Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Shefi i Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë së Moldavisë (SIS) paralajmëroi se Rusia po planifikon veprime të reja për të destabilizuar shtetin, përderisa Moldavia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale dhe një referendum për integrimin në Bashkimin Evropian.
Alexandru Musteata tha gjatë një konference për media në Kishiniev se SIS-i posedon “disa të dhëna” lidhur me veprimet e planifikuara gjatë këtij viti dhe në vitin e ardhshëm që do të komprometonin anëtarësimin e Moldavisë në BE dhe do ta kthenin shtetin në sferën e ndikimit të Rusisë.
“Detajet e strategjive për vitin 2024 dhe 2025 përfshin mbështetjen e aktorëve politikë prorusë, që kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës, grupet e krimit të organizuar dhe me udhëheqjen në Kremlin”, tha Musteata.
Aktori më i rëndësishëm në kryerjen e veprimeve destabilizuese do të ishte grupi i drejtuar nga oligarku Ilan Shor, tha Musteata.
Shor, që udhëheq partinë Shor të mbështetur nga Moska, ishte dënuar në mungesë me 15 vjet burgim vitin e kaluar lidhur me akuza për mashtrim dhe pastrim parash në lidhje me zhdukjen e 1 miliard dollarëve nga bankat moldave. Partia Shor është shpallur e paligjshme, ndërkaq vetë Shor është larguar për në Izrael.
Shor dhe partia e tij po ashtu janë sanksionuar nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja nën dyshimet se janë përpjekur të destabilizojnë situatën në Republikën e Moldavisë dhe duke vepruar për interesa të Rusisë.
“Ne parashohim se përpjekjet do të bëhen për të nxitur disa kriza shoqërore dhe politike, për të nxitur përplasje dhe tensione ndëretnike që do të çonin në kriza të sigurisë në rajonin të Gagauzit apo në Transnistri”, tha Musteata.
Rajoni gjysmëautonom i Gagauzisë është i banuar kryesisht nga turqit gagauzë, që flasin rusisht dhe kanë adoptuar krishterimin ortodoks rus.
Nën presidenten properëndimore Maia Sandu, e cila erdhi në pushtet pasi mposhti presidentin paraprak të mbështetur nga Rusia, Igor Dodon, më 2020, Moldavia mori një rrugë të qartë evropiane, teksa dënoi fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës.
Më 2022, Kishinievi mori ftesë për të hapur negociatat me BE-në dhe pritet të mbajë këtë vit një referendum mbarëkombëtar për anëtarësimin në bllokun evropian prej 27 anëtarësh.
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare po ashtu janë caktuar që të mbahen më vonë gjatë këtij viti dhe Sandu planifikon që të garojë për një mandat të dytë. Partia e saj, PAS, ka fituar mbi 40 për qind të votave në zgjedhjet lokale dhe sondazhet e vendosin të parën në zgjedhjet parlamentare./REL
Zgjerimi masiv i prodhimit evropian të armëve dhe më shumë...
Në disa vende evropiane fermerët protestuan kohët e fundit...
16 shtete në SHBA zhvilluan të martën zgjedhjet paraprake....
Pas ekzekutimit të tre vrasësve të dënuar së fundmi në inc...
Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Jordania hodhën ndihma të r...
Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka nënshkruar të m...
Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump ka të...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosov...
Një ekuipazh i SpaceX prej tre astronautësh amerikanë ...
Azerbajxhani, vendi mikpritës i Konferencës së Ndryshimeve...
Sot është dita më e madhe e zgjedhjeve në SHBA, kur njerëz...
I dërguari i posaçëm i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslla...
Sidomos në Britaninë e Madhe është shumë e ashpër krit...
Jeff Bezos ka rifituar titullin e personit më të pasur...
Maria Branjas Morera, personi më i vjetër në botë, fes...
Andreit i duhet vetëm t’i kalojë disa pengesa burokratike ...
Ish-anëtarja e Brigadës së Kuqe (BR), Barbara Balzeran...
Fëmijët po vdesin nga uria në Gazën veriore, thotë she...
Dronët detarë ukrainas kanë goditur anijen patrulluese rus...
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...