkatësisht mund të merren masa.
Lutje të qeta e paqësore
Përfaqësuesit fetarë kanë përshëndetur: "Ne jemi të gëzuar, që në sfondin e këtij muaji të bekuar tani disa gjëra janë bërë të qarta për myslimanët, sa ka të bëjë me faktin që portat e xhamisë Al-Aqsa do të jenë të hapura për të gjithë vizitorët", i tha DW-së Scheich Azzam al-Khatib në Jeruzalem. Al-Khatib është drejtor i vakëfit të Jeruzalemit, autoriteti mbikëqyrës jordanez për objektet e shenjta islamike dhe të krishtera në Jeruzalem e gjetkë. "Qëllimi ynë është të falemi atje, të agjërojmë dhe të hyjmë në qetësi të shtensionuar plotësisht në xhami. E po ashtu të largohemi të shpenguar prej saj", thotë ai.
Fillimi i Ramazanit konsiderohet edhe si një ditë e përcaktuar e mundshme për të negociuuar një marrëveshje të re mes Izraelit dhe Hamasit. Një marrëveshje e shpejtë për armëpushim dhe lirimin e 134 pengjeve izraelite, që ende mbahen në Rripin e Gazës, duket se nuk ka gjasa në këtë kohë./DW
Fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 20...
Armenia po e shqyrton mundësinë që të aplikojë për anëtarë...
Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale ...
Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për s...
Në portin Larnaka në Qipro, po ngarkohet sot ndihma humani...
Në fjalimin e tij për gjendjen e vendit, Presidenti amerik...
Teherani ka dënuar fuqishëm një raport të Kombeve të Bashk...
Donald Trump dhe një grup i vogël këshilltarësh të ...
Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve kanë rrëzuar 1...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka delaruar së f...
Një rritje në zbulimet e UFO-ve në vitet 1950 dhe 1960 u s...
Dukesha e Sussex ka kritikuar "toksicitetin e pafund" ...
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka zbuluar plan...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ në Kosovëmori vend...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten...
ELAS ka lëshuar një deklaratë në lidhje me incidentet e nd...
Ukraina do t’i pranojë 6 miliardë euro nga Bashkimi Evropi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mblodhi pik...
Presidenti amerikan Joe Biden shfrytëzoi fjalimin e ti...
Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare Akira Toriyama. Kriju...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...