Shein dhe Temu përballen me thirrje për hetim nga SHBA-ja
Kompanitë Shein dhe Temu po përballen me presion në rritje...

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI) lidhur me 100 kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë. Vitin e kaluar të ardhurat e tyre nga shitja e armëve dhe e shërbimeve ushtarake arritën në 679 miliardë dollarë.
Kjo përbën një rritje prej 5.9 për qind krahasuar me vitin 2023. Edhe atëherë përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike dhe mbi të gjitha lufta në Ukrainë çuan në rritjen e kërkesës për armë. Ky trend u përshpejtua më tej në vitin 2024.
Pra, a është lufta në Ukrainë e mirë për biznesin? "Për sektorin e mbrojtjes, padyshim", tha për DW Nan Tian një nga autorët e raportit të SIPRI-t. "Gjatë dy viteve të fundit, këto kompani armësh kanë rritur ndjeshëm të ardhurat e tyre." Kanë zhvilluar pajisje të reja ushtarake, kanë rimbushur rezervat dhe pajisjet e shkatërruara janë zëvendësuar.
Kompanitë gjermane me fitime veçanërisht të larta
Nga 100 kompanitë e listuara, 39 syreshh e kanë qendrën në SHBA që është padyshim vendi më i rëndësishëm për industrinë e prodhimit të armëve. Këto 39 kompani përfitojnë thuajse gjysmën e të ardhurave botërore nga shitja e armëve. Megjithatë rritja e tyre prej 3.8 për qind është ende relativisht modeste. Kurse 26 kompanitë europiane (pa Rusinë) shënuan së bashku një rritje prej 13 për qind të të ardhurave.
Kompanitë gjermane arritën madje një rritje prej 36 për qind. "Kjo lidhet thuajse tërësisht me pushtimin rus të Ukrainës", thotë Nan Tian. "Pati një kërkesë më të lartë nga forcat e armatosura gjermane Bundeswehr. Kompani si Rheinmetall dhe Diehl prodhuan tanke, transportues të blinduar për skuadra ushtarake dhe municione për të zëvendësuar ato që u dërguan në Ukrainë si ndihmë ushtarake, por edhe për të rritur rezervat e tyre."
Ekonomia ruse e luftës sfidon sanksionet
Rusia renditet më vete në raportin e SIPRI-t. Dhe nuk është për t'u habitur që prodhuesit rusë të armëve përjetuan një rritje veçanërisht të fortë. Të ardhurat e tyre nga eksportet ranë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, por kërkesa e brendshme pati një rritje të ndjeshme dhe i kompensoi në masë të gjerë humbjet.
Por Rusia është një rast i veçantë, thekson Nan Tian. "Vendi i ka ndryshuar plotësisht prioritetet e tij. Gjatë tri viteve të fundit, ekonomia dhe prodhimi i saj janë transformuar në një ekonomi lufte." Të gjitha burimet janë kanalizuar te lufta. Për shembull, midis viteve 2022 dhe 2024 sipas raportit të SIPRI-t, Rusia e rriti prodhimin e predhave të artilerisë 152 mm me 420 për qind: nga 250,000 në 1.3 milionë.
Nan Tian beson se transformimi i ekonomisë ruse ka shkuar aq larg sa, në rast të një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë, do të ishte e vështirë të kthehej në një ekonomi jo lufte. /DW
Kompanitë Shein dhe Temu po përballen me presion në rritje...
Pensionistët e huaj që ëndërrojnë ta kalojnë pensionin e t...
Nëse ka ndonjë mënyrë se si zyrtarët e Bashkimit Europian ...
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se një komandant i lartë i ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohet ditën e...
Autostrada Trans-Siberiane është paralizuar, pasi reshjet ...
Dymbëdhjetë perosna kanë humbur jetën dhe 30 janë zhdukur ...
Çiftet e martuara në Turqi do të duhet të tregojnë më shum...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka vendos...
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thirrur një mbledhje...
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka thënë të hënën se ...
Për miliarderin Elon Musk, zgjidhja për borxhin e madh të ...
Një 19-vjeçar është sulmuar nga luanët në një kopsht zoolo...
Një rrugë në New York do të mbajë tani e tutje emrin e her...
Banorët e një fshati rumun ishin të shokuar. Të martën e 2...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka zhvilluar ditën e ...
Autoritetet në Hong-Kong kanë arrestuar 13 persona me dysh...
NATO po shqyrton mundësinë e të qenit më agresive në reagi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...