Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famëkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...

Presidenti amerikan Joe Biden shfrytëzoi fjalimin e tij të tretë për gjendjen e vendit të enjten në mbrëmje për të njoftuar një masë dramatike për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në Gazë, bëri thirrje për miratimin e ndihmave për Ukrainën dhe paralajmëroi vendin për kërcënimin që paraqet ish-Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë rivali i tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ky mund të jetë fjalimi më i rëndësishëm i Presidentit Biden përpara fillimit të zgjedhjeve të nëntorit.
Ashtu si shumë presidentë amerikanë në vitin e fundit të mandatit të tyre të parë, Presidenti Joe Biden mbajti fjalimin e tij për gjendjen e vendit me një qëllim të rëndësishëm në mendje: të bindë popullin amerikan se ai meriton një mandat tjetër katër vjeçar.
“Sonte, me krenari mund të themi se vendi ynë është i fortë dhe po forcohet!”
Ai trajtoi shqetësimet e votuesve mbi moshën e tij të madhe dhe aftësitë e tij mendore, duke e përdorur atë kundër ish-presidentit Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidati për president i republikanëve, me të cilin ai do të përballet në zgjedhjet e nëntorit.
“Çështja me të cilën përballet vendi ynë nuk është mosha jonë, por ajo e ideve tona. Urrejtja, zemërimi, hakmarrja dhe ndëshkimi janë idetë më të vjetra. Por ju nuk mund ta udhëhiqni Amerikën me ide të lashta.”
Ndonëse teknikisht nuk është një fjalim fushate, Presidenti Biden kishte një mesazh të qartë për votuesit: zoti Trump është një kërcënim i madh për demokracinë.
Presidenti Biden u kujtoi amerikanëve sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e ish Presidentit Trump, që kërkonin të përmbysnin fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2020.
"Paraardhësi im dhe disa prej jush këtu po përpiqen të varrosin të vërtetën mbi 6 janarin. Unë nuk do ta bëj këtë", tha Presidenti Biden.
Ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, Presidenti Biden njoftoi një masë dramatike për dërgimin e ndihmave shumë të nevojshme për palestinezët.
"Kam udhëzuar ushtrinë amerikane të udhëheqë një mision për ndërtimin e një porti të përkohshëm në Mesdhe në bregdetin e Gazës, ku mund të ankorohen anije të mëdha të transportit të ushqimit, ujit dhe ilaçeve. Asnjë ushtar amerikan nuk do të dislokohet në terren”, tha zoti Biden.
Nuk është e qartë nëse ky plan do të jetë i mjaftueshëm për të qetësuar demokratët progresivë, arabo-amerikanët dhe votuesit e tjerë myslimanë në Amerikë, të cilët janë të indinjuar nga mbështetja e palëkundur e zotit Biden për Izraelin. Qindra njerëz protestuan jashtë ndërtesës së Kongresit ndërsa ai mbante fjalimin. Presidenti Biden nënvizoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër Hamasit ndërsa bëri thirrje për një armëpushim të përkohshëm dhe për lirimin e pengjeve që po mbahen nga grupi militant.
Dhe në një kritikë të rrallë ndaj Izraelit, ai shprehu zhgënjimin për mungesën e ndihmës dhe numrin e lartë të viktimave në Rripin e Gazës.
"Për udhëheqjen e Izraelit, unë them këtë: ndihma humanitare nuk mund të jetë e rëndësisë dytësore apo një mjet negocimi. Mbrojtja dhe shpëtimi i civilëve të pafajshëm duhet të jetë një përparësi. Ndërsa shikojmë nga e ardhmja, e vetmja zgjidhje reale për situatën atje është ajo me dy shtete”, tha ai.
Objektivat e politikës së jashtme të zotit Biden janë lënë në hije nga bllokimi, që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë një projektligji prej 95 miliardë dollarësh, të miratuar nga Senati, i cili përfshin fonde për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Presidenti Biden u bëri thirrje republikanëve që ta miratojnë projektligjin.
“Mesazhi im për presidentin Putin, të cilin e njoh për një kohë të gjatë, është i thjeshtë. Ne nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të përkulemi. Unë nuk do të përkulem.”
Presidenti Biden i kërkoi Kongresit të miratojë një projektligj për emigracionin dhe sigurinë kufitare, një çështje e rëndësishme për votuesit amerikanë.
Ai fajësoi republikanët dhe zotin Trump për ngërçin, duke i akuzuar ata se po e përdorin situatën në kufirin SHBA-Meksikë si një çështje politike.
“Ne mund të grindemi për ndreqjen e kufirit ose mund ta ndreqim atë. Unë jam gati për ta zgjidhur”.
Ai u zotua të mbrojë të drejtën për abort dhe të drejtat riprodhuese, një shqetësim kryesor për demokratët në shtetet konservatore, që kanë vendosur kufizime ndaj këtyre çështjeve.
"Shumë prej jush në këtë dhomë dhe paraardhësi im po premtojnë të miratojnë një ndalim në nivel kombëtar të të drejtave riprodhuese. Çfarë të drejta të tjera do të hiqni."
Presidenti Biden gjithashtu lavdëroi politikat e tij, duke e quajtur ekonominë amerikane "zili të botës".
Ai parashtroi një axhendë ekonomike progresive, duke vënë në shënjestër korporatat dhe të pasurit.
"Miliarderët nuk duhet të paguajnë taksa më të ulëta federale sesa një mësues, një punonjës sanitar apo një infermiere."
Senatorja e Alabamës Katie Britt dha përgjigjen republikane.
“Presidenti Biden thjesht nuk e kupton realitetin. Ai është i shkëputur nga realiteti. Gjatë mandatit të tij, familjet kanë qenë në gjendje më të keqe. Komunitetet tona janë më pak të sigurta dhe vendi ynë është më pak i sigurt”, tha ajo.
Të dhënat tregojnë se ekonomia ka tejkaluar pritshmëritë e ekspertëve. Por inflacioni mbetet një shqetësim kryesor i votuesve, duke krijuar një dobësi të mundshme për zotin Biden para zgjedhjeve presidenciale./ Voa
Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare Akira Toriyama. Kriju...
Ekipi i manjatit mediatik, Rupert Murdoch, konfirmon s...
Rusia dhe Ukraina thanë se kanë rrëzuar dhjetëra dronë gja...
Ambasada amerikane në Rusi ka paralajmëruar qytetarët amer...
Në fund të shekullit XVIII gratë në Evropë filluan të kërk...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi ku...
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se po kryen ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të e...
Suedia është anëtarësuar në NATO, dy vjet pasi pushtimi ru...
Në Prishtinë për disa orë me radhë, zyrtarë të Dhomave të ...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të enjten në lexim të parë...
Franca dhe Programi për Mjedis i Kombeve të Bashkuara orga...
Në 6 mars 1944, gjermano-amerikani Willy Hitler u bë p...
Kina e ka përshkruar luftën në Gazë si “turp për civilizim...
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka sulmuar opozitën në ...
Në Kosovë mbizotëronte tregtimi i mallrave serbe, duke zën...
Për herë të parë qyteti i Frankfurtit do të dekorojë me nd...
Një sulm nga militantët Houthi të Jemenit ka dëmtuar një a...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) u pajtuan të mër...
Nikki Haley ka njoftuar zyrtarisht se po i jep fund fushat...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...