Fermerët turq mbijetojnë vetëm me borxhe
Në disa vende evropiane fermerët protestuan kohët e fundit...

Zgjerimi masiv i prodhimit evropian të armëve dhe më shumë pavarësi nga SHBA-ja: ky është qëllimi i një strategjie të shumëpritur për mbrojtjen që Komisioni i BE-së prezantoi në Bruksel. "Ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit, Margrethe Vestager – pavarësisht nëse Donald Trump do të bëhet sërish President i SHBA-së. Trump-i ka kërcënuar se nuk do t'i mbrojë më evropianët nëse fiton zgjedhjet në nëntor.
Më shumë armë "Made in Europe" dhe pavarësi më të madhe nga prodhuesit ndërkombëtarë të armëve si SHBA dhe Koreja e Jugut janë thelbi i strategjisë së re, të cilën Vestager e prezantoi së bashku me Komisionerin për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton dhe Përfaqësuesin e Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Që prej fillimit të luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë dy vjet më parë, vendet e BE-së i kanë blerë në SHBA 70 për qind të armëve që kanë dërguar në Ukrainë, u tha në Bruksel. "Aftësia e përmirësuar për të vepruar do të na bëjë një aleat më të fortë të NATO-s", tha Margrethe Vestager duke theksuar se evropianët do të vazhdojnë t'i qëndrojnë besnikë NATO-s.
Më shumë buxhet për mbrojtjen
Projektligji për një Program Evropian të Industrisë së Mbrojtjes (European Defense Industry Programme, EDIP) kërkon që shtetet anëtare të planifikojnë shumë më tepër para për armatimin dhe mbrojtjen krahasuar me më parë: deri në vitin 2030 ato duhet të shpenzojnë "të paktën 50 për qind të buxhetit të tyre të prokurimeve për mbrojtjen brenda BE-së. Deri në vitin 2035 kjo shumë duhet të jetë madje 60 për qind.
Përveç kësaj deri në vitin 2030 shtetet e BE-së duhet të blejnë së bashku të paktën 40 për qind të pajisjeve të tyre për mbrojtjen. Në vitin 2007 BE-ja kishte vendosur për këtë një objektiv vullnetar prej 35 për qind, por aktualisht 27 vendet anëtare janë shumë larg kësaj, pavarësisht nga lufta agresore e Rusisë në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, shtoi në shërbimin online X se "shtetet anëtare të BE-së nuk duhet të shpenzojnë domosdoshmërisht më shumë, por duhet të koordinohen 'më mirë në nivel evropian' lidhur me shpenzimet e mbrojtjes".
Rezerva nga vendet anëtare
Sipas përfytyrimeve të BE-së i nevojshëm është krijimi i një fondi evropian për mbrojtjen me vlerë 100 miliardë euro. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner e ka refuzuar vazhdimisht një instrument të tillë të financuar nga borxhet e BE-së. Kurse presidenti francez, Emmanuel Macron dhe vende si Belgjika apo Estonia e mbështesin atë.
Financimi i programit të propozuar tani për industrinë e mbrojtjes do të jetë shumë më modest, edhe për shkak të rezervave nga pala gjermane. Komisioni i BE-së propozon fillimisht që nga buxheti i BE-së të bëhen deri në vitin 2027 subvencione deri në 1.5 miliardë euro, si dhe të hiqet TVSH-ja për prokurimin e përbashkët të armëve. Kjo nuk është e mjaftueshme, tha Vestager, megjithatë, paratë mund të shërbejnë si nxitje për investime nga shtetet anëtare.
Ukraina me status "sikur të ishte shtet anëtar”
Ukraina duhet të përfshihet në planet e armatimit "sikur të ishte shtet anëtar”, tha një zyrtar i BE-së. Si model për këtë do të shërbejë bashkëpunimi për municionet e artilerisë, për të cilat ka prej gati një viti një nismë të përbashkët prokurimi.
Megjithatë planet për municionin dështuan. BE mund të dërgojë në Ukrainë vetëm rreth një të tretën e një milion plumbave të premtuar deri në fund të marsit, siç konfirmoi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell. "Ne kishim shpresuar për një pjesëmarrje më të madhe nga vendet anëtare”, tha spanjolli Borrell./DW
Në disa vende evropiane fermerët protestuan kohët e fundit...
16 shtete në SHBA zhvilluan të martën zgjedhjet paraprake....
Pas ekzekutimit të tre vrasësve të dënuar së fundmi në inc...
Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Jordania hodhën ndihma të r...
Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka nënshkruar të m...
Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump ka të...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosov...
Një ekuipazh i SpaceX prej tre astronautësh amerikanë ...
Azerbajxhani, vendi mikpritës i Konferencës së Ndryshimeve...
Sot është dita më e madhe e zgjedhjeve në SHBA, kur njerëz...
I dërguari i posaçëm i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslla...
Sidomos në Britaninë e Madhe është shumë e ashpër krit...
Jeff Bezos ka rifituar titullin e personit më të pasur...
Maria Branjas Morera, personi më i vjetër në botë, fes...
Andreit i duhet vetëm t’i kalojë disa pengesa burokratike ...
Ish-anëtarja e Brigadës së Kuqe (BR), Barbara Balzeran...
Fëmijët po vdesin nga uria në Gazën veriore, thotë she...
Dronët detarë ukrainas kanë goditur anijen patrulluese rus...
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), J...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...