I nxehti përvëlon Europën Perëndimore/ Franca, Britania dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...

Teherani ka dënuar fuqishëm një raport të Kombeve të Bashkuara lidhur me përgjigjen e Republikës Islamike ndaj protestave masive më 2022, duke denoncuar “iranofobinë” e shteteve perëndimore.
Raporti u ndërtua “mbi pretendime të pabaza” dhe “informacion të rrem dhe të njëanshëm, pa bazë ligjore”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani.
Ekspertët ndërkombëtarë thanë se shtypja e protestave, kryesisht paqësore, që nisën në shtator të vitit 2022 dhe “diskriminimi i institucionalizuar” ndaj grave dhe vajzave çoi në “krime kundër njerëzimit”.
Këshilli për të Drejtat i Njeriut i OKB-së dha mandatin për hetimin e ekspertëve. Në këtë proces, autoritetet iraniane refuzuan të merrnin pjesë. Raporti u përpilua lidhur me protestat që tronditën Republikën Islamike pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, 22-vjeçare.
Amini ishte arrestuar nga “policia e moralit” në Teheran nën pretendimet se kishte shkelur kodin strik të veshjes për gratë në Iran.
Në raportin e ekspertëve të OKB-së u gjet se Qeveria iraniane ishte përgjegjëse për dhunën fizike që çoi në vdekjen e Aminit, dhe për shtypjen brutale të protestave që pasuan.
“Jo vetëm që komiteti i ekspertëve nuk tha të vërtetën, por në mënyrë të qëllimshme shtrembëroi faktet”, tha Kanani.
Raporti, tha ai, “u përgatit nga regjimi zionist [referencë për Izraelin], Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete perëndimore”, të cilët “vazhdojnë të shfaqin iranofobi dhe shpifin ndaj Iranit”.
Këto shtete “janë të zemëruara për shkak të dështimit të ndërhyrjeve të tyre gjatë trazirave”, tha Kanani duke iu referuar protestave.
Autoritetet iraniane thonë se “trazirat” u nxitën “nga armiqtë” e Republikës Islamike, veçmas nga Shtetet e Bashkuara.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se një komitet i posaçëm për hetim të protestave, i formuar me urdhër të presidentit Ebrahim Raisi, “së fundi ka dërguar një raport final te presidenti”, duke mos dhënë detaje për gjetjet e këtij raporti.
Ekspertët e OKB-së thanë se “jo më pak se 551” protestues u vranë nga forcat e sigurisë, të cilët “përdorën forcë të panevojshme dhe disproporcionale”./REL
Donald Trump dhe një grup i vogël këshilltarësh të ...
Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve kanë rrëzuar 1...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka delaruar së f...
Një rritje në zbulimet e UFO-ve në vitet 1950 dhe 1960 u s...
Dukesha e Sussex ka kritikuar "toksicitetin e pafund" ...
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka zbuluar plan...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ në Kosovëmori vend...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten...
ELAS ka lëshuar një deklaratë në lidhje me incidentet e nd...
Ukraina do t’i pranojë 6 miliardë euro nga Bashkimi Evropi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mblodhi pik...
Presidenti amerikan Joe Biden shfrytëzoi fjalimin e ti...
Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare Akira Toriyama. Kriju...
Ekipi i manjatit mediatik, Rupert Murdoch, konfirmon s...
Rusia dhe Ukraina thanë se kanë rrëzuar dhjetëra dronë gja...
Ambasada amerikane në Rusi ka paralajmëruar qytetarët amer...
Në fund të shekullit XVIII gratë në Evropë filluan të kërk...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi ku...
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se po kryen ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...