Përfundon procesi i votimit në Kosovë/ Krasniqi: Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ...

Në përfundim të procesit të votimeve për zgjedhjet lokale, Policia e Kosovës ka ndarë një përmbledhje nga plani operacional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, prej të cilit synohej ofrimi i sigurisë, mbajtja e e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend, para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.
Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Kosovës njofton se i gjithë procesi u realizua me sukses në gjithë territorin dhe ishte i qetë e pa incidente serioze.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 12 tetor 2025, ora 19:00
Plani operacional i Policisë së Kosovës, i paraparë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili kishte për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve u realizua me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Angazhimi dhe zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa incidente madhore që do të kishin penguar apo cenuar procesin zgjedhor, andaj vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze.
Siç është bërë e ditur përmes njoftimeve zyrtare, një ndër qëllimet e planit policor, ka qenë inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, ka iniciuar dy (2) raste "Cenimi i fshehtësisë së votimit", njëri në fshatin Bare - Mitrovicë Jugu dhe tjetri në Kllokot - DRP Gjilan, përderisa rastet mbi dyshimet për “fotografim të votës”, me autorizim të prokurorëve kompetent kanë mbetur si ‘shënim zyrtar’ njëmbëdhjetë (11) raste/informata.
Lidhur me rastet personat e shoqëruar në stacione policore, pas intervistimit me autorizim të prokurorëve kompetent janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa sa i përket rastit të gjuajtjes me armë zjarri në Komoran, ku ishte dëmtuar një veturë dhe ishin shoqëruar për intervistim dy persona, vlen të potencohet se ky rast nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor. PK-ja me autorizim të prokurorisë kompetente është duke kryer kontrolle si dhe duke vazhduar me hetime intensive për rastin, përderisa personat e shoqëruar pas intervistimit janë liruar.
Po ashtu, janë trajtuar rreth dhjetë (10), informacione të natyrave të ndryshme që ndërlidhen me procesin zgjedhor, për të cilat në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorët kompetent është vlerësuar se nuk ka pasur elemente apo dëshmi që ndërlidhen me vepra penale dhe janë evidentuar vetëm si informacion.
Policia e Kosovës, vlerëson se plani policor është realizuar me sukses, falë bashkëpunimit ndërinstitucional, falë punës dhe angazhimeve të zyrtarëve policorë si dhe kulturës së lartë të treguar nga qytetarët e Republikës së Kosovës, andaj falënderon të gjitha institucionet, qytetarët dhe mediat për bashkëpunim e treguar më PK-në./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ...
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për kryetar k...
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëkohësisht kreu i L...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë,...
Pak minuta më parë janë mbyllur zyrtarisht qendrat e votim...
Orari zyrtari i votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë ka ...
Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për zgjedhjet lokale ...
Teksa ka mbetur më pak se një orë nga mbyllja e qendrave t...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të...
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka konfirmuar se Dona...
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kos...
Emocionet e fitores së Kombëtares shqiptare në sfidën e së...
Personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Komoran ...
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriu...
Mediat amerikane kanë raportuar sot zhvillimin e zgjedhjev...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë dh...
Presidentja e Kosovës ka udhëtuar ditën e sotme drejt ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të...
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mus...
Një festë në një bar u shndërrua në tragjedi në Karolinën ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...