Bisedimet për luftën/ Putin dhe Witkoff takohen sot në Moskë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohet ditën e...

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se një komandant i lartë i Marinës Amerikane urdhëroi një raund të dytë sulmesh ushtarake ndaj një anijeje të dyshuar venezuelase që transportonte drogë.
"Admirali (Frank) Bradley punoi mirë brenda autoritetit të tij dhe ligjit" në urdhërimin e sulmit shtesë, tha të hënën Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Leavitt konfirmoi se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, autorizoi sulmet, por nuk dha urdhër për të "vrarë të gjithë", siç raportoi "Washington Post". Sulmi i dytë thuhet se u krye pasi dy persona i mbijetuan shpërthimit fillestar dhe ishin kapur pas anijes që po digjej.
Si ligjvënësit republikanë ashtu edhe ata demokratë kanë shprehur shqetësim për raportin dhe janë zotuar se do t’i shqyrtojnë sulmet nga Kongresi.
“Presidenti Donald Trump dhe Sekretari Hegseth e kanë bërë të qartë se grupet narko-terroriste të përcaktuara nga presidenti janë subjekt i shënjestrimit vdekjeprurës në përputhje me ligjet e luftës”, tha Leavitt gjatë konferencës për shtyp të hënën.
Sekretari i shtypit nuk konfirmoi as që sulmi i parë la dy të mbijetuar, as që sulmi i dytë kishte për qëllim vrasjen e tyre. Raportet e medias se Hegseth kishte dhënë direktivën për të vrarë të gjithë ata që ishin në bord të anijes gjatë sulmit të 2 shtatorit kanë ripërtërirë shqetësimet në lidhje me ligjshmërinë e sulmeve ushtarake amerikane kundër anijeve të dyshuara për drogë në Karaibe.
Hegseth ka kundërshtuar akuzat në raport, duke i quajtur ato "të sajuara, nxitëse dhe përçmuese". Të hënën, ai shkroi në "Twitter" se Admirali Bradley “është një hero amerikan, një profesionist i vërtetë dhe ka mbështetjen time 100%. Unë qëndroj pranë tij dhe vendimeve luftarake që ai ka marrë - në misionin e 2 shtatorit dhe në të gjitha të tjerat që nga ajo kohë”.
Në javët e fundit, SHBA-ja ka zgjeruar praninë e saj ushtarake në Karaibe dhe ka kryer një seri sulmesh vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës dhe Kolumbisë, si pjesë e asaj që e quan një operacion kundër narkotikëve.
Më shumë se 80 persona janë vrarë në sulmet që nga fillimi i shtatorit.
Administrata Trump thotë se po vepron në vetëmbrojtje duke shkatërruar anijet që transportonin drogë të paligjshme në SHBA.
Sulmet kanë rritur ndjeshëm tensionet me Venezuelën. Trump ka thënë vazhdimisht se po shqyrton vendosjen e forcave tokësore amerikane në vend./CNA, përkthyer nga "BBC"
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohet ditën e...
Autostrada Trans-Siberiane është paralizuar, pasi reshjet ...
Dymbëdhjetë perosna kanë humbur jetën dhe 30 janë zhdukur ...
Çiftet e martuara në Turqi do të duhet të tregojnë më shum...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka vendos...
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thirrur një mbledhje...
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka thënë të hënën se ...
Për miliarderin Elon Musk, zgjidhja për borxhin e madh të ...
Një 19-vjeçar është sulmuar nga luanët në një kopsht zoolo...
Një rrugë në New York do të mbajë tani e tutje emrin e her...
Banorët e një fshati rumun ishin të shokuar. Të martën e 2...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka zhvilluar ditën e ...
Autoritetet në Hong-Kong kanë arrestuar 13 persona me dysh...
NATO po shqyrton mundësinë e të qenit më agresive në reagi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur n...
Një biznesmen, dashamirës i artit dhe aktivist shoqëror, F...
Shtëpia e Bardhë ka hapur një nënfaqe të re në faqen e saj...
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhi...
Niveli i alarmit për një rrezik shpërthimi është ngritur n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...