Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Grupi militant Hezbollah në Liban më 10 mars tha se ka gjuajtur dhjetëra raketa në veri të Izraelit pasi sulmet izraelite një ditë më parë lanë të vrarë pesë persona në jug të Libanit, përfshirë tre anëtarë të grupit.
Hezbollahu, aleat i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe armik i Izraelit ka këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore në kufi me Izraelin, që kur ka nisur lufta Izrael-Hamas më 7 tetor.
Hezbollahu tha se ka lëshuar “dhjetëra raketa” mëngjesin e së dielës në fshatin izraelit, Meron, që gjendet tetë kilometra nga kufiri.
Meron është shtëpi e një baze të madhe të kontrollit ajror dhe Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, që nga fillimi i këtij viti e ka sulmuar këtë bazë disa herë.
Hezbollahu tha se veproi “në përgjigje të sulmeve izraelite kundër fshatrave në jug dhe shtëpive të civilëve”, veçanërisht duke shënjestruar një ditë më parë shtëpinë e një luftëtarit të Hezbollahut në Herbet Selm.
Një grua dhe një person tjetër u vranë në po atë sulm, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve në Liban.
“Pas lëshimit të sirenave në veri të Izraelit, afërsisht 30 raketa të hedhura nga Libani u identifikuan në territorin izraelit, një numër i të cilave u penguan”, tha ushtria izraelite të dielën.
Në njoftim u shtua se forcat ajrore izraelite goditën infrastrukturën e Hezbollahut gjaët natës, përfshirë “një strukturë ushtarake në të cilën u identifikuan terroristë të Hezbollahut në zonën e Hebert Selmit”.
Të paktën 312 persona janë vrarë në Liban që nga nisja e dhunës ndërkufitare më 8 tetor, shumica luftëtarë të Hezbollahut, por edhe 53 civilë, sipas të dhënave të grumbulluara nga AFP-ja.
Në anën izraelite, dhjetë ushtarë dhe shtatë civilë janë vrarë, sipas të dhënave të fundit zyrtare.
Dhjetëra mijëra persona janë zhvendosur nga luftimet në të dyja anët e kufirit./ REL
Kohëzgjatja e procedurave të azilit në Gjermani vitin ...
"Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar", ka paralaj...
Fotoja e parë zyrtare e Princeshës së Uellsit që nga opera...
Një trafikant i dyshuar droge dhe ish-bashkëpunëtor i ...
Një anije e ushtrisë amerikane që po bart pajisje për ndër...
Puna në Bashkimin Evropian/Zonën Ekonomike Evropiane pa le...
Earl Spencer, vëllai më i vogël i Dianës, Princeshës s...
Mbërmjen e së shtunës u qëllua për vdekje boksieri nga Kos...
Në ditët para fillimit të muajit të agjërimit në fenë isla...
Fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 20...
Armenia po e shqyrton mundësinë që të aplikojë për anëtarë...
Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale ...
Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për s...
Në portin Larnaka në Qipro, po ngarkohet sot ndihma humani...
Në fjalimin e tij për gjendjen e vendit, Presidenti amerik...
Teherani ka dënuar fuqishëm një raport të Kombeve të Bashk...
Donald Trump dhe një grup i vogël këshilltarësh të ...
Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve kanë rrëzuar 1...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka delaruar së f...
Një rritje në zbulimet e UFO-ve në vitet 1950 dhe 1960 u s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...