Garda Zvicerane e Vatikanit, historia e ushtrisë më të vogël në botë
“Me guxim dhe besim”, kjo është motoja që shoqëron detyrat...

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes nga Gjermania naziste të 6 milionë hebrenjve në Holokaust, bota u bashkua rreth një motoje tashmë të njohur: Kurrë më. Një element kyç i aspiratës që ngjarje të tilla të mos përsëriteshin më, ishte hartimi i një konvente për të parandaluar dhe ndëshkuar atë që shpesh quhet krimi i krimeve: gjenocidi. Me procesin në Gjykatën Ndërkombëtare, Izraeli përballet me akuzat për një krim, pasojat e të cilit i ka vuajtur populli i tij.
Konventa u hartua në 1948, viti i krijimit të shtetit të Izraelit. Tani Gjykata e Lartë e Drejtësisë po i kërkon Izraelit që të parandalojë gjenocidin, pasi Afrika e Jugut e akuzoi për kryerjen e një krimi, pasojat e të cilit janë të rrënjosura thellë në identitetin e tij kombëtar.
Mary Ellen O'Connell, profesore e së drejtës dhe studimeve ndërkombëtare të paqes në Universitetin Notre Dame, thotë se arsyeja se pse ekziston konventa e gjenocidit është e lidhur drejtpërdrejt me përpjekjet e nazistëve për eliminimin e popullit hebre.
"Pra të akuzohet për gjenocid është, natyrisht, jashtëzakonisht problematike, një sfidë e madhe për identitetin e Izraelit si shtet, i cili u krijua për të parandaluar gjenocidet e ardhshme kundër popullit hebre. Kjo çështje shihet me shumë seriozitet," thotë profesorja O' Connell.
Chimène Keitner, Profesore e Drejtësisë në Universitetin e Kalifornisë, shpjegon se ky proces është "paraprak” dhe se nuk bëhet fjalë për një gjyq penal.
“E vërteta është se ka pasur vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore tek të dyja anët e këtij konflikti prej dekadash. Mendoj se vëmendja duhet të jetë tek gjetja e një rruge që njerëzit që jetojnë në atë rajon të jetojnë në paqe dhe siguri dhe të garantojmë që asnjëra palë të mos ta trajtojë palën tjetër në mënyrë çnjerëzore në këtë konflikt kaq të vështirë dhe në dukje të pazgjidhshëm."
Konventa e vitit 1948 për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, e përkufizon atë si veprime “të kryera me qëllim për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”.
Ky përkufizim përfshihet edhe në Statutin e Romës, baza për themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, si një nga krimet nën juridiksionin e saj, së bashku me krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e agresionit.
Kjo gjykatë ndjek penalisht individë dhe është e veçantë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila vendos për mosmarrëveshjet mes vendeve./ VOA
“Me guxim dhe besim”, kjo është motoja që shoqëron detyrat...
Të gjithë e njohin Hitlerin, Stalinin, Maon dhe Pol Po...
Montesquieu, “De l'esprit des lois”, (Mbi Shpirtin e ligjv...
Sot është përvjetori i 104-t i çeljes së Kongresit të ...
A është e vërtetë që "Big Brother" ndiqet po kaq shumë...
Në mitologjinë e lashtë Zeusi konsiderohej “Zot i perëndiv...
Aleko ka mote e mote që kafen në mëngjes e pi vetëm. U...
Michal Majzner solli një kanaçe me benzinë në Ministrinë e...
"Memorie.al" publikon historinë e panjohur të Skënder ...
Stresi i nxehtësisë. Dëmtimi i mushkërive nga tymi i zjarr...
Rreth 2500 tregje festive zhvillohen çdo vit në Gjerma...
Këto ditë festive të nëntorit me gjithë historikun dhe...
Ishte një e hënë pasdite e dhjetorit të vitit 1912, ku...
Landi Renania veriore-Vestfalia (NRW) është plot histori d...
Kur më 22 nëntor 1963 ra plumbi i parë ndaj autokolonës, q...
Spitali Al-Shifa, i cili u bastis rishtazi nga Izraeli, ës...
Të gjitha luftërat janë të këqija dhe shkatërruese, megjit...
Ndërsa janë shtuar thirrjet për armëpushim në luftën mes I...
Mali Etna ndriçoi qiejt mbi Siçili më 12 tetor pas disa mu...
Të dielën, një burrë 35-vjeçar u dorëzua në polici, pasi m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...