Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ në Kosovëmori vendim që më datën 21 prill të mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Votimi do të zhvillohet në Mitrovicë të Veriut, Zve?an, Zubin Potok dhe Leposaviq, pas peticionit që KQZ e cilësoi të sukseshëm, ku 20 % e votuesve me të drejtë vote në secilën komunë, nënshkruan peticionin tashmë të verifikuar. "Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për përgatitjen procedurale dhe organizimin në aspektin teknik të këtij procesi, Sekretariati i Komisionit Qendror të zgjedhjeve konsideron se koha më e përshtatshme për organizimin e procesit të votimit mund të jetë data 21 prill e vitit 2024”, tha drejtori i këtij sekretariati të KQZ-së, Burim Ahmetaj.
Sipas udhëzimit administrativ të miratuar vitin e shkuar nga qeveria, që mundëson largimin e kryetarëve të komunave, votimi cilësohet i suksesshëm, atëherë ku arrihet kuota 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote. Pas këtij rezultati, atëherë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.
Reagime pozitive nga BE dhe OSBE
Vendimi i KQZ-së që më 21 prill të mbahet votimi për largimin e kryetarëve shqiptar nga komunat në veri të banuara me shumicë serbe, u përshëndet nga shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog. Ai tha se "e vlerëson vendimin për të caktuar datën e votimit për shkarkimin e kryetarëve, duke shtuarse "tashmë është thelbësore që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë dhe për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm”.
Në të njejtën linjë u shpreh edhe Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. "Verifikimi i Komisionit Zgjedhor Zgjedhjeve për nënshkrimet në mbështetje të votave për tërheqjen e kryetarëve në të katër komunat veriore është një hap i mirëpritur, ashtu si edhe vendimi për caktimin e votimeve. Tani është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente”, shkroi davenport në rrjetin social "X”.
Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e mirëpriti vendimin e KQZ-së, për caktimin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave, gjë që sipas saj, "do t'i hapë rrugën depërshkallëzimit të mëtejshëm”. "Të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të respektojnë procedurat demokratike për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme në veri”, shkroi Von Cramon në rrjetin X.
Zgjedhjet e kaluara nuk u pranuan nga serbët lokalë
Në prill të vitit të shkuar në katër komunat në veri të Kosovës, në Veri të Mitrovicës, Zve?an, Leposaviq dhe Zubin Potok, u mbajtën zgjedhjet lokale të parakohshme, të cilat u bojkotuan masivisht nga serbët lokalë. Me një përqindje të vogël rreth 3% u zgjodhën katër kryetar shqiptarë, por, që asnjëherë nuk u pranua nga serbët lokalë. Protestat dhe trazirat filluan kur kryetarët shqiptar nën përcjellje të njësive speciale të policisë, u vendosën në objektet e kuvendeve komunale. Përleshje të serbëve pati me policinë dhe forcat paqeruajtëse, KFOR, ku afro 100 trupa të këtyre të fundit u plagosën. Komuniteti ndërkombëtar kërkoi uljen e tensioneve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, duke kritikuar qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme. Qeveria e Kosovës, e cila u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian në fund u pajtua për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës./DW
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten...
ELAS ka lëshuar një deklaratë në lidhje me incidentet e nd...
Ukraina do t’i pranojë 6 miliardë euro nga Bashkimi Evropi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mblodhi pik...
Presidenti amerikan Joe Biden shfrytëzoi fjalimin e ti...
Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare Akira Toriyama. Kriju...
Ekipi i manjatit mediatik, Rupert Murdoch, konfirmon s...
Rusia dhe Ukraina thanë se kanë rrëzuar dhjetëra dronë gja...
Ambasada amerikane në Rusi ka paralajmëruar qytetarët amer...
Në fund të shekullit XVIII gratë në Evropë filluan të kërk...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi ku...
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se po kryen ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të e...
Suedia është anëtarësuar në NATO, dy vjet pasi pushtimi ru...
Në Prishtinë për disa orë me radhë, zyrtarë të Dhomave të ...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të enjten në lexim të parë...
Franca dhe Programi për Mjedis i Kombeve të Bashkuara orga...
Në 6 mars 1944, gjermano-amerikani Willy Hitler u bë p...
Kina e ka përshkruar luftën në Gazë si “turp për civilizim...
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka sulmuar opozitën në ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...