Çfarë ndikimi do të kishte pezullimi nga Egjipti i traktatit 40 vjeçar të paqes me Izraelin?
Ishte një shtrëngim duarsh i ngrohtë mes dy burrash shteti...

Deri në vitin 2026, vetëm Ukraina do të humbasë ekuivalentin e rreth 120 miliardë dollarëve në prodhim ekonomik për shkak të pushtimit rus. Dëmi i kapitalit fiks, pra i aseteve të prekshme si makineritë, sistemet dhe ndërtesat e fabrikave, është shumë më i madh - gati një trilion dollarë.
Kjo rrjedh nga llogaritjet e publikuara të mërkurën nga studiues të Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore (IfW) dhe Universitetit të Tübingenit.
Barra ekonomike e vendeve të treta që nuk përfshihen drejtpërdrejt në luftë është gjithashtu e rëndësishme. Sipas studimit, ata do të kenë humbje ekonomike prej gjithsej rreth 260 miliardë dollarë brenda pesë viteve (2022-2026), nga këto rreth 70 miliardë dollarë humbje do të kenë vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa rreth 15 deri në 20 miliardë dollarë humbje do të ketë vetëm për Gjermaninë.
Studimi bazohet në një analizë të të dhënave historike që mbulojnë më shumë se 150 luftëra që nga viti 1870. Nga kjo, studiuesit nga Kieli nxjerrin të dhëna të ndryshme, të tilla si sa bie produkti i brendshëm bruto mesatarisht brenda pesë viteve të luftës ose sa rritet inflacioni.

"Llogaritjet bazohen në kostot e luftërave 'tipike' ndërshtetërore në të kaluarën. Në varësi të kohëzgjatjes dhe intensitetit të luftës, skenarë pak a shumë seriozë, do të thotë rezultatet e konfliktit, janë të imagjinueshme," thotë Jonathan Federle, studiues në IfW Kiel dhe autori kryesor i studimit.
"Rezltatet dhe efektet që ne llogarisim dhe transferojmë në vendet e tjera kryesisht marrin parasysh lidhjet tregtare të shkaktuara nga afërsia gjeografike dhe madhësia e ekonomisë përkatëse në të cilën shpërthen lufta”, vazhdoi Federle.
Duke përdorur të dhëna dhe parametra, studiuesit mund të japin edhe vlerësime të dëmit ekonomik të luftërave hipotetike, pra luftërave që nuk kanë ndodhur kurrë. Si për shembull me Tajvanin: Kinapretendon se ishulli është pjesë e territorit të saj dhe ka kërcënuar vazhdimisht se do ta marrë me forcë, nëse është e nevojshme.
Në Tajvan, një "luftë tipike" që do zgjaste pesë vjet do të rezultonte në humbje të produktit të brendshëm bruto global (GDP) prej 2.2 trilion dollarësh. Për shkak se vendi është i lidhur ngushtë me të gjithë ekonominë globale përmes industrisë së tij të çipave, studiuesit e IfW theksojnë se kostot aktuale të luftës mund të jenë dukshëm më të larta.
Ose merrni shembull Iranin: nëse Republika Islamike do të bëhej një fushë lufte, kostoja në termat e GDP-së së humbur për ekonominë globale mund të shkojë deri në 1.7 trilion dollarë për një periudhë pesëvjeçare. Irani aktualisht nuk është aq i përfshirë në tregtinë botërore, pjesërisht për shkak të sanksioneve. Prandaj, studiuesit e IfW supozojnë se dëmet mund të jenë të tilla.

Përveç studimit të publikuar, studiuesit e Kiel-it zhvilluan edhe një program kompjuterik që është i disponueshëm falas në internet. Këtu mund të llogariten dëmet nga luftërat e ndryshme. Para përdorimit, ekrani ju informon se shifrat bazohen në mesataret historike dhe i referohen vetëm kostove ekonomike për sa i përket PBB-së dhe kapitalit.
Paralajmërimi synon të informojë përdoruesit e mjetit për kufizimet e hulumtimit, përkatësisht se transferimi i vlerave historike në të ardhmen është i saktë vetëm me kusht.
"Por në përgjithësi, llogaritjet tregojnë edhe një herë vlerën ekonomike në kohë paqeje dhe se sa katastrofike mund të jetë lufta reale", thotë presidenti i IfW, Moritz Schularick, duke përmbledhur rezultatet e studimit.
Përfundimi i tij: forcimi i fuqisë ushtarake të dikujt dhe politika e besueshme parandaluese, e cila i bën më pak të mundshme sulmet e jashtme, kanë kuptim nga një këndvështrim ekonomik./ DW
Ishte një shtrëngim duarsh i ngrohtë mes dy burrash shteti...
Tjetër thonë e tjetër bëjnë. Kjo shprehje të kujtohet këto...
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes nga Gjermania nazi...
“Me guxim dhe besim”, kjo është motoja që shoqëron detyrat...
Të gjithë e njohin Hitlerin, Stalinin, Maon dhe Pol Po...
Montesquieu, “De l'esprit des lois”, (Mbi Shpirtin e ligjv...
Sot është përvjetori i 104-t i çeljes së Kongresit të ...
A është e vërtetë që "Big Brother" ndiqet po kaq shumë...
Në mitologjinë e lashtë Zeusi konsiderohej “Zot i perëndiv...
Aleko ka mote e mote që kafen në mëngjes e pi vetëm. U...
Michal Majzner solli një kanaçe me benzinë në Ministrinë e...
"Memorie.al" publikon historinë e panjohur të Skënder ...
Stresi i nxehtësisë. Dëmtimi i mushkërive nga tymi i zjarr...
Rreth 2500 tregje festive zhvillohen çdo vit në Gjerma...
Këto ditë festive të nëntorit me gjithë historikun dhe...
Ishte një e hënë pasdite e dhjetorit të vitit 1912, ku...
Landi Renania veriore-Vestfalia (NRW) është plot histori d...
Kur më 22 nëntor 1963 ra plumbi i parë ndaj autokolonës, q...
Spitali Al-Shifa, i cili u bastis rishtazi nga Izraeli, ës...
Të gjitha luftërat janë të këqija dhe shkatërruese, megjit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...