Helmimi i kursantëve te Akademia e Sigurisë/ Reagon policia
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi kundërshtarin e tij të mundshëm republikan, Donald Trump, për “përkulje” ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i kërkoi Kongresit Amerikan ta miratojë ndihmën për Ukrainën, duke paralajmëruar se demokracia në të gjithë botën është nën kërcënim.
Biden mbajti të enjten mbrëma fjalimin vjetor drejtuar kombit, në një seancë të përbashkët të Kongresit.
Ai e kritikoi Trump-in për komentet e fundit në lidhje me NATO-n - Aleancën e Mbrojtjes të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila shënon 75-vjetorin e themelimit këtë vit.
Duke folur gjatë një tubimi muajin e kaluar, Trump tha se derisa shërbente si president, e ka paralajmëruar një aleat të NATO-s se “do ta inkurajonte Rusinë të bëjë çfarë dreqi do” me ata anëtarë të aleancës që nuk paguajnë sa duhet për qëllime të mbrojtjes.
Deklarata shkaktoi frikë se Trump mund të përpiqet ta tërheqë SHBA-në nga NATO-ja, nëse i fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.
“Të përkulesh para një udhëheqësi rus, është skandaloze, e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha Biden, duke iu referuar Trump-it, ndërsa kujtoi se si ish-presidenti Ronald Reagan - i cili mbahet mend me dashuri nga republikanët - i është kundërvënë Kremlinit gjatë Luftës së Ftohtë.
Biden tha se NATO-ja është “më e fortë se kurrë” dhe veçoi kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, në audiencë.
Në ditën që ai mbajti fjalimin, Suedia u bë zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s, duke u dhënë fund 200 vjetëve të neutralitetit ushtarak.
Suedia aplikoi për t’iu bashkuar Aleancës së Mbrojtjes pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022.
Biden i bëri thirrje Kongresit që ta miratojë një projektligj për ndihmë për Ukrainën, duke paralajmëruar se Putin-i nuk do të ndalet në kufirin me Ukrainën.
Një grup i republikanëve të krahut të djathtë në Dhomën e Përfaqësuesve ka muaj që bllokon projektligjin, që do t’i ndante rreth 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare Ukrainës, e cila lufton kundër pushtuesve rusë.
Bllokada në Washington bëri që forcat ukrainase të mbeten pa municione e armë - gjë që i mundësoi Rusisë të shënojë disa fitore në fushëbetejë. Muajin e kaluar, ajo pushtoi qytetin lindor, Avdijivka, duke arritur kështu fitoren e parë në më shumë se një vit.
“Ukraina mund ta ndalojë Putin-in nëse ne qëndrojmë me Ukrainën dhe ia sigurojmë armët që i nevojiten për t’u mbrojtur. Ne duhet të ngrihemi kundër Putin-it”, tha Biden.
Nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen, tha ai, “Ukraina do të jetë në rrezik, Evropa do të jetë në rrezik, bota e lirë do të jetë në rrezik”.
“Mesazhi im për presidentin Putin… është i thjeshtë. Ne nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të përkulemi. Unë nuk do të përkulem”, tha ai.
Biden kritikoi Trump-in edhe për përpjekjet e tij për t’i përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, duke thënë se ato kanë përbërë kërcënim të madh për demokracinë në vend.
“Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton”, tha ai, duke iu referuar jo vetëm Trump-it, por edhe republikanëve në Kongres, të cilët i mbështesin pretendimet e ish-presidentit se zgjedhjet e vitit 2020 kanë qenë të manipuluara.
Fjalimi i Biden-it këtë vit ka një rëndësi më të madhe, pasi ai do të hyjë në garën për rizgjedhje në nëntor - sipas të gjitha gjasave kundër Trump-it. Fjalimi mund të jetë mundësia më e madhe që ka për të arritur te votuesit amerikanë, përpara zgjedhjeve.
Biden e mundi Trump-in në vitin 2020, por përballet me një garë të vështirë për rizgjedhje, për shkak të vlerësimeve të ulëta.
Një sondazh i Qendrës së Kërkimeve, Pew, i publikuar në janar, gjeti se vetëm 33 për qind e amerikanëve e miratojnë performancën e Biden-it në punë, ndërsa 65 për qind nuk e miratojnë. Vlerësimi i punës së Biden-it ishte nën 40 për qind gjatë dy vjetëve të fundit./ REL
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se po kryen ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të e...
Suedia është anëtarësuar në NATO, dy vjet pasi pushtimi ru...
Në Prishtinë për disa orë me radhë, zyrtarë të Dhomave të ...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të enjten në lexim të parë...
Franca dhe Programi për Mjedis i Kombeve të Bashkuara orga...
Në 6 mars 1944, gjermano-amerikani Willy Hitler u bë p...
Kina e ka përshkruar luftën në Gazë si “turp për civilizim...
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka sulmuar opozitën në ...
Në Kosovë mbizotëronte tregtimi i mallrave serbe, duke zën...
Për herë të parë qyteti i Frankfurtit do të dekorojë me nd...
Një sulm nga militantët Houthi të Jemenit ka dëmtuar një a...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) u pajtuan të mër...
Nikki Haley ka njoftuar zyrtarisht se po i jep fund fushat...
Nikki Haley po pezullon fushatën e saj presidenciale, duke...
Autokolona e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e c...
Një shpërthim ka ndodhur pranë autokolonës që po transport...
Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues p...
E veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, u ka bërë ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kurrë nuk ka kërk...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...