Pse Kina nuk po mbron anijet tregtare në Detin e Kuq?
Një sulm nga militantët Houthi të Jemenit ka dëmtuar një a...

Për herë të parë qyteti i Frankfurtit do të dekorojë me ndriçim një pjesë të hapësirës publike me rastin e muajit të agjërimit - Ramazanit. Nga e diela (10 mars), rruga e madhe Bockenheimer, në qendër të qytetit, e njohur edhe si "Freßgass", do të ndriçohet me dekorime në formën e gjysmëhënave, yjeve dhe fenerëve, me fjalët "Gëzuar Ramazanin”.
Model për këtë lëvizje nga autoritetet e qytetit ishte Londra, e cila vitin e kaluar me rastin e Ramazanit filloi praktikën e dekorimit dhe ndriçimit të hapësirës publike pranë Piccadilly Circus. Sipas informacioneve të gazetës "Bild”, Frankfurti do të jetë qyteti i parë gjerman që do ta bëjë këtë.
Vendimi është marrë vitin e kaluar
Vitin e kaluar, parlamenti i qytetit të Frankfurtit vendosi të instalojë ndriçimin. Kërkesa është paraqitur nga fraksionet e qeverisë së qytetit, të Gjelbërve, SPD, FDP dhe Volt. Në shpjegim thuhet se në Frankfurt jetojnë nga 100.000 deri në 150.000 myslimanë, që përbën pothuajse 15 për qind të popullsisë së përgjithshme. Ramazani i këtij viti zgjat deri më 9 prill.
Presidentja e Këshillit Bashkiak, Hilime Arslaner, (Të Gjelbrit) shpjegoi se gjatë Ramazanit, njerëzit kujtohen dhe reflektojnë për gjëra të rëndësishme në jetë. "Këto janë shtyllat themelore të bashkëjetesës njerëzore, të mësuara nga të gjitha fetë," tha Arslaner. "Jam i lumtur që këto shenja të paqes së Ramazanit janë të dukshme dhe kanë marrë jetë në Frankfurtin tonë."
Kryetari i bashkisë: "Shenjë e bashkëjetesës paqësore"
Ndriçimi është "një shenjë e bashkëjetesës paqësore të të gjithë njerëzve në Frankfurt", tha kryebashkiaku Nargess Eskandari-Grünberg (Të Gjelbrit). Ai është gjithashtu përgjegjës për diversitetin, antidiskriminimin dhe harmoninë sociale. "Këto janë dritat e bashkëjetesës, kundër paragjykimeve, kundër diskriminimit, kundër racizmit antimysliman, por dhe kundër antisemitizmit.
Në kohë krize dhe lufte, dekorimi është "një shenjë shprese për të gjithë njerëzit dhe forcon kohezionin në shoqërinë tonë të larmishme urbane", tha Eskandari-Grünberg. Kostoja e blerjes së dekorimeve, siç tha zëdhënësi i kryebashkiakut të Frankfurtit për agjencinë e lajmeve "dpa", arriti në 75 mijë euro.
Reagimet pozitive të myslimanëve
Myslimanët në Frankfurt reaguan pozitivisht ndaj dekorimit të planifikuar të qytetit. "Unë mendoj se është një nismë e mirë dhe mund të shërbejë si shembull," tha të martën Mohamed Seddadi, president dhe drejtor i Komunitetit Islamik në Frankfurt. Ndriçimi publik është i rëndësishëm për myslimanët dhe përshtatet me "qytetin multikulturor".
Ndriçimi ndjek zakonet në vendet arabe dhe në Turqi, ku rrugët janë zbukuruar me fenerë dhe simbole të tjera gjatë Ramazanit, tha Seddadi. Dekoratat publike në Frankfurt simbolizojnë: "Ne të gjithë i përkasim një shoqërie".
Edhe zëdhënësi i komunitetit gjerman Ahmedia, Naweed Ahmad, lavdëroi autoritetet e qytetit: "Mezi pres me padurim këtë shenjë njohjeje për muslimanët," tha ai për "epd". Rruga Bockenheimer është zbukuruar dhe ndriçuar edhe gjatë Krishtlindjeve dhe festës hebreje të Hanukkah. Prandaj kjo lëvizje me rastin e Ramazanit, siç tha ai, është shenjë e të njëjtit respekt ndaj feve.
Reagimet në rrjete
Në rrjetet sociale janë shfaqur komente të ndryshme lidhur me vendosjen e ndriçimit të Ramazanit në Frankfurt, transmeton "RTL". Ato dallojnë nga kontestimi i këtij vendimi deri te mbrojtja e vlerave civilizuese.
"Duhet të ndalohet”, "Happy Doom” apo dhe "i tmerrshëm”, janë vetëm disa nga komentet e shumta në rrjete.
Përdoruesi i rrjeteve Eriku shkruan: "Të gjitha zakonet tona të vjetra po hiqen, ndërsa ato të atyre po përhapen." Në një nga reagimet ndaj këtij komenti thuhet: "Se Krishtlindjet tashmë janë hequr - këtë nuk e kam dëgjuar! Pemët e Krishtlindjeve, tregjet, adventi...- ah të mos harroj dhe verën e zier - të gjitha këto i kam parë në dhjetorin e kaluar. Dhe një pyetje tjetër për ju: Kur thua "të tyre", me siguri mendon për mua që kam ardhur nga Rusia ortodokse në vitin 1992 apo jo? Apo e ke fjalën për miken time të dashur Günes, e cila ëshë rritur në Berlin? Është interesant fakti që vetë njoftimi se do të bëhet diçka shkakton kaq shumë panik. Tani Perëndimi me siguri do të dështojë, apo jo? Dhe për të gjithë ata që kërkojnë të bëhet diçka e ngjashme në Turqi, unë rekomandoj që të vizitojnë Stambollin gjatë Krishtlindjeve. Atje mund të shihni shumë fenerë, por edhe pemë të Krishtlindjeve dhe madje edhe një treg Krishtlindjesh. Udhëtim të mbarë. Mos u shqetësoni, sepse as Pashkët dhe as Krishtlindjet, nuk do të shfuqizohen."/DW
Një sulm nga militantët Houthi të Jemenit ka dëmtuar një a...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) u pajtuan të mër...
Nikki Haley ka njoftuar zyrtarisht se po i jep fund fushat...
Nikki Haley po pezullon fushatën e saj presidenciale, duke...
Autokolona e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e c...
Një shpërthim ka ndodhur pranë autokolonës që po transport...
Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues p...
E veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, u ka bërë ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kurrë nuk ka kërk...
Kush vjen i vetëm në Lappland, duhet të marrë me vete rrob...
Shefi i Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë së Moldavi...
Zgjerimi masiv i prodhimit evropian të armëve dhe më shumë...
Në disa vende evropiane fermerët protestuan kohët e fundit...
16 shtete në SHBA zhvilluan të martën zgjedhjet paraprake....
Pas ekzekutimit të tre vrasësve të dënuar së fundmi në inc...
Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Jordania hodhën ndihma të r...
Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka nënshkruar të m...
Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump ka të...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosov...
Një ekuipazh i SpaceX prej tre astronautësh amerikanë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...