Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Rreth 2500 tregje festive zhvillohen çdo vit në Gjermani. Një kolazh me imazhe të fiksuara në dhjetë tregjet më të spikatura të Krishtlindjes.

Tregu më i vjetër i Krishtlindjeve në Gjermani është Striezelmarkt, i cili u krijua në vitin 1434. Vizitorët duhet të provojnë patjetër verën e zier me erëza, si dhe ëmbëlsirat e biskotat tradicionale si "Dresden Christstollen" dhe "Striezel". Ato janë të njohura dhe të dashura në mbarë Gjermaninë.

Tradicionalisht, Christkindlesmarkt i Nurembergut hapet të premten e fundjavës së adventit të parë, fillimit të festimeve të Krishtlindjes. Ceremonia e hapjes është diçka e madhështore, me një të ri të veshur si Krishti fëmijë "Christkind" - dhuruesi tradicional gjerman i Krishtlindjeve - duke mbajtur një fjalim. Tregu festiv i Nurembergut është një nga më të mëdhenjtë dhe më të njohurit të Gjermanisë.

Një nga tregjet e tjera më të njohura të Krishtlindjeve të Gjermanisë zhvillohet në sheshin e Katedrales së famshme të Këlnit çdo dimër. Me më shumë se 4 milionë vizitorë në vit, ai është një nga tregjet e para të Krishtlindjeve. Organizatorët e vënë theksin te qëndrueshmëria. Shumë mallra këtu janë të certifikuara si mallra të tregtuara në mënyrë korrekte dhe konform ruajtjes së mjedisit.

Ka rreth 80 tregje Krishtlindjesh në Berlin. Ai përballë bashkisë së qytetit është një vend i mrekullueshëm për të nisur vizitat në tregjet festive të Berlinit. Ju mund të bëni një udhëtim në karuzelin e Ferrisit 50 metra të lartë, që ofron pamje të mrekullueshme mbi Berlin. Ekziston edhe një shesh patinazhi me akull dhe shumë ambiente për të shijuar pak verë të ngrohtë.

Tregu i Krishtlindjeve në Lübeck ka një traditë 400-vjeçare dhe është vendosur në mes të ndërtesave historike të qytetit të vjetër, i cili ka statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këtu, vizitorët mund të mësojnë rreth prodhimit të marcipanit - një industri për të cilën qyteti është i famshëm. Ëmbëlsira "Konfeksion” është shumë e njohur në të gjithë Gjermaninë dhe jo vetëm gjatë Krishtlindjeve.

Tregu i Krishtlindjeve në Leipzig zhvillohet në qendër të qytetit të vjetër historik dhe daton që në shekullin e 15-të. Kjo e bën atë një nga tregjet më të vjetra në Gjermani. Është gjithashtu një nga më të vizituarit. Mos humbisni të provoni pak bratwrurst (salçiçe të skuqura) mjaft të shijshëm si dhe arra të karamelizuara.

Të apasionuarit e panaireve të Krishtlindjeve do kënaqen shumë në qytetin gjerman të Dortmundit. Panairi i përvitshëm festiv krenohet me një pemë Krishtlindjeje 45 metra të gjatë, e përbërë nga mbi 1000 bredha të stolisur nga 50,000 drita dhe zbukurime. Vizitorët mund të shfletojnë gjithashtu tezga të panumërta që shesin çdo gjë, nga ushqimet tek punimet artizanale dhe më shumë.

Ka diçka për të gjithë në tregun e Krishtlindjeve në Essen, i cili ka mbi 250 tezga ku vizitorët mund të gjejnë punime arti dhe vepra artizanale të punuara me dorë, si dhe kënaqësitë e kuzhinës nga e gjithë bota. Tregu ka mbi 50 vjet që ekziston!

Tregu piktoresk i Krishtlindjeve në qytetin Lindau në Liqenin e Konstancës ka shumë stenda të shkëlqyera që ia vlen të vizitohen. Ekziston edhe një event i veçantë që nuk duhet humbur. Të shtunën pas Ditës së Shën Nikollës, notarët e guximshëm zhyten në ujëra./ DW
Këto ditë festive të nëntorit me gjithë historikun dhe...
Ishte një e hënë pasdite e dhjetorit të vitit 1912, ku...
Landi Renania veriore-Vestfalia (NRW) është plot histori d...
Kur më 22 nëntor 1963 ra plumbi i parë ndaj autokolonës, q...
Spitali Al-Shifa, i cili u bastis rishtazi nga Izraeli, ës...
Të gjitha luftërat janë të këqija dhe shkatërruese, megjit...
Ndërsa janë shtuar thirrjet për armëpushim në luftën mes I...
Mali Etna ndriçoi qiejt mbi Siçili më 12 tetor pas disa mu...
Të dielën, një burrë 35-vjeçar u dorëzua në polici, pasi m...
Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gu...
Sfidat më të mëdha që priten për ofensivën e pritshme ...
Ata stërviten ushtarakisht për të qenë të aftë edhe kur nu...
"Ky është konflikti më i rëndë dhe më i vështirë që përjet...
E para duhet të dimë se luftën në vetvete nuk e dëshir...
Është një ide e gabuar që Lufta e Ftohtë ishte një konflik...
Çfarë kanë të përbashkët Rev. Jesse Jackson, George Washin...
Konflikti Izrael-Palestinë po luftohet jo vetëm midis usht...
Dielli i vjeshtës shkëlqen fort në shtegun e pyllit, përgj...
Këtë javë kisha menduar të shkruaja mbi negociatat midis p...
Në korrik, disa foto nga samiti i NATO-s në Lituani tr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...